Short-lista në zyrën e Bashës: Pesë kandidatët më të përfolur të opozitës që synojnë të rrëzojnë “dinastinë” Dako në Durrës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Bashkia Durrës cilësohet si një ndër “arenat” më të vështira elektorale pas kryeqytetit ku sfida mes mazhorancës dhe opozitës pritet të prodhojë mjaft tension politik.  

Së fundmi pranë selive qendrore të dy forcave më të mëdha në vend, janë duke u lakuar emrat e parë të kandidatëve që mund të kenë potencialin e duhur për të fituar karrigen kryesore të pushtetit vendor në këtë qytet.   

Nga njëra anë kemi Partinë Socialiste e cila vjen me 5 fitore radhazi, dhe nga ana tjetër kemi Partinë Demokratike dhe aleatët që duan të rrëzojnë “mitin” se kjo bashki u përket vetëm socialistëve.  

Referuar burimeve të gazetës TemA, PS duket se është duke “kopsitur” rikandidimin e Vangjush Dakos për t’i hapur rrugë që të synojë mandatin e katërt në krye të këtij institucioni pavarësisht  

Dako duket i favorizuar për shkak të mbështetjes që gëzon nga kreu i PS-së Edi Rama apo edhe rezultatet pozitive të majtës në zgjedhjet e 25 qershorit në Durrës.  

Një plus tjetër i kryebashkiakut aktual është edhe bilanci i zgjedhjeve të vitit 2015 ku fitoi me 15 mijë vota diferencë përballë demokrates Grida Duma.  

Vetë shefi i socialistëve ka dhënë sinjalin se Dako mund të kandidojë sërish ku në një intervistë ka interpretuar ligjin e miratuar në nëntor të vitit 2015 që lejon kryetarët e bashkive të ushtrojnë detyrën jo më shumë se 3 mandate të njëpasnjëshme. 

“Numërimi fillon kur kalon ligji dhe nuk numëron mandatet e mëparshme”, deklaroi Rama duke zgjidhur pak a shumë dilemat e njerëzve të PS.  

Ndërkohë nga ana tjetër Partia Demokratike është ende e pavendosur mbi emrin që do të regjistrojë në KQZ dhe po vijon ende procesin e negociatave me forcat aleate.  

Më poshtë po bëjmë një pasqyrim të zërave brenda demokratëve, ku përveç pesë emrave të renditur në tryezën e negociatave po shqyrtohen edhe figura si Ardian Muka, Gjergj Lezhja apo Redi Myshketa.    

Agron Duka 

Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste Agron Duka është një ndër figurat kryesore që opozita mund t’i besojë kandidimin për Bashkinë e Durrësit.  

Ish-ministri i socialistëve mund të sigurojë vota në disa kahe falë lidhjeve të ngushta me familjet e mëdha të qytetit, lidhjet me bizneset që posedon apo edhe lidhjeve të vendosura në karrierën e tij politike me funksionarë të shumtë.  

Nominimi i Dukës për bashkinë e dytë më të madhe në vend, e ka zanafillën që nga zgjedhjet e fundit vendore ku edhe pse shpalli kandidaturën nën logon e Partisë Republikane, u pengua nga Partia Demokratike për të dalë si emri i përbashkët i opozitës.  

Veç të tjerash, partia e Dukës ndryshe nga demokratët i ka strukturat të vendosura më mirë dhe më të organizuara. Nëse selia e PD-së në qytetin bregdetar vijon të jetë “laborator” eksperimentesh ku kryetarët e komanduar shfrytëzohen si “kavie”, PAA është më aktive.   

Kjo bashki përbëhet nga gjashtë njësi administrative, të cilat janë: Durrësi, Sukthi, Ishmi, Katundi i Ri, Rrashbulli dhe Manëz. Përveç qytetit që e ka të orjentuar votën drejt PS, Duka ka potenciale në 39 fshatra ku në një pjesë të madhe të tyre ka krijuar bazën e përkrahësve.   

Nisur nga disfatat e fundit, këtë herë Basha dhe këshilltarët e tij mbase i kanë bërë më mirë llogaritë për t’i “shlyer” gabimet me veten dhe me Dukën. 

Oerd Bylykbashi  

Figura e Oerd Bylykbashit para zgjedhjeve të 25 qershorit të vitit të kaluar shihej gjithnjë si një prespektivë për PD-në e së nesërmes.  

Ndërkohë, kohët e fundit investimin tek ai duket se e kanë kanalizuar tek të tjera figura të reja si Klevis Balliu apo Ervin Salianji të cilët shihen si e ardhmja e “selisë blu”.  

Por pavarësisht polemikave të brendshme, Bylykbashi ekziston ende në listën “Basha” për t’u shqyrtuar si mundësi për zgjedhjet e ardhshme vendore në Durrës.  

I lindur në një familje arsimtarësh në qytetin bregdetar, ai ka punuar nga viti 2007 deri në 2009 si drejtor i Kontrollit të Brendshëm dhe Antikorrupsionit në kryeministri. 

Ndërkohë në segmentin 2009-2013 ka qenë përfaqësues i PD në KQZ. Afrimin me liderin aktual të demokratëve ai e ka pasur në vitin 2013 kur u zgjodh për herë të parë deputet i Partisë Demokratike në Kuvend. 

Një nga pluset në jetën e tij parlamentare është kontributi mbi ligjin për dekriminalizimin e politikës dhe administratës.  

Ferdinand Xhaferri 

Një nga fraksionet më të forta që vazhdon të ekzistojë ende në PD, është ai i Genc Pollos dhe ish-drejtuesve të Partisë Demokracia e Re e cila lindi në vitin 2000 nga përplasjet Berisha-Pollo. Figura më besnike e këtij të fundit padyshim që ka qenë Ferdinand Xhaferri i cili ka mbajtur një sërë detyrash të rëndësishme në politikë dhe administratë.  

Riemërimi për herë të tretë në krye të degës në Durrës, duket se i zgjon sërish ambicjen e Xhaferrit për të kandiduar në zgjedhjet elektorale. 

Ish-ministri i qeverisë “Berisha”, nëse siguron firmën e kryedemokratit Basha atëherë do provojë shansin për herë të tretë ku herën e parë është kandiduar nga Pollo dhe herën e dyte nga Berisha.  

Zërat nga “selia blu”, tregojnë se Genc Pollo vijon ta shtrojë në tryezën e negociatave bashkëpunëtorin e tij si një kusht për të vijuar “marrëveshjen e heshtur”. 

Më herët gjatë qeverisjes “Berisha”, Xhaferri ka mbajtur mjaft poste të rëndësishme si ai i drejtorit të përgjithshëm të Hekurudhës, ministrit të Kulturës, etj.  

Fatbardha Kadiu 

Zhgënjimi me Grida Dumën në zgjedhjet e vitit 2015 duket se nuk ndikon në vendimmarrjen e demokratëve për sfidën e re elektorale.  

Një ndër emrat e përfolur është deputetja e PD-së Fatbardha Kadiu e cila ishte e vetmja femër e përfshirë në listën “Basha” për qarkun e Durrësit.  

Kadiu vjen nga bota akademike ku mban gradën shkencore “Doktor” dhe aktualisht është lektore në Universitetin “Aleksandër Moisiu”.  

Gjatë zgjedhjeve të shkuara ajo është përfolur shumë për shkak se flitej se  rrjedh nga një familje e majtë. Këtë dyshim e përforcoi më shumë takimi i babait të saj Bon Kadiu me kryeministrin Edi Rama vetëm dy ditë para se Basha ta zyrtarizonte si kandidate.  

Ligjvënësja mund të jetë një surprizë e demokratëve të zgjedhjet e ardhshme.  

Gazmend Oketa 

Edhe pse është shkëputur nga politika aktive, pozitat e Gazmend Oketës vijojnë të jenë të forta në qytetin e Durrësit. 

Zëra pranë Frymës së Re Demokratike flasin për ta propozuar në zgjedhjet e ardhshme si një kandidaturë të së djathtës.  

Në kuadër të këtyre spekulimeve që qarkullojnë nëpër selitë partiake, Oketa mund ta mendojë përfshirjen në garë me mbështetjen e së djathtës.  

Përvojat si ish deputet, ish zëvendës kryeministër dhe ish ministër i Mbrojtjes, kanë qenë eksperienca të favorshme për ta ndihmuar në këtë përgjegjësi të re.  

Gjithsesi, shanset për Oketën mbesin të pakta deri në momentin që këto hipoteza nuk konfirmohen nga burime të besueshme.  (TemA)

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

12 komente në “Short-lista në zyrën e Bashës: Pesë kandidatët më të përfolur të opozitës që synojnë të rrëzojnë “dinastinë” Dako në Durrës”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    vazhdojne turkoshako/kandidatet tek partia islamike PD……………

  2. Don says:

    Ferdinandi eshte me i pershtatshmi per postin. Nje idiot me arsim 8 vjecar qe si premtim elektoral ka permiresimin e cilesise se diellit dhe prurjen e eshtrave te Ismail Qemalit ne Shqiperi. Komplet debil sic eshte vete udheheqja e PD me objektivat e saj te hajduterise dhe te krimit.

    1. Komentuesi says:

      Edhe une jame dakord me komentuesin DON,qe kandidati me i bukuri,me i pamshmi,me terheqsi,me i mençuri,shkencetar i dalluar,qe do permiresoi rrezete e diellit,eshte i madhi FERDINAND XHAFERRI.Ai jo vetem e zbukuron pd-ke,por i jep nje imaxìzh te qarte udhes se ndritur,drejte socializmit modern.Durresi do kete fatin e madhe,qe Ferdua do jete kryetar bashkie,se durresaket,do bejne plazh edhe ne dimer.Rrezt i rregullon Ferdua.Urime.

  3. durrsaku says:

    Oketa nuk mendoj se e pranon kandidaturen e PD , dhe Durresi e voton se eshte djale i shkelqyer. Nje tjeter qe mund te fitoje ne Durres por qe Basha nuk e ven si kandidat eshte Igli Cara.

  4. Tonny says:

    Dako prap ne Durres!!!!
    No Comment. E shkatarrove Durrsin o Ed Rama

  5. degelisi says:

    short-list=idiotizem gazetaresk
    nominimi=idiotizem dhe mungese kulture
    grada shkencore “doktor” nuk i perket fushes Akademike.
    Kete grade shkencore e kane mare me mijera ne Shqiperi

  6. xy says:

    Dakos duhet te hy ne burge i pari nese ka weting.

  7. RONI says:

    VENDOSNI OKETEN ,,,,SEPSE AI DAKO E SHKATARROI DURRESIN,,,ESHTE BERE DURRESI QE TE VESH DUART NE KOKE,,,,,VIJME NGA TIRANA DHE DESHPEROHEMI KUR MBERRIJME NE DURRES,,,,,,RRUGA E PLAZHIT NGA TEUTA TEK ILIRIA C’DO 100M NJE BERDUNGULL,,,,PALLATE IDIOTE NE BUZE TE RERES,,,,,,,KUR NE VEND TE TYRE DUHEJ TE KISHTE RESORTE ,,,,,,KY ESHTE NJE TURP I MADH.///

  8. Demokrati says:

    Nese e djathta e bashkuar mendon seriozisht per nje figure potenciale perballe Dakos ne Durres, Gazmend Oketa eshte njeriu i duhur.

  9. ErionS says:

    Agron Duka eshte Njeriu per Durresin …I harruan njerezit se sa e sa projekte per bujqesine solli dhe mos me thote njeri qe s’ka bere gje per bujqesine se kam punuar me specialist te Bankes Boterore dhe I di mire te gjitha projektet. Bujqesia , turizmi mikro kredia eshte drejtimi qe na duhet …dhe Duka parat I ka bere s’ka me nevoje te perlyhet ne tendera …keta pafillot e tjere do mendojne te rregullojne vehten e tyre, fisin, shoqerine ,,,Duka do veje per Durresin dhe prestigjin e tij dhe te lere dicka pas…Pershendetje dhe besoj se Agron Duka do fitoj dhe Durresi do jete nje qytet shembull per pasterti dhe zhvillim.

  10. Ali babushi says:

    Oketa dhe duka Jane figura te respektuara, te tjeret Jane majmuni me cizme.kur dhe e ardhmja e PD do te jene salianus pederi ,dhe gorilla balliu, van medet Ku keni mbritur.!!!!!!!!!!!!!!!!!.o lulush a je ne terezi ore kaqol se e here PD te mos e mari vehten kure, po ik ore mamuth ,zhduku se nuk ta kane ngene me demokratet e vertete, me more zhduku se do perfundosh ne fushkruje.

  11. behar says:

    Nese kundershtaret e ‘socialisteve’ bien ne ujdi per ti bashkuar forcat e tyre se bashku me dashamiresit dhe qytetaret e zhgenjyer durrsake ato mund t’ia dalin ti permbysin socialistet dhe kandidati me i denje per kete ndermarrje historike do te ishte z. Gazmend Oketa.

Lini një Përgjigje te durrsaku Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *