HISTORIKE: Parlamenti Evropian voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Parlamenti Europian vendosi me 625 vota pro, 186 kundër, 22 abstenime pro liberalizimit të vizave me Kosovën.

“Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave”, tha eurodeputetja Tanja Fajon të enjten në Parlamentin Europian, e cila paraqiti më parë kërkesën Hahn: Dritë e gjelbër e PE për të nisur negociatatpër këtë në PE.

Në prag të votimit, Tanja Fajon tha se Parlamenti Europian ka vepruar njësoj si edhe në rastet e mëparshme, Moldavi, Gjeorgji dhe Ukrainë, ndaj ju lutem qqë ta iratoni vendimin për liberalizimin e vizave, sepse shtetasit e Kosovës e kanë merituar atë.

Tani e kanë radhën të marrin vendimin ministrat e Brendshëm të BE dhe krerët e shteteve dhe qeverive të BE në Këshillin e Bashkimit Europian .

Hahn: Dritë e gjelbër e PE për të nisur negociatat me Kosovën

Tani e kanë radhën të marrin vendimin ministrat e Brendshëm të BE dhe krerët e shteteve dhe qeverive të BE në Këshillin e Bashkimit Europian .

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ka përshëndetur vendimin e Parlamentit Evropian për aprovimin e rekomandimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në një postim në Twitter, Hahn thekson se tashmë Parlamenti Evropian ka dhënë dritën e gjelbër për të nisur negociatat me Këshillin e Evropës për liberalizimin e vizave.

“Drita e gjelbër e Parlamentit Evropian për të nisur negociatat me Këshillin e Evropës për liberalizimin e  vizave për Kosovën, e mirëpritur”, ka shkruar ai në Twitter.

Thaçi: Së shpejti qytetarët e Kosovës do jenë të barabartë me ata të BE-së

Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar pas votimit të Parlamentit Evropian pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në një postim në rrjetin social Facebook Thaçi ka falënderuar të gjithë eurodeputetët që kanë votuar pro liberalizimit të vizave.

Më tej ai shkruan se se është i bindur që brenda një periudhe të shkurtër do të përmbyllet tërësisht ky proces dhe qytetarët e Kosovës do të jenë të barabartë me të gjithë qytetarët e Bashkimit Evropian.

“Qytetarët e Kosovës sot janë edhe një hap më afër drejt realizimit të një të drejte bazike në familjen evropiane, lëvizjen e lirë në zonën Shengen.

Me më shumë se 2/3 e votave të eurodeputetëve, Parlamenti Evropian votoi pro liberalizimit të vizave për qytetarët tanë.

Ky është një mesazh i qartë edhe për institucionet e tjera vendimmarrëse në Bashkimin Evropian.

Jam i bindur se brenda një periudhe të shkurtër kohore, do të përmbyllet tërësisht ky proces dhe qytetarët tanë, pas një rrugëtimi të gjatë dhe tejet të mundimshëm, së shpejti do të jenë të barabartë me të gjithë qytetarët e Bashkimit Evropian.

Si President i Republikës së Kosovës, në emrin tim personal dhe të të gjithë qytetarëve të Kosovës, i falënderoj eurodeputetët për këtë vendim të drejtë”, shkruan Thaçi.

Rama: Shyqyr që PE hoqi një njollë nga vetja, Europa ka kaq vjet që cënon flamurin e vet

Edi Rama ka përshendetur vendimin e Parlamentit Europian për votimin pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Përmes twitter-it, kreu i qeverisë shqiptarë thotë se me këtë akt, Parlamenti Europian e hoqi një njollë.

420 deputetë të PE votuan për liberalizimin e vizave ndërsa 186 ishin kundër dhe 22 abstenuan.

“Shyqyr që Parlamenti Europian e hoqi nga vetja njollën me të cilën Europa ka kaq vjet që cënon flamurin e vet duke mos hequr vizat për Kosovën!

Kosova mbetet dhe për pak kohë i vetmi vend me viza për në Europë, por kjo e sotmja është një hap për t’u përshëndetur sidoqoftë”, shrehet Rama. 

(TemA)

REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “HISTORIKE: Parlamenti Evropian voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën”

  1. o tourkos nuk ka vend ne token kristiane........ says:

    do te shkoi muti e gju………..gezuar ramazonin!

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Nuk ka toke kristiane apo tourkos. Ka mendje te semura qe mendojn ashtu. Tu martoft motra me nje pall te zi arabi diten e Bajramit.. Gezuar..

      1. Mo says:

        😂😂😂😂😂😂👍

  2. xx says:

    Me ne fund! Urime! Shkoni te shihni te afermit tuaj.Shpresojme ta votoje edhe Keshilli i BE-se.

  3. Ddr says:

    Edhe largohuni nga turku se lat nam

  4. XXX says:

    BRAVO KOSOVA ,URIME URIME E VETEM URIME PER TOKEN E SHENJTE SHQIPETARE ..COBENJTE E KAURET E ZBRITUR NGA KARPATET SA ME PARE NE RUSI E MONGOLI

  5. YYY says:

    NE KOHEN E ZOGUT ,2% KAUROSHAKOCOBENJ NUMERONTE SHQIPERIA ,SOT I KANE KALUAR 15% E NUK I MBYLLET BUCJA ME SHARJE E OFENDIME PER VENDASIT QE I DHANE BUKE THAT ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *