Flasin për herë të parë rusët e akuzuar për helmimin e ish-spiunit Skripal: Ne ishim vetëm turistë në Salisbury, për të parë katedralen

Dy personat e akuzuar si të dyshuar në helmimin e një ish-spiun rus në Britaninë e Madhe kanë thënë se ata ishin thjesht turistë gjatë vizitës së tyre.

Aleksandër Petrov dhe Ruslan Boshirov, thanë për televizionin RT, se ata udhëtuan në Salisbury për dy ditë rresht, sepse moti i keq shkurtoi vizitën e tyre në ditën e parë.

Ata janë akuzuar nga Mbretëria e Bashkuar për përpjekjen për të vrarë ish-spiunin rus Sergei Skripal dhe vajzën e tij Julia në mars.

Britania e Madhe thotë se ata janë agjentë të shërbimit të inteligjencës ushtarake të Rusisë, GRU.

“Qyteti u mbulua nga një rebesh shiu, u lagëm, morëm trenin më të afërt dhe u kthyem në Londër”, thanë ata televizionin shtetëror rus.

Dy rusë kanë kundërshtuar të kenë pasur ndonjë rol në tentim-vrasje të Skripalëve.

Indentitetet e të dy personave nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur. Ata kanë thënë se mund të kenë kaluar nga shtëpia e Sergei Skripalit, mirëpo pa dijeninë e tyre.

“Miqtë tanë na kanë sugjeruar për një kohë të gjatë të vizitojmë këtë qytet të mrekullueshëm”, ka thënë njeri nga burrat gjatë intervistës.

“Ndoshta kemi kaluar afër shtëpisë së Skripalit, mirëpo nuk e dimë se ku gjendej ajo”, ka theksuar tha Boshirov.

Ata po ashtu kanë thënë se kanë qëndruar më pak se një orë në Salisbury.

Një ditë më parë, presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se shteti i tij ka identifikuar të dyshuarit nga ana e Britanisë, duke pretenduar se ata janë civilë.

“Ata janë civilë, natyrisht”, ka thënë Putin më 12 shtator, duke bërë deklarata kundërthënëse me autoritetet britanike, sipas të cilave ata janë pjesëtarë të Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake të Rusisë, (GRU).

Pas deklaratave të Putinit, zëdhënësi i kryeministres britanike, Theresa May ka thënë se tentimet e Britanisë për të marrë ndonjë arsyetim nga Moska lidhur me helmimin janë ndeshur gjithmonë me “gënjeshtra”.

Javën e kaluar, autoritetet britanike kanë njoftuar se kanë akuzuar dy burra rusë, të identifikuar si Aleksandr Petrov dhe Ruslan Boshirov, për helmim të Skripalëve më 4 mars.

Kryeredaktori i RT, i cili i intervistoi tha se “pasaportat e tyre përputhen dhe fotografitë dhe informacioni nga pala britanike tregon se këta janë personat”.

Por ata mohuan pretendimin se ata ishin agjentë të GRU-së duke thënë se ata ishin në industrinë e fitnesit. (TemA TV)

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *