Sekretari amerikan i Mbrojtjes vizitë në Shkup për referendumin dhe ndikimin rus

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Matis, ka paralajmëruar një vizitë në Shkup javën e ardhshme. Vizita vjen në kuadër të mbështetjes së SHBA-ve për referendumin që pritet të mbahem më 30 shtator për çështjen e emrit.

“Do t’i vizitoj miqtë tanë maqedonas dhe t’u bëj me dije se SHBA-të i mbështesin”, është shprehur Matis.

Matis ka shprehur shqetësime në lidhje me mundësinë e përfshirjes së Rusisë në procesin e referendumit.

Nëse ka votime, Moska do të përzihet. Unë jam i shqetësuar për këtë. Një përzierje të tillë e ka praktikuar nga Estonia e deri në SHBA, nga Ukraina e deri tani në Maqedoni”, ka thënë Matis. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *