“Vettingu” i opozitës: Cili do jetë qëndrimi u Lu-së për Bashën në Real Story-n e të enjtes

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Donald Lu, gati godtjbombën ndaj Bashës për “n”, kreu i Edhe pasi SHBA e BE e kanë rrëzuar draftin e “vettingut” të politikës ofruar nga PD, Lulzim Basha po tenton tek disa miq të tij në Bundestag që të marrë një rrugë të mesme për t’i “shpëtuar” fytyrën.

Ambasada Amerikane dhe ato të vendeve të BE-së kanë kundërshtuar fort iniciativën të cilën e konsiderojnë një “kurth”.

Madje Donald Lu pritet ta bëjë publike këtë qëndrim gjatë një intervistës të së enjtes në Real Story të Sokol Ballës.

Kjo intervistë, përveçse do të tregojë se ai vazhdon të jetë ambasador fuqiplotë i SHBA-së, do të tregojëdhe  se ç’do të ndodhë në ditët në vijim si pasojë e bllokimit që po ndodh në ngritjen e KLGJ-së.

Pikërisht këtë ftohje, Basha po tenton ta relativizojë duke përhapur në opinion qëndrimin se ndryshe nga SHBA ai po merr përkrahjen e partisë së Angela Merkelit.

Alfred Lela, një spin-doctor mediatik i kreut të opozitës, në një shkrim të tij tenton ta quajë si pa efekt goditjen që Donald Lu pritet të hedhë të enjten, duke folur më shumë për turin gjerman të Bashës.

Kreu i PD-së ka takuar në Berlin mikun Krischbahum dhe dy të tjerë, po ashtu miq të tij, për të lobuar që Merkel ta pranojë draftin e Bashës si një amendament kushtetues.

Aktualisht, BE ku hyn edhe qeveria gjermane e kanë refuzuar draftin që rrëzon një nga thelbet e vettingut në drejtësi, siç është kriteri i pasurisë.

Pritet që kreut të PD-së t’i kërkohet hapur që të futet në procesin e zgjedhjes së KLGJ-së e KLP-së duke u kthyer urgjent në parlament.

Vlet të theksohet se ppozita ka bojkotuar Kuvendin pikërisht në ditët kur flitet për avancimin e reformës në drejtësi.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në ““Vettingu” i opozitës: Cili do jetë qëndrimi u Lu-së për Bashën në Real Story-n e të enjtes”

  1. Zigur Qarri says:

    “Rilindja” ne pushttet,perben edhe shumicen ne Parlament,nuk eshte dakort per vetingun!Kaq te perlyer jan”rilindasit”?
    “Një punonjës policie në Fier vrau veten me pistoletën e punës brenda në ambjentet e komisariatit, prej një jave ai
    ishte në panik nga procesi i Vetingut”.Veting per policet e thjeshte,ndersa per banditet e politikes qe jan pergjegjesit
    kryesor te katrahures shqiptare,qenka nje”kurth”!!!Pra,”rilindja” nuk don te denoje Sali Berishen,pra,akuzat qe pozita
    ka bërë kundra tij,nuk deshiron te marrin forme ligjore!Nje gje eshte e qarte,Edvin Rama eshte me i perlyer se Berisha,
    ndryshe s’ka si te shpjegohet.Eshte po e njejta gje si me testin e droges.Po te ishte i paster rama,s’kishte perse ta
    kundershtonte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *