Italia me rekordin negativ, fitorja e fundit ka qenë kundër Shqipërisë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Për të parën herë që prej 1959, Italia ka shkuar një vit të tërë kalendarik pa fituar një ndeshje kompetitive.

Fitorja e fundit e Azzurri-t ka qenë ajo 1-0 ndaj Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit më 9 tetor të 2017.

Teksa ndeshja e radhës do të jetë më 9 tetor, Italia do të bëjë fiks një vit pa një fitore të vetme.

Gjatë kësaj periudhe të errët, Italia ka pësuar dy humbje dhe ka barazuar dy ndeshje të tjera, që i kanë kushtuar edhe pjesëmarrjen në Kupën e Botës.

Edhe nëse do të përfshinim miqësoret, suksesi i vetëm më 2018 ka qenë 2-1 ndaj Arabisë Saudite në debutimin e Roberto Mancini-t më 28 maj.

Hera e fundit që Italia shkoi 12 muaj pa fituar një ndeshje kompetitive ishte më 1958/59, gjatë asaj kohe nuk arriti të kualifikohej në Kupën e Botës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *