Vëllai i Paolo Dybala akuzon rëndë: Tek Argjentina luajnë ata që paguajnë para

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kjo nuk është një periudhë veçanërisht e qetë për Paulo Dybala, i cili, sikur të mos mjaftohej me uljen në stol te Juventusi, duhet ta pranojë këtë pozicion edhe në ekipin kombëtar. Tashmë situata bëhet edhe më e nxehtë, duke pasur parasysh polemikat që diktohen nga deklarata e vëllait të yllit bardhezi, Gustavo.

Shpërthimi i Gustavo arriti disa orë para miqësores kundër Kolumbisë, kur ishte e qartë se edhe këtë herë, Dybala nuk do të hidhej në fushë nga minuta e parë. “Nëse ata nuk mund të fitojnë para nga ju, atëherë nuk keni për të luajtur!!!!” – shkroi vëllai i Dybala me referencë të qartë për Federatën e Futbollit të Argjentinës dhe trajnerin e përkohshëm, Scaloni.

Ky i fundit e aktivizoi Dybala në pjesën e dytë, duke i dhënë atij rreth 35 minuta në veprim, por në fund hodhi poshtë çdo problem me sulmuesin e Juventusit: “Me të vërtetë mendoni se kam një problem me Dybala? Paulo është një fenomen, ai është një lojtar i shkëlqyer futbolli. Ne duhet të shikojmë përpara, jo prapa”.

Vetë Dybala ka thënë se duhet të përqëndrohet vetëm në fushën e lojës: “Unë duhet të kthehem në klub dhe të jem gati për ndeshjen e ardhshme. Të mërkurën do të kemi edhe Ligën e Kampionëve kundër Valencias, ndaj duhet të jemi gati”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *