Ruçi: Shqipëria mbështet pa rezervë dialogun Prishtinë-Beograd, marrëveshjeja të respektojë tërësinë territoriale të Kosovës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryetari i Kuvendit,  Gramoz Ruçi, priti Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli dhe delegacionin që e shoqëronte, në përbërje të të cilit ishin edhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj dhe z.Dardan Gashi. Në takim u diskutua mbi pozicionin e Shqipërisë për dialogun Kosovë-Serbi.

Në përfundim të takimit, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi bëri një deklaratë për shtyp ku tha se Shqipëria ka qenë që në krye të herës mbështetëse pa rezervë e Dialogut Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE.

“Sot pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës z.Kadri Veseli dhe Zëvëndëskryeministrin z.Fatmir Limaj.

Shqipëria ka qenë që në krye të herës mbështetëse pa rezervë e Dialogut Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE.

Në vlerësimin tonë, kjo është platforma e duhur për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe farkëtimin e destinacionit të tyre europian.

Në këtë këndvështrim, po ndjekim me vëmendje maksimale zhvillimet e fundit dhe përfshirjen e palëve në procesin e Dialogut.

Dialogu është mekanizmi më i efektshëm për të siguruar një zgjidhje të qëndrueshme, që do të garantojë zbatimin e Marrëveshjeve të arritura dhe, mbi të gjitha, njohjen e ndërsjellë mes dy vendeve, përmes një Dokumenti ligjërisht të detyrueshëm, siç përcaktohet në Strategjinë e Komisionit Europian.

Ne presim dhe inkurajojmë të gjithë aktorët e përfshirë që kjo zgjidhje të jetë e drejtë, e pranueshme, afatgjatë dhe në interes të Kosovës dhe gjithë Rajonit.

10 vite më parë, Kosova kurorëzoi pavarësinë dhe filloi ndërtimin e një shteti sovran e demokratik.

Kjo u bë e mundur përmes luftës së drejtë të popullit të Kosovës dhe angazhimit të pashembullt të faktorit ndërkombëtar, kundër politikës së genocidit shtetëror serb dhe dhunimit të të drejtave të njeriut.

Investimi i SHBA-ve, NATO-s dhe partnerëve evropianë për pavarësinë e Kosovës, që i vendosi shqiptarët në krahun e duhur të historisë, është një arritje e pakthyeshme dhe gur themeli për formimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Prandaj edhe diskutimet në këtë fazë finale të Dialogut duhet të rikonfirmojnë natyrshëm arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme, që respekton tërësinë territoriale të Kosovës, formën unitare të shtetit, karakterin multietnik dhe multifetar, siç parashihet në Kushtetutën e Kosovës.

Kjo është rruga e vetme për vendosjen e raporteve të reja mes Kosovës dhe Serbisë, përforcimin e rrugës europiane për të dy vendet, si edhe për stabilitetin e sigurinë për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Apeli im është që aktorët dhe faktorët institucionale dhe forcat politike të jenë në unitet për këtë çështje kaq të rëndësishme.”- deklaroi Ruçi. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Ruçi: Shqipëria mbështet pa rezervë dialogun Prishtinë-Beograd, marrëveshjeja të respektojë tërësinë territoriale të Kosovës”

  1. mirel says:

    Ju shker.efsha platformen qene tradhetare. Kane te drejte kosovaret kur thone qe eshte Ramuti qe e ka negocijuar mareveshjen per shitjen e veriut.
    Vucic beri deklarimet tip Miloshevic ne Kosove, keta pershendesin bisedimet.
    Plera te ndyra

  2. A says:

    Nuk di sa e vertete eshte teoria e Serbise se shqiptareve ju mungon ndjenja e kombit,nuk mund te bejne dot shtet dhe si mbeturina osmane nuk kane aspak dashuri per vendin ku jetojne si rrjedhim duhen shperbere ,mjafton tju hedhesh pak lemoshe per te mbijetuar…

Lini një Përgjigje te A Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *