Basha braktis Parlamentin dhe i bën thirrje Ruçit: Pasqyro në faqen e Kuvendit projektligjin për vetingun në politikë

Opozita e bashkuar edhe sot ka braktisur Parlametin për të zhvilluar një mbledhje në qytetin e Durrësit. 

Duke mbajtur fjalën nga ky qytet para deputetëve të LSI dhe PD, Basha përçoi një mesazh për kryetarin e Parlamentit Gramoz Ruçi, që të pasqyrojë online në faqen e Kuvendit projektligjin e depozituar nga opozita për vetingun në politikë. 

Ruçi tash 5 ditë refuzon të publikojë pr/ligjin e propozuar nga opozita për vetingun e politikanëve dhe relacionin përkatës. 

 Nxitojnë të fusin vjedhjen me ligj siç ishte Rama-Fusha, nxitojnë të fusin ligjin korruptive siç ai i lojërave të fatit. Por refuzojnë një detyrim ligjor siç është transparenca.  

Heshtja 48-orëshe, e kanë nxjerrë lakuriq Ramën, Ballës dhe Cyrbjes e 10-tra politikanëve të tjerë që s’janë gjë tjetër veçse zëdhënësit e bandave të krimit 

I jap këtë mesazh kryetaret të Kuvendit Gramoz Ruçi, mos u sill si pronar kuplaraje po minimalisht respekto rregulloren e kuvendit, publiko online projekt-ligjin”, tha Basha. 

Por nga ana tjetër mazhoranca është shprehur përmes kreut të grupit Parlamentar të PS Taulant Balla se është gati për vetting të vërtetë dhe të thelluar dhe reforma në drejtësi e garanton 100 % këtë sipas tij. 

“Propozimi i Bashës për vetting-un në politikë është i dështuar dhe vetë propagandë politike.   

Ky propozim është si t’i zësh rrugën me ferra reformës në drejtësi.   

Ne jemi gati për vetting të vërtetë dhe reforma në drejtësi e garanton 100 % atë”.   

Jemi gati për çdo propozim që s’prek reformën në drejtësi dhe vijimin e vettingut për gjyqtarët e prokurorët” – tha Balla disa ditë më parë gjatë mbledhjes së grupit Parlamentar të PS. (TemA) 

 

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *