Jari analizon rikthimin e Doktorit në “Opinion”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Jari sonte i kushtoi një vëmendje të veçantë rikthimit të Doktorit në “Opinion”.

Ai u përpoq ta paraqesë këtë si sinjal shprese për Shqipërinë:

“Rikthimi i Doktorit në “Opinion” është rikthimi i shpresës për fitore.”

Dhe më poshtë vazhdoi të shpjegojë:

“Të dashur lexues. Jari ju sqaron!

Më poshtë po ju shpjegoj arsyet përse rikthimi i Doktorit në “Opinion” është rikthimi i shpresës.

E para, siç e ka thënë dhe Fevzo, ata që nuk dalin tek Fevzo para zgjedhjeve, humbasin.

Kjo ndodhi dhe me ne dy herët e fundit, pasi Doktori nuk shkoi tek Fevzo.

E dyta, rikthimi i Doktorit në “Opinion”, vjen në një kohë që rikthehet dhe Shpëtim Idrizi në PD.

Kjo është një shpresë  e shtuar, pasi secili po kthehet në shtëpi të vet.

E treta, dalja e Doktorit në “Opinion” përkon me kërcënimet e Vangjel Dules për të ikur nga PD.

Por siç kanë pas thënë dikur lebërit kur u vritej dikush kur shkonin për plaçkë: “Kokë lash, kokë mora”.

D,m,th vërtet u vritej vëllai që kishin me vete, po në vend të tij merrnn dashin në krah.

Dhe ne vërtetë na vritet Vangjeli, por kemi Shpëtimin.

E katërta, rikthimi i Doktorit në “Opinion”, përkon me heqjen e vizave për Kosovën, dhe ky është një sinjal që ai po e bën këtë për të mirë të Kosovës.

E pesta, rikthimi i Doktorit në “Opinion” është bërë për të eklipsuar daljen e Edi Ramës tek Eni Vasili, dhe ky është një kontribut i Doktorit për të eklipsuar propogandën e Edi Ramës.

Duke qenë i ndërgjegjshëm se Doktori e ka ndjerë dhe vetë mungesën gjashtë vjeçare në “Opinion”, ne presim sot që ai të ngjallë shpresën e shqiptarëve, duke thënë se do të rikthehet vetë në krye të PD.

Po e mori ai atë vendim, do ta ndjekim dhe në të tjerët, shembullin e tij.”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *