VIDEO: Një ditë e madhe për iPhone, Apple prezanton iPhone XS dhe XS Max

12 Shtator 2018, 22:30Hi-Tech TEMA

Kompanisë Apple vazhdon të surprizojë fansat e saj pasi ka prezantuar telefoni më i ri iPhone Xs.

Por kur Apple hodhi në treg telefonin iPhone X, në fillim ksihte shqetësime për çmimin prej 1000 dollarë dhe shtoi dyshime se kompania do të ketë rënie në treg.

Por gjiganti i teknologjisë amerikane, Apple, është kompania e parë publike në SHBA që ka arritur vlerën prej një trilion dollarësh në tregun e aksioneve dhe kjo arritje u realizua vetëm fal iPhone X.

Sot shefit të kompanisë, Tim Cook, deklaroi nga salla që mban emrin e themeluesit të Apple “Steve Jobs Theatre” në selinë e Apple Park, se është telefoni më i avancuar që ka krijuar ndonjëherë Apple.

Në një kohë kur telefonat po bëhen gjithnjë e më të shtrenjtë, vendimi i Apple për përqafimin e familjes së re “X” është i rëndësishëm, sepse shpalos një strategji të re për Apple, e cila do të vazhdojë të vendosë ritmin për prodhuesit tjerë të telefonave ndërsa lëvizim drejt 2019.

Kompania ka thënë se ai është me ekranin më të qëndrueshëm në botë.

Është rezistent ndaj ujit dhe vjen me disa versione ngjyrash.

iPhone Xs vjen me dy versione ekranesh, 5.8-inç dhe 6.5-inç, që është më i madhi në histori të Apple-it.

Versioni më i madh do të quhet iPhone Xs Max.

Telefonat e rinj të kompanisë kanë deri në 512 gigabajt hapësirë të brendshme.

iPhone i ri përkrah opsionin me dy kartela dhe do të ketë kamerë të dyfishtë 12MP.

Apple ka konfirmuar se iPhone XS dhe XS Max do të mund të porositen nga 14 shtatori, pasi shitja e tyre nis më 21 shtator.

Gjiganti amerikan i teknologjisë gjithashtu ka konfirmuar se çmimi i iPhone XS është 999 dollarë. Kurse për XS Max çmimi është 1.099 dollarë.

Që të dy këta iPhone do të jenë në dispozicion me hapësirë të brendshme 64GB, 256GB dhe 512GB.

Megjithatë, iPhone-ët e këtij viti do të duhet t’i bëjnë përshtypje blerësve nëse Apple ka ndonjë dëshirë për të tejkaluar markën kineze Huawei që për herë të parë në shtatë vitet e fundit ka marrë vendin e dytë në tregun e telegonave nga kompania amerikane.

Më parë në ngjarjen e saj të përvitshme në Kaliforni, Apple zbuloi një smartwatch të ri, shfaqja e të cilit shtrihet më tej drejt skajeve të saj sesa modelet e mëparshme.

Ora e re ka një ekran më të madh, dhe përmban elektrokardiogramin për të analizuar rrahjet e zemrës së përdoruesit dhe dërgon raporte në raste të çrregullimeve.

Gjithashtu do të ketë altoparlantë të rinj dhe një procesor që sjell shpejtësi shumë më të mëdha për orën.“Apple Watch nuk është vetëm numri një i orëve të mençura në botë, është ora numër një,” deklaroi CEO i Apple Tim Cook në këtë ngjarje.

Apple nuk zbulon shifrat e shitjeve për pajisjen, por studiuesi i tregut IDC, vlerëson se gati gjysma e 43.5 milionë e orëve të mençura të këtij viti të do të vijnë nga Apple, shkruan CNET.

Falë dizajnit të saj të ri pa korniza dhe zëvendësimit të pullës me regjione të ndjeshme në prekje, seria e re e Apple Watch rrit madhësinë e saj të fytyrës nga 40mm dhe 44mm.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje