VIDEO/ Hodhi shishen nga dritarja, taksisti nxjerr pasagjerin me shkelma nga makina

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Shumica prej nesh nuk i pëlqejnë njerëzit që hedhin mbeturina në rrugë, por, gjithashtu, shumica prej nesh nuk bëjnë asgjë për këtë.

Dhe është një taksist që na jep leksion se si të kontribuojmë për pastërtinë e mjedisit. Rasti vjen nga Rusia, kur një pasagjer taksie hedh një shishe nga dritarja, me gjasë birre.

Por taksisti nuk e gëlltit dot këtë gjest dhe bën atë që meriton medalje: e kap për leckash klientin dhe e nxjerr fishek jashtë duke e hedhur në rrugë…si një plehrë(!).

Kalamendja e këmbëve të pasagjerit tregon se ai është dhe pak i dehur. Ka qenë një pamje që ka ngazëllyer shumë përdoruesite rrjeteve sociale në Rusi

“Ne e konsiderojmë Rusinë të pastër, jo një vend plehrash dhe pijanecësh!”, shkroi dikush me nota patriotike, ndërsa të tjerët kërkuar që shoferit t’i jepet një medalje për aktin e tij të pazakontë…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “VIDEO/ Hodhi shishen nga dritarja, taksisti nxjerr pasagjerin me shkelma nga makina”

  1. blerta says:

    Ky qeka burre me mire ta kish hedh ne kanal por ketu te ne duhet me i hedh te gjithe…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *