REZULTATET/ Ekipet e Superiores bëjnë detyrën në sfidat e Kupës së Shqipërisë

12 Shtator 2018, 18:15Sport TEMA

Janë luajtur këtë të mërkurë ndeshjet e para të turit të parë eleminator të Kupës së Shqipërisë.

Skuadrat pretendete për të fituar këtë trofe kanë bërë detyrën përballë kundërshtarëve të tyre duke fituar në takimin e parë.

Në grupin A, ekipet kryesore si, Skënderbeu, Luftëtari, Partizani e Kamza kanë arritur të kalojnë në turin e dytë.

Skënderbeu fitoi me rezultatin 0-3 ndaj Veleçikut, Partizani fitoi përballë Tërbunit me shifrat 1-0, Luftëtari mposhti me rezultatin e thellë 4-0 Vorën, kurse Kamza triumfoi ndaj Besës me rezultatin 2-0.

Ndërkohë që jashtë ka mbetur Dinamo që u mund në shtëpi nga Egnatia me rezultatin 0-1.

Edhe në Grupin B, nuk ka pasur surpriza ku Kukësi fitoi me rezultatin e ngushtë 1-2, Laçi mposhti me shifrat 5-0 Naftëtarin, ndërsa Flamurtari mundi në fund Shkumbinin me rezultatin 1-0.

Ndërsa Tirana bëri detyrën në transfertë përballë Ilirisë duke fituar me shifrat 1-4.

Rezultatet e Grupit A

Veleçiku-Skënderbeu 0-3

Vora-Luftëtari 0-4

Tërbuni-Partizani 0-1

Besa-Kamza 0-2

Burreli-Vllaznia  1-1

Korabi-Kastrioti 1-1

Dinamo-Egnatia 0-1

Besëlidhja-Erzeni 2-0

Ndeshjet e turit të dytë të Grupit A:

Beslidhja-Skënderbeu

Egnatia-Luftëtari

Korabi/Kastrioti-Partizani

Burreli/Vllaznia-Kamza

 ———————————

Rezultatet e Grupit B

Oriku-Kukësi 1-2

Naftëtari-Laçi 0-5

Shkumbini-Flamurtari 0-1

Turbina-Teuta 0-3

Shënkolli-Lushnja 1-2

Iliria-Tirana 1-4

Tomori-Bylis 2-1

Pogradeci-Apolonia 0-1

Ndeshjet e turit të dytë të Grupit B:

Apolonia-Kukësi

Tomori-Laçi

Tirana-Flamurtari

Lushnja-Teuta

(TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje