Vajza e Azem Hajdarit: Jam dakord me Izet Haxhiajn, të hapet dosja e vrasjes së tim ati

12 Shtator 2018, 18:57Kronika TEMA

Vajza e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari, është dakord me kërkesën e Izet Haxhiajt, për hapjen e dosjes së vrasjes së babait të saj.

Në një prononcim për “Panorama”, deputetja demokrate thotë se kërkon drejtësi për të atin.

Çdo njeri i përfshirë kërkon të hapë çështjen e tij dhe të shikojë interesat e tij/saj.

Familja Hajdari është me drejtësinë.

Një pafundësi me çështje le të hapen, ajo është dhe do mbetet gjithmonë “Vrasja e Shekullit” si nga misteri, por dhe përmasa e rëndësisë.

Të mos harrojmë që ishte një nga vrasjet më me ndikim në epokën postkomuniste, që ndali demokratizimin e vendit nga ambiciet primitive të atyre, që nuk e shikonin të ardhmen e Shqipërisë në strukturat EuroAtlantike dhe që kishin prirjen perëndimore të hershme të Shqipërisë, të shkatërruar nga komunizmi.

Në radhë të parë ata ishin armiqtë e demokracisë dhe të zhvillimit, shëmbëlltyra të krimit dhe të barbarisë”, shprehet Rudina.

E pyetur për dekorimin e Gafur Mazrekut, që e qëlloi me pistoletë në ambientet e Kuvendit të atin, Rudina Hajdari përgjigjet:

Dekorimin e të gjithë atyre që janë dënuar për vepra penale, e kam parë gjithmonë si një regres politik dhe si një përpjekje mjerane e të gjithë atyre që nuk kuptojnë dhe vlerësojnë kontributin historik të individëve për demokracinë.

Në rastin konkret dekorimi i Gafurr Mazrekut ishte një akt i shëmtuar. Përgjigjen dhe reagimin e forcës intelektuale e shoqërore e mori vesh kushdo. Nuk dua t’i futem thellë shumë këtij debati, sepse i gjithë opinioni publik e di që ky është një akt shumë i shëmtuar për popullin shqiptar. Për vetë faktin, se ky njeri ishte i pari që bëri një akt kriminal në Parlament.

Nuk ka hapësirë për të justifikuar këtë gjë. Por nga ana tjetër të mos harrojmë se ishte Azem Hajdari që e fali këtë njeri. Megjithatë, dekorimi i Gafurr Mazrekut ishte një akt i shëmtuar, jo vetëm kundrejt familjes Hajdari, po kundrejt demokracisë e popullit shqiptar.”

21 komente në “Vajza e Azem Hajdarit: Jam dakord me Izet Haxhiajn, të hapet dosja e vrasjes së tim ati”

  1. Kalec Dega says:

    Pak si vone u kujtua cika po sigurisht e di qe nuk do hapen petet e lakrorit sic do deshironim ne te tjeret.
    Ky gjyq a dosje qe do hapet, nje estrade tjeter ne Albanistanin e Saliut/Rames.

      1. HINGLATERI says:

        Azemi konmtrabandist i lidhur me klane kriminale . Ashtu si u lidh edhe shoket kontrabandiste edhe vete ai ai kokra e krimit shkuan per dhjame qeni.. i ra haka e kosovareve te pafajshem… Ju vra Myftar Cel Lami ne Tuz te Malit te Zi.. Ju vra Kol Nosh Gjoka i njohur me pseudonimin “MUSHKU” ne Han te Hotit…u vra dhe vete afer folese krimit Selia e PD ne Tirane

      2. Myqerem Idrizi says:

        Shembull tipik i dikushi pa tru shume. Ma shfatar sban nana se an undefined sunitus!

  2. says:

    Azemi s’ishte politikan por një psychopathe i rrezikshëm për qytetarin. Nga fundi i iku petulla (para tvsh urinonte). Keshillohej gabimisht nga ambasada Turke

  3. Igli says:

    Gjyqi duhet te hapet per te efekt drejtesie.Po nga ai gjyq nuk dalin te paster as Azemi as kush e shtyu drejt vrasjes.

    1. turi says:

      ne mos gaboj kjo eshte ajo vajze qe kur u arestua haxhiaj mbasi e pyeten per kete , t ha se shqiperia ka probleme me te rendesishme se sa hapja e dosjes se BABAIT te saj.Bravo interesi i atdheut mbi ate personal

  4. chuck says:

    O vajze….hani ato benefite qe ju dhane per mos te hap gojen dhe rrini rehat…..Jemi lodh me keto muhabete…..

  5. Pallavra says:

    Ajo qe duhet te sqarohet eshte vetem se kush e thirri apo coi Azemin tek makina e Fatmir Haklajt.
    Dihet qe Haklajt ishin aty per t’a vrare sepse kishin tentuar t’a benin edhe here te tjera vetem se kete here perdoren pabesine

  6. degelisi says:

    Krimi denohet dhe Azemi nuk kishte te drejte ta flete Gafurin
    Vepra te tilla gjykohen dhe denohen vetem nga drejtesia ne nje shtet ligjor
    Azemi ishte i prlyee dhe nuk donte te shkonte cheshtja ne gjyq

  7. deputeti says:

    Po mire , o Rudina, nuk na spjegove se si e quan ti , si intelektuale qe je apo dhe deputete sot, se a kishte ndonje pergjegjesi babai yt per ate qe ndodhi ne parlament me Gafur Mazrekun apo jo e pastaj denoje veprimin e tij se dhe une e denoj, por veprimet e babait tend kane qene shume banale per te mos thene kriminale ne ate kohe bashke me bacen tuaj Saliun.

  8. shqip says:

    Po akti i babit shpellar , qe i hipi ne qafe Mazrekut , apo atij i lejoshin te tilla ” kala dibrançe ” . Moj ti femer pa tru e pa cipe . Si ka mundesi qe mami gjyjatese nuk u prononcua nje here te vetme per nje rihapje te proçesit . Ju kane zene syte leket e pista te kintrabandes qe bente horri Hajdari .

  9. Fieri says:

    Nje arrogant ka qene, ça k…n politikani ka qene ai ???? Po te kishte marre me vete edhe nja 2 a 3 shoke te tjere Shqiperia do ishte ndryshe tani. Veprimi i Gafurit nuk diskutohet qe ishte i gabuar , por amaaa edhe Azemit te gjithe njerezit po i dukeshin lecka fare atehere. THJESHT AI ISHTE NJE.COPE.ARROGANTI DHE JO POLITIKAN

    1. Visi says:

      O Fieri , ja ke fut kot kur thua te kishte marre me vete 2 a 3, une mendoj se duhet te kishte marre te gjithe Parlamentin

  10. Kol Tivari says:

    Ai ishte nje idiot
    Azemi mori hov si kari e shkoi me p. te s’ames si kari. Fundja nje malok ma pak
    Sali kurva e vrau dhe sot e qan
    Nanen tan shpellarve

  11. h says:

    Muti qe ve kore,kur gervishet,qelb 1000 here me shume se kur ishte i fresket.
    Kjo histori eshte fotokopja besnike.Si nga era edhe nga kronollogjia.

  12. Komentuesi says:

    Me sa duket,kesaj vajze i kane ardhur dhite,dhe ka ndryshuar mendimin,te hapet dosja e babjt te saj, Azemit.Mire ka menduar.Mire bene dhe e kerkon,qe te sqarohet njehere e mire, se kushe ishte ajo dore e zeze, qe organizpoi apo vrau Azem Hajdarin.Por, per te gjithe opinionin shqipetare,duke u nisur nga disa analiza apo ekspertiza,insinuata,fakte,deshmi dhe deshmitare,dele se ajo dore eshte SALI BERISHA.Ne ate kohe Saliut iu duke vehtja sikur kishte kapur qiellin me dore,dhe ishte njeriu qe bente ç’te donte dhe te vriste ke donte qe e prekte ne kallo.Ai e quajti vehten te gjithepushteshem,dhe kerkoi ti vinte nen kembe te gjithe,aty edhe Azem Hajdarin qe i doli kundra Saliut per disa gjera te padrejta, dhe ne kundershtim me demokracine dhe interesat e shqiperise.Ai nuk donte ashtu,por ti lajkatoseshin dhe ti serviloseshin.Prandaj vajza e Azemit Rudina,ta kete te qarte si uka qe ha,se Azemin e vrau Sali Berisha.Merita me e madhe e RUDINES do jete mbeshtetja e drejtesie,dhe e Izet Haxhis per hapjen e dosjes se Azem Hajdarit.Rruge tjrter per sqarimin e vrasjes se tij nuk ka.

  13. no says:

    C’te thuash dhe ti … hapeni/mos e hapni dhe prape … Ne fakt, familja e azemit eshte me mire pa te. Vajza ben shou me slogane dhe banalitete, kjo ceshtje i eshte kaq e larget …

  14. Goni says:

    Per Azemib nuk kam fare as rrespekt as qe e mendoj deshmor te kombit.
    Deshmoret dhan gjakun per atdhrun dhe eshte turp ta krahasosh nje hajdut ose ordiner me deshmoret.
    Vajza ka te drejten e vet ta mbroje sepse vrasesit e ketij funderine kombtare jane tu ja qi Mamin edhe kte bashke me Mamin o kurvat e mutit.
    Po ku krahasoheni ju me deshmoret e atij dheut

  15. kasem gahinji says:

    zogut,a mund te besh publike pse u lirua para kohe nga ushtria yt ate. po te drejten e studimit kush ia dha.

  16. Sinqeritet says:

    SHQIPERI O NENE E SHUMEVUAJTUR te shkelen idjotet shpellare katundare,te vrane ,te prene per kusari.Ismail Kadare a e pi kafen rehat ? Perse nuk prononcohesh ,a je shqiptar?Apo ndoqe te miren tende personale familjare?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje