Durrësi, si barometër i keq për PD

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Artur Ajazi

Parlamenti i Partisë Demokratike, kësaj here u ndal në qytetin e Durrësit, dhe pikërisht në qytetin ku dega e asaj partie ndodhet sot në gjendjen më kritike, e shpërbërë pothuajse fare dhe e drejtuar nga tre kryetarë, seicili për hesap të tij. Ligjvënësit e zotit Basha, u mblodhën në Durrës, dhe gjithmonë me “ishalla” kanë menduar se do të priteshin me “lule, buzëqeshje, duartrokitje”, por që në fakt atje nuk kanë gjetur atë që premtonin treshja e kryetarëve të degës së PD.

Edhe nga Durrësi, zoti Basha dërgoi mesazhe dhe ripërsëriti ultimatum dhe kërcënime për qeverinë, Dakon, dhe mbështetësit e tij, ripërsëriti “seriozitetin e PD për Vettingu-n në politikë, me kushtin që të përjashtoheshin familjarët nga kontrolli pasurisë”, duke rideklaruar se “Rama dhe qeveria e tij kanë frikë, ndaj nuk japin OK”.

Fjalimi i zotit Basha ngjaste më tepër me një përsëritje gjithë gabime, të fjalimit të Shkodrës dhe Elbasanit. Edhe në Durrës kryetari aktual i PD, është marrë përgjatë gjithë fjalimit të tij “programatik”, me Olsi Ramën, Fatmir Xhafajn, Edi Ramën, Sajmir Tahirin, duke harruar vetëm Babalen e Vlorës. Edhe dje nga Durrësi, nga qyteti që edhe për shumë zgjedhjet të ardhshme, pritet të jetë barometri më i keq për partinë e tij, zoti Basha nuk tha asgjë të re për reformën zgjedhore, për Vettingun në drejtësi dhe politikë, për reformat në drejtësi, por është marrë me emra dhe akuza bandash dhe banditësh, të cilët policia po i godet çdo ditë.

Edhe nga Durrësi zoti Basha, nuk tha një fjalë të vetme, se përse është kundër kontrollit të pasurive të politikanëve dhe familjarëve të tyre, nuk tha asnjë fjalë të vetme se përse merr në mbrojtje atë kastë politikanësh, që kanë vënë pasuri marramendëse duke vjedhur milionat e investimeve dhe paratë e taksapaguesve shqiptarë. Edhe dje nga qyteti i Durrësit, (që nuk e ka votuar në shumicë në zgjedhjet e fundit PD) zoti Basha nuk ka folur me fakte mbi gjithçka ka akuzuar dhe denoncuar, por thjesht ka ripërsëritur fjalimet rutinë të zakonshme.

Si të ishte një rastëzi e zakonshme, zoti Basha ka vendosur të mbledhë “Parlamentin e PD” pikërisht nga Shkodra, Elbasani dhe Durrësi, tre qytetet problematike nga ku partia e tij ka dalë me rezultate tepër negative në zgjedhjet e fundit. Ka përzgjedhur pikërisht tre qytetet ku degët e PD pothuajse nuk funksionojnë, aq më tepër që në ato qytete ka patur muajt e fundit rrjedhje të jashtëzakonshme të anëtarësisë.

Zoti Basha, nga Durrësi paralajmëroi se “disponojmë fakte tronditëse për qeveritarët” dhe që në fakt theksin e vuri pastaj tek “mospërfshirja e familjarëve të politikanëve në Vetting”. Kjo ndoshta ishte arsyeja pse zoti Basha ka heshtur pothuajse fare tre ditët e fundit, kjo ndoshta ishte arsyeja pse zoti Basha nga Durrësi (qyteti ku PD ka humbur pesë palë zgjedhje vitet e fundit) deklaroi “lajmin e bujshëm” se “ne disponojmë fakte tronditëse”.

Ndoshta bëhet fjalë për serialin “Babale 5”, ndoshta bëhet fjalë për ndonjë videopërgjim ose ndonjë kasetë të re, të ardhur nga “burime të sigurta të partisë tij”. Pritet të dëgjojmë dhe shikojmë “faktet tronditëse të PD”, por deri atëhere zoti Basha natyrisht do të merret vetëm me emrat e veçantë dhe insistimin e tij për të përjashtuar me çdo kusht nga Vettingu, familjarët e politikanëve dhe kontrollin e pasurive të tyre. 

Pra kjo opozitë e braktisur (por që në fakt së fundi i është afruar edhe PDIU) e shtrerruar, e çoroditur politikisht, ka vendosur të merret edhe sesionin e ri parlamentar me lodra fjalësh, me skenare filmash multiplikativë, dhe jo me punë që sjellin bereqet politik dhe elektoral.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Durrësi, si barometër i keq për PD”

  1. Turo, ti e di qe ne durres, nje PD me Arqikile Gorene dhe me Oertind Bylykbashin nuk vjen kurre
    ne pushtet. dega e PD Durres eshte katandisur si mos me keq, mo keq se ne 1997. ja pra sa poshte deri ne deren e halese ka rene kjo parti qe ne te djathtet e formuam dhe mbajtem ne kembe deri para 6 vitesh.

  2. Tonny says:

    Per Durrsin dhe durrsaket vetem Gaz Oketa. As Dako as PD.

  3. timi shijak says:

    partia e osmanit, arqilese dhe oerd bylykbashit kurre nuk do te fitoje ne durres,
    edhe pse thone se durresi osht i djathte,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *