U denoncua nga "Fiks Fare", pranga "prestigjatorit" që rekrutonte vajza për prostitucion në Maqedoni

12 Shtator 2018, 13:02Kronika TEMA

Arrestohet kryetari i shoqatës artistike “Ferdinand Deda”, në Tiranë e cila siguronte vajza me qëllim përfitimi për shfrytëzim prostitucioni në Maqedoni.

Aktiviteti i kësaj shoqate u denoncua nga emisioni investigativ “Fiks Fare” në Top Channel.

 Shpëtim Çekrezi, 45 vjeç, banues në fshatin Dardhë, Librazhd.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ky shtetas, (Kryetar i Shoqatës Artistike “Ferdinand Deda”, në Tiranë), siguronte vajza me qëllim përfitimi për shfrytëzim prostitucioni në Maqedoni” informoi policia e shtetit.

Ndaj tij rëndon akuza e shfrytëzimit të prostitucionit parashikuar nga neni 110/a i Kodit Penal dhe materialet janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

1 komente në “U denoncua nga “Fiks Fare”, pranga “prestigjatorit” që rekrutonte vajza për prostitucion në Maqedoni”

  1. kujtim says:

    FUTENI ne burg me ata qe jane denuar me burgim te perjetshem,,,,ta kapi sapunin tani ne burg plehra ,,,,dhe c’fare ka familja e ketij te mos merren ne pune,,,dhe ti largoi shoqeria,……….////

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje