VIDEO/ “Burim aksidentesh”, Policia gjobit 36 shoferë të transportit publik

Policia Rrugore e Tiranës organizoi disa pika kontrolli për mjetet e shërbimit publik që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit gjatë transportit, kryesisht në rrugën Interurbane Kryesore “Tiranë-Durrës” dhe anasjelltas. 

Nga kontrollet e ushtruar janë evidentuar dhe proceduar administrativisht 36 mjete të transportit publik gjatë orëve të monitorimit. 

Njoftimi i plotë: 

Nisur nga shqetësimet dhe rreziku permanent që shfaqin mjetet e shërbimit publik që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit gjatë transportit, kryesisht në rrugën Interurbane Kryesore “Tiranë-Durrës” dhe anasjelltas, duke ndaluar jashtë stacioneve të miratuara për marrjen dhe zbritjen e pasagjerëve përgjatë itenerarit, Policia Rrugore e Tiranës organizoi disa pika kontrolli në lëvizje me qëllim monitorimin e kësaj kategorie mjetesh në ato vende ku haset më së shumëti ky fenomen i rrezikshëm. 

Përveç masave administrative për mjetet e shërbimit publik të cilët u ndëshkuan, Policia Rrugore apelon që kategoria e këmbësorëve të stacionohen në vendet e miratuara nga autoritetet përkatëse me qëllim disiplinimin e këtij shërbimi dhe rritjen e sigurisë në rrugët urbane dhe interurbane të kryeqytetit. 

Nga kontrollet e ushtruara në funksion të këtij Plani janë evidentuar dhe proceduar administrativisht 36 mjete të transportit publik gjatë orëve të monitorimit. (TemA) 

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...