Nota pa shkuar në mësim dhe temë e kopjuar, dorëhiqet ministrja spanjolle

12 Shtator 2018, 14:19Bota TEMA

Ministrja e Shëndetësisë në Spanjë, Carmen Monton, ka dhënë dorëheqjen pasi në media u raportua për parregullsi në mënyrën e diplomimit të saj. Monton bëhet kështu anëtarja e dytë e kabinetit që dorëhiqet që nga qershori, ku mori detyrën kryeministri Pedroa Sanchez.

Faqja spanjolle eldiario.es raportoi të hënën se Monton kishte marrë nota pa u paraqitur në mësim apo pa pasur asnjë kontakt me profesorët. Ajo ka një diplomë master në universitetin e Madridit, “Rey Juan Carlos”.

Po ashtu, “La Sexta” raportoi të martën se kishte gjetur ngjashmëri në temën e diplomës së Monton me një punim tjetër, çka të bën të dyshosh për plagjiaturë.

Edhe pse i ka mohuar akuzat, Monton dha dorëheqjen me motivimin se dëshironte të shmangte vendosjen e qeverisë në një situatë të sikletshme.

Kryeministri aktual, Pedro Sanchez, formoi qeverinë e tij pasi paraardhësi humbi votëbesimin në Parlament  për shkak të një skandali korrupsioni.

Largimi i ministres Monton është i dyti pas atij të Maxim Huerta-s, i cili dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Kulturës vetëm një javë pasi kishte marrë detyrën.

Universiteti “Rey Juan Carlos” është përmendur shpesh kohët të fundit për diplomimin dhe kaulifikimet e dyshimta që u janë dhënë politikanëve.

Kreu i qeverisë vendore të Madridit dhe kreu i Partisë së Popullit kanë marrë në këtë universitet tituj akademikë, për të cilët ka pasur shumë akuza. (TemA TV)

2 komente në “Nota pa shkuar në mësim dhe temë e kopjuar, dorëhiqet ministrja spanjolle”

  1. Vula says:

    As mos e cani koken per keto raste spanjolle!
    Atje ka drejtesi,ka Akademi serioze te Shkencave,ka intelektuale te pavarur dhe dinjitoze,ka nje opinion publik me shpirtin e protestes dhe vete ministrat e ndjejne peshen dhe fuqine e ketij opinioni ne jeten e pediteshme!
    Ndersa ketu asnje nga keta faktore nuk ekziston prandaj kryeministri eshte sulltan qe vet firmos e vete vulos!

  2. DIPLOMAT E KRISTALIT says:

    Tani do fillojne te japin doreheqjen analoge edhe politikanet shqiptare,
    duke filluar nga ata dhe ato qe kane kaluar nga universileshi kristal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje