Skandali: Fruta dhe perime me nitrite 10 herë më të lartë se norma

12 Shtator 2018, 20:51Sociale TEMA

Fiks Fare i rikthehet sot sigurisë ushqimore, pranisë së nitratit dhe mënyrës së përdorimit të hormoneve në prodhimet bujqësore.

Nga vëzhgimi i bërë nga gazetarët e Fiks Fare janë gjetur raste të pranisë së nitrateve dhe nitriteve tek frutat dhe perimet në vlera shumë të larta, ndërkohe që asnjë laborator i certifikuar në Shqipëri nuk është në gjendje që të kryejë analiza të tilla.

Madje as ISUV nuk i kryen dot analiza, pasi departamenti i administratës publike nuk kryen emërimin e specialistëve .

Fiks Fare nëpërmjet një aparati test i shpejtë, ka zbuluar se në tregjet tona tregtohen fruta dhe perime me nivele të larta të nitritit dhe nitrateve. Deri në dhjetë herë më të lartë se norma. Gazetarët e Fiksit, si gjithmonë kërkuan që të vërtetonin këto gjetje nëpërmjet analizave. Por rezultoi se asnjë laboratorë shtetëror nuk i kryen dot këto analiza tek fruta perimet, sepse nuk ka specialistë.

I vetmi institucion që e ka të shtruar këtë analizë dhe ka pajisjen , është ISUV-i. Por prej më shumë se një viti janë në pritje të një specialisti nga Departamenti i Administratës Publike. Ndërkohë, konsumatori i pasigurt rrezikon të konsumojë nitrat mbi normat e lejuara i cili i rrezikon seriozisht shëndetit për shkak të nitrosaminave, disa prej të cilave janë kancerogjene.

Kohët e fundit, në treg ka dalë një aparat ,me të cilin pretendohet se matet në kohë reale niveli e nitritive dhe nitrateve në fruta perime, mish e peshk. Fiksi bërë një vëzhgim të tregut dhe përdori pikërisht këtë aparat. Nga ky vëzhgim rezultoi se në treg ka me shumicë , fruta e perime me nivel të lartë të nitritit. Aparati të rekomandon të mos e konsumosh apo ta përdorësh produktin në mënyrë të moderuar.

Nitritet dhe nitratet janë shtesa ushqimore që i gjejmë tek mishi dhe nënproduktet e tij i cili përdoret për t’i dhënë ngjyrën e kuqe. E rekomanduar dhe e lejuar si shtesë ushqimore në sasi të përcaktuar. Por në mënyrë natyrale këtë lëndë e gjejmë edhe tek gjethorët apo edhe në tokë e ujera të cilat janë kontaminuar më parë me lëndë të tillë.

Frutat dhe perimet që rezultuan sipas aparatit me nivel të lartë nitriti janë panxhari, lakra, lakra e kuqe, shalqini, pjepri, banania, kungulleshka, patëllxhani, patatja, brokoli. Me nivele deri në 10 herë më të lartë se norma e lejuar.

Duke qenë të pasigurt për saktësinë e këtij aparati gazetarët e Fiksit kërkuan të vërtetojnë shkencërisht nëse niveli i nitiritit në këto produkte është vërtet kaq i lartë. Për këte arsye u interesuan pranë ISUV, të vetmit Laborator të Referencës në Shqipëri, Universitetin Bujqësor Kamëz, Faktuletitin e Shkencave të Natyrës dhe Insitutit të Transferimit të Teknologjive Bujqësore Lushnjë.

Asnjëri prej këtyre laboratorëve nuk e bën këtë analizë tek fruta dhe perimet. I vetmi institucion që e ka aparaturën dhe të shtruar metodën është ISUV, por aty analizat nuk bëhen pasi nuk ka specialistë. Për më shumë se një vit është kërkuar, por nuk është gjetur akoma nga DAP. Sipas Pëllumb Aleksit, drejtorit të këtij Instituti, kërkimi i një specialisti të tillë nuk është i lehtë.

Aq më tepër kur flitet për një nivel të lartë akademik. Ndërsa shefja e Laboratorit Vjollca Vladi sqaron se ajo është thuajse e vetme në këtë laborator dhe nuk është e mundur të përballoj çdo gjë. Ajo tregon se metoda e analizës që kryhet aty nëse do të kishte specialistë është shumë e saktë dhe e një sigurie të lartë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Minisitria e Bujqësisë, e pranojnë që kjo analizë nuk kryhet në asnjë laborator të vendit tonë edhe pse nga ana e gazetarëtve të Fiksit u kërkua që jo përgjigje të jepej zyrtare. Gjithashtu edhe Ministrisë së Bujqësisë i është kërkuar të sqarojë lidhur me mungesën e specialistëve pranë ISUV –it, por deri më sot nuk është dhënë asnjë përgjigje.

Por çfarë dëmtimi shkaktojnë këto substanca në trupin e njeriut? E vërtetuar shkencërisht nga Autoritetit Europian i Sigurisë Ushqimore, dhe jo vetëm,nitritet sapo futen në organizëm, përthithen me shpejtësi dhe ekskretohen në formën e nitrateve me urinën. Nitritet e ardhura nga ushqimet (nitratet e shndërruara në nitrite nga organizmi), mund të oksidojnë hemoglobinën, duke e transformuar në metahemoglobinë, pra, duke reduktuar kështu aftësinë e rruazave të kuqe për të lidhur dhe transportuar oksigjenin. Ato, gjithashtu, mund të krijojnë nitrosaminat, disa prej të cilave janë kancerogjene.

5 komente në “Skandali: Fruta dhe perime me nitrite 10 herë më të lartë se norma”

  1. loku says:

    Ky lajm duhet te ishte me germa te medha ne te gjitha gazetat…
    Kjo tregon fytyren e vertete te ketij mender shteti dhe te atij qe ka qene me pare dhe me pare akoma, te gjithe mendera jane.
    Kjo eshte veper penale e paster dhe per kete ministri i bujqesise duhej te flakej jashte per 1 sekonde.
    Por, keto gjera ndodhin ne shtete normale, ne jemi komplet anormale!!!!
    Ne vend te merremi me keto gjera qe na rrezikojne cdo dite jeten, merremi si idiote me Camerine…

    1. Feniks says:

      Ku e ke shtetin Edi Rama qe mburresh lart e poshte se je kryeministri me i sukseseshem ne keto 100 vjet!
      Ku e ke shtetin ligjor,ku i ke militantet e tu trushplare qe ke mbushur administraten,ku e ke ministrin e Bujqesise,mikun tend Peleshin se pambuku nuk mbillet me?
      Ku e ke portalin tend mashtrues kryeministror qe pretendon te kedh ne nje dore te gjithe informacionin e shtetit,por qe ke vetem mashtrimet?
      Te rrofshin debatet shterpe ne facebook,takimet show neper rrethe,shpenzimet hovarda per te ashtuquajturit 100 fshatrat turistike por me banore te syrgjynosur nepet bote, etj!
      Ti nuk je per kryeminister,por per aktor estrade!
      Ty nuk te le hunda perpjete te degjosh njerezit e thjeshte kur te kritikojne,ndryshe nda opozita qe ka hallin e karriges tende!
      Ti i ke mbyllur gojen popullit te ankohet ,pavaresisht se na mashtron gjoja me bashkeqeverisjen tende te kthyer ne pacavure ps asnje vlere,por qe ti nuk do ta kuptosh deshtimin e kesaj krijese shterpe!
      Ti nuk je shtetar idealist,por nje matrapaz qe te intereson pushteti yt!
      Ti ke privatizuar shtetin,ke rrenuar demokracine aq sa as sindikatat nuk marrin mundimin te zhvillojne ptotesta e greva se ty ne nje vesh te hyjne ne tjetrin te dalin!
      Ty te pelqen vetem monologu e asnjehere dialogu!
      Ti kurre nuk pranon kritika as per vete jo e jo,por as per qeverisjen tende te mjere!
      Ke mbushur ministrite me militante te pa afte qe askush nuk ju kontrollon punet,aftesite se sensoret e vetem te matjes se tyre dhe korrupsionit qe jane ankesat e qytetareve dhe pritjet e popullit qe bejne te mundur ballafaqimin e paleve ne konflikt balle pet balle ti i ke nxjerre jashte perdorimit si i pa afte qe je!
      Rame ziu ,ulu me kembe ne toke,sa nuk eshte vone!

  2. Kaonia says:

    Donit domate 12 muaj viti ,hani gopin e Lenos tani.

  3. Fatbardha Demi says:

    Siguria e shendetit te popullsise eshte detyrimi KRYESOR perpara cdo veprimtarie te shtetareve, analisteve dhe te cdo partie apo shoqate jo qeveritare.
    Vertet teatri ka nje rendesi te vecante si cdo aktivitet tjeter i artit , por nje popullsi qe kercenohet nga zhdukja graduale dhe “pa fajtor” eshte PROBLEMI KRYESOR. Asnje katastrof natyrale nuk mund te krahasohet per nga permasat, dhe rrjedhojat , me “katastrohen ushqimore” dhe “katastrofen mjedisore te kryer nga njeriu”. Pa ajer dhe pa ushqim, njeriu nuk mund te ekzistoje, dhe kur te dy keto elemente jane vrasese per nje popullsi, ky problem duhet te jete qendror ne masmedia, parlament, zgjedhjet vendore, dhe cdo veprimtari shoqerore apo politike ne Shqiperi .

    Gazetaret ne emisionet Fix Fare, Bum , dhe te tjera te kesaj natyre, jane sot per sot, “heronjt” e vertete te pa vleresuar nga qeveria dhe Presidenza dhe pa asnje mirenjohje per perkushtimin dhe sakrificat qe kryejne ne punen e tyre.

  4. Rrema says:

    Bravi Tema qe ju dridhen kembet kur dergojme komente me akuza konkrete per qeverine dhe nuk i botoni fare!
    Do thoni ju se jemi anonime!
    Jo more jo se ju kam provuar edhe hete te tjera me emer ,mbiemer,email dhe nuk e keni botuar!
    Fakti qe juve nuk beni vete nje shkrim per bujen qe prodhohet me miell kanceroz serb,ujin e pa pijshem qe shitet per i pijshem,we ne Shqiperi nuk ka asnje zyre bashkiake dhe qeveritare qe te zgjidhe ankesat e qytetareve etj cfare doni tema te rendesishme ju?
    Do thoni se per snkesat eshte portali “Shqiperiaqeduam”!
    Haaaa,por a nuk ju mjaftoi juve deklarata e Rames se 422 zyrtare te 9 ministrive nuk kane zbatuar bashkeqeverisjen me qytetaret?
    Te japesh opinione politike per qeverisjen eshte kollaj,por te vesh gishtin ne plage,sic e vinte Migjeni,duhet trimeri!
    Se boll u moret me Berishen,njelloj sic po merreni me komunizmin ( gogoli,gogoli ose ujku ,ujku kur cakallii po bente kerdine duhet trimeri)!
    Rama ndodhet komod para nje opozite inekzistente,prandaj ka shtuar zullumet ne qeverisje me arrogancen,mosperfilljen,injorimin e shtetit ligjor,kur per 700 leke qe vjedh badhkia e Tiranes cdi muaj te duhet te hapesh gjyq se askush nuk denjon te ballafaqohet me ligjet!
    Ja pra Rama duhet te vihet me shpatulla per muri nga qytetsret,nga media e jo te merremi me Berishen e ngordhur apo komunizmin fantazme!
    Boll me propagande boshe!
    Shqiptaret po ikin me 500 mije ne vit nga Shqiperia,ndersa ne akoma vazhdojme me Ramen si gjoja kryeministri me i sukseseshem duke e krahasuar me nje bandit antishqiptar si Berisha!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje