Gjonaj takon homologun italian Bonafede: Forcim i bashkëpunimit gjyqësor, ekipe të përbashkëta dhe tolerancë zero ndaj krimit, korrupsionit e terrorizmit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Bashkëpunimi në fushën e drejtësisë midis Shqipërisë dhe Italisë do të forcohe më tej, si pjesë e marrëdhënieve të forta që ekzistojnë midis dy vendeve.

Kjo është konfirmuar gjatë takimit që dy ministrat e drejtësisë Etilda Gjonaj dhe Alfonso Bonafede kanë zhvilluar në Romë, në kuadër të vizitës dy ditore të ministers shqiptare në Itali.

Lufta kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, masat kundër korrupsionit si dhe bashkëpunimi në fushën e sistemit penitenciar kanë qenë temat kryesore të diskutimit midis dy ministrave.

Pasi kanë shprehur vlerësimet e tyre për bashkëpunimin midis dy qeverive, ministrat janë dakordësuar për zbatimin e një plani të përbashkët masash në kuadër të zbatimit të marrëveshjes dypalëshe të nënshkruar në fund të vitit 2017.

Për këtë qëllim javën e ardhshme do të nisin nga puna në Tiranë ekipet e përbashkëta të ekspertëve të të dyja ministrive respektive.

Zbatimi i plotë i reformës në Drejtësi, që tashmë po jep rezultatet e para, reforma në sistemin penitenciar, drejtësia për të miturit dhe forcimin e luftës kundër korrupsionit, janë shtyllat kryesore të bashkëpunimit bilateral, të parashikuar në marrëveshjen kuadër midis dy ministrive.

Nga ana e tij ministri Bonafede u shpreh se për Italianë është e rëndësishme të ketë një partner të sigurt në përballimin me sukses të sfidave të përbashkëta.

Ai vlerësoi reformat që ka ndërmarrë Shqipëria dhe shprehu gadishmërinë e Qeverisë Italiane për të dërguar në Shqipëri ekspertë të fushës për të mbështetur dhe asistuar në zbatimin e reformës në drejtësi.

Ministri italian ka shprehur dëshirën për të vizituar edhe personalisht Shqipërinë, në vijim të kontakteve institucionale.
Vizita dy ditore e ministres së Drejtësisë dhe Prokurores së Përgjithshme në Itali u organizua nga misioni i asistencës së Bashkimit Europian PAMECA 5, në kuadër të mbështetjes që ky mision u ofron institucioneve të drejtësisë në Shqipëri.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

4 komente në “Gjonaj takon homologun italian Bonafede: Forcim i bashkëpunimit gjyqësor, ekipe të përbashkëta dhe tolerancë zero ndaj krimit, korrupsionit e terrorizmit”

  1. lika says:

    Bashkepunime te tilla me vendet fqinje na cojne me afer Bashkimit Europian.

  2. Juni says:

    Kur na afrojn vendet e huaja per projekte te perbashketa dmth qe i kemi bere nja dy gjera te hajrit ne si Shqiperi vallaj qe eshte rritur besimi.

  3. Anis says:

    Kur shikojm keto lajme te mira na behet qejfi edhe ne emigranteve qe jemi ne Itali.

  4. fazo says:

    Me pelqen kjo Gjonaj sidomos me mbeshtetjen qe i kane dhene nderkombetaret duket qe eshte vajze profesioniste dhe e shkathet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *