Vonesat dhe anullimet e fluturimeve nga kompanitë ajrore, Balla i kërkon llogari Autoritetit të Aviacionit Civil: Japni informacion për masat e marra

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Taulant Balla gjatë mbledhjes së Komisionit për Integrimin Europian, ku u diskutua projekt-ligji “Për Kodin Ajror” shqetësimin e shumë pasagjerëve, kryesisht emigrantë shqiptarë në Itali por edhe turistë italianë, lidhur me vonesat, anullimet e fluturimeve që lidhin Italinë me Shqipërinë gjatë muajve të sezonit të lartë Qershor – Gusht dhe Dhjetor-Janar” kërkoi që Autoritetit i Aviacionit Civil të japë një shpjegim me shkrim lidhur me arsyet pse kanë ndodhur këto vonesa.

“Me vëmendjen tek njerëzit, ngritëm sot në Komisionin e Integrimit Europian gjatë diskutimit të projekt-ligjit “Për Kodin Ajror” shqetësimin e shumë pasagjerëve, kryesisht emigrantë shqiptarë në Itali por edhe turistë italianë, lidhur me vonesat, anullimet e fluturimeve që lidhin Italinë me Shqipërinë gjatë muajve të sezonit të lartë Qershor – Gusht dhe Dhjetor-Janar”, deklaroi Balla.

Sipas Ballës shqetësimet lidhen me mos respektimin e të drejtave të pasagjerëve të cilat duhet të trajtohen në përputhje me nenet 138 dhe 140 të Kodit Ajror të RSh, si edhe aktet nënligjore në ndjekje të tij, përkatësisht Urdhëri i Ministrit

“Për kompensimin dhe asistencën e pasagjerëve në rastin e mospranimit në bord të avionit dhe anulimit ose vonesës gjatë fluturimeve”, transpozim ky i Rregullores Evropiane Nr. 261/2004, për rregullat e përbashkëta për kompensimin dhe ndihmën për pasagjerët, në rast anomalish në operim prej shoqërive ajrore.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Vonesat dhe anullimet e fluturimeve nga kompanitë ajrore, Balla i kërkon llogari Autoritetit të Aviacionit Civil: Japni informacion për masat e marra”

  1. Tit Vlora says:

    Qef qe ben ky Drejtori i Autoritetit, me kta politikane qe kane me shume se 1 vit qe kur ky eshte ” caktuar me hir dhe pa hir” Drejtor qe veten belbezojne dhe i bien fyellit ne nje vrime dhe flasin e fladin sa per te folur dhe i japin te kuptoj ky drejtoruci qe mos caj koke!.. Kjo eshte puna jone vetem te flasim dhe ska rendsi a jep dikush llogari. Mjafton il Popolo te degjoj..

  2. EMGRANTi says:

    Unë do të them që problemi kryesor është Ministria që mbullon këtë sektor është në të gjithë udhëtimet si detare dhe ajrore duhen ligje më radikale që të mos e vuaj psagjeri si në oraret që nuk respektohen dhe sipas meje duhet një dakortësi me pronarët e këtyrve firmave dhe zbatimi rigoroz i orarit nuk mund që një traget mbrin në Durrës në mëngjes dhe niset me 4-5 orë me vonesë në darkë o vjen në orën 15 dhe duhet të niset në orën 19 të po asaj ditë dhe bileta është dyfishi i asaj që një traget shkon në igumenicë dhe me shpejt pa lërë për komodimitet dhe shumë korekt me oraret në shqipëri ndodh e kundërta dhe pret kreministri ca shirita për tragete “më të shpejt dhe komodë”një shtet që nuk mbron qytetarin e tijë është 0 dhe arogant me bashkombasit e tijë pa lëre për rimbursim

Lini një Përgjigje te On Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *