Vladimir Putin i propozon Japonisë një traktat paqeje

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka propozuar një arritjen e një traktati paqeje për Luftën e Dytë Botërore me Japoninë, deri në fund të vitit, “pa parakushte”.

Putin ka bërë këtë ofertë të papritur teksa ishte ulur afër kryeministrit japonez, Shinzo Abe, në Forumin Ekonomik, që po mbahet në Vladivostok.

“Le të pajtohemi për një Traktat të Paqes para përfundimit të këtij viti, pa ndonjë parakusht”, është shprehur Putin pasi Abe i ka propozuar një zgjidhje të konfliktit të gjatë për një grup ishujsh, për të cilët kanë pretendime të dyja vendet.

Një Traktat pa parakushte do t’i mundësonte Rusisë kontrollimin e ishujve për të cilët të dy vendet kanë mosmarrëveshje.

Forcat sovjetike i pushtuan këta ishujt në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe që prej atëherë të dy vendet nuk kanë arritur të gjejnë një zgjidhje.(TemA TV)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *