Heqja e vizave, Thaçi: Së shpejti qytetarët e Kosovës do jenë të barabartë me ata të BE-së

Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar pas votimit të Parlamentit Evropian pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në një postim në rrjetin social Facebook Thaçi ka falënderuar të gjithë eurodeputetët që kanë votuar pro liberalizimit të vizave.

Më tej ai shkruan se se është i bindur që brenda një periudhe të shkurtër do të përmbyllet tërësisht ky proces dhe qytetarët e Kosovës do të jenë të barabartë me të gjithë qytetarët e Bashkimit Evropian.

“Qytetarët e Kosovës sot janë edhe një hap më afër drejt realizimit të një të drejte bazike në familjen evropiane, lëvizjen e lirë në zonën Shengen.

Me më shumë se 2/3 e votave të eurodeputetëve, Parlamenti Evropian votoi pro liberalizimit të vizave për qytetarët tanë.

Ky është një mesazh i qartë edhe për institucionet e tjera vendimmarrëse në Bashkimin Evropian.

Jam i bindur se brenda një periudhe të shkurtër kohore, do të përmbyllet tërësisht ky proces dhe qytetarët tanë, pas një rrugëtimi të gjatë dhe tejet të mundimshëm, së shpejti do të jenë të barabartë me të gjithë qytetarët e Bashkimit Evropian.

Si President i Republikës së Kosovës, në emrin tim personal dhe të të gjithë qytetarëve të Kosovës, i falënderoj eurodeputetët për këtë vendim të drejtë”, shkruan Thaçi. (TemA)

 

 

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Heqja e vizave, Thaçi: Së shpejti qytetarët e Kosovës do jenë të barabartë me ata të BE-së”

  1. mirel says:

    Ja mori doren dhe ky. Me facebook ben Kosovaret pjese te BE.
    Po ashtu me facebook shpall veriun Serbi.

  2. l’ Boris Karpiçkov says:

    Tope

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *