“Litari” që la jashtë, ambasadori Lu!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Mero Baze

Ambasadori i SHBA në Tiranë Donald Lu, ka bërë gjestin më cinik të mundshëm të karrierës së tij në Shqipëri, duke filluar përshëndetjet e lamtumirës me Sali Berishën dhe Presidentin Meta, për të cilët ai ka qenë armiku më i rëndësishëm politik i së paku tri viteve të fundit.

Të dy palët e dinë këtë. Me fillimin e përpjekjeve për nisjen e Reformës në Drejtësi në vitin 2015 dhe më pas me ndërhyrjet e tij gjatë procesit dhe “gjyqet popullore” ndaj kundërshtarëve të Reformës, ai u bë “delja e zezë” e kundërshtarëve të saj dhe njeriu më popullor në vend që mbante gjallë shpresën tek reforma.

Kulmi i konfliktit mes tyre ishte Qershori i vitit 2016 pak më shumë se një muaj para miratimit të saj, kur Berisha publikisht dhe Meta në tryezë, kundërshtuan fort rolin e ndërkombëtareve në procesin e vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe sidomos kompetencën që ata t’ju referoheshin burimeve të shërbimeve inteligjencës, pa u ballafaquar me faktet.

Tensioni arriti kulmin dhe Ilir Meta thuajse ndërpreu kontaktet zyrtare me ambasadorin Lu, duke shpresuar ta zhvendosë luftën me lobistë në Uashington, ndërsa Berisha e tha hapur, se ishte kundër rolit të ndërkombëtareve në këtë proces.

Prej atij momenti e në vazhdim, Donald Lu ka qenë në qendër të sulmeve publike dhe zyrtare prej tyre, pikërisht si njeriu që la litarin jashtë në këtë proces, për ata që i druhen humbjes së kontrollit mbi drejtësinë në Shqipëri. Ndaj tij janë shkruar letra në Uashington, janë paguar artikuj në gazeta periferike të tipit “Uashington Times”, ku botohen shkrime me pagesë dhe është përpjekur të forcohet ideja se ardhja e presidentit Trump, do t’i japë fund ambasadorëve të tipit Donald Lu.

Tri vjet më pas duket se ka një bilanc tjetër. Ambasadori Lu është emëruar me një procedurë preferenciale prej Presidentit të ri në një vend tjetër në të njëjtën detyrë dhe në vend të tij në Tiranë, vjen një zyrtare veterane e administratës amerikane, me shumë përvojë në njohjen e politikës ruse ndërkohë që stafi I ripërtërirë i ambasadës amerikane në Tiranë, është përgjithësisht i përbërë nga të rinj 30 vjeçarë, aq vite sa Berisha ka që merret me politikë.

Beteja kundër Donald Lu duket zhgënjyese. Ai do të mbahet mend si diplomati që me fuqinë e ndikimit në publik, arriti të fusë mekanizmin e kontrollit ndërkombëtar në drejtësinë shqiptare, çka është në të vërtetë e vetmja gjë që shqetëson këdo që do të ketë ndikimin e vet në drejtësinë shqiptare. Askush nuk do të shqetësohej nga një drejtësi që kontrollohej nga Rama, Berisha apo Meta, pasi do të ishte një kontroll me rrotacion. Litari që la pas në drejtësinë shqiptare Donald Lu me reformën në drejtësi, është pikërisht kontrolli Perëndimor mbi të dhe kjo do të ketë  ndikim afatgjatë në Shqipëri. Është kjo arsyeja që dhe kur flitet për Vettingun e politikanëve, i vetmi kundërshtim i qartë i opozitës është, të mos kenë gisht të huajt. Dhe të gjithë këtu kanë parasysh atë që Donald Lu, bëri me reformën në drejtësi ku mekanizmin kyç, ua la në dorë Perëndimorëve.

Dhe tani ndërsa ndahet me Sali Berishën dhe Ilir Metën nuk jam i sigurt, nëse ai kërkon t’ua zbusë zemërimin për atë që  ka bërë me reformën, apo t’u kujtojë se në atë betjë nuk kishte asgjë personale. Dhe ata kanë shumë nevojë, ta dëgjojnë  sidomos këtë të fundit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

25 komente në ““Litari” që la jashtë, ambasadori Lu!”

  1. populli qe pret me padurim says:

    Jam i bindur qe kane kerkuar ata kete takim ,si per te lare mutin me shurre.Duke patur parasysh largimin e afert te tij,dhe joaktiv kohet e fundit per reformen qe u aktivizua personalisht,ata kerkojne te duken miqesore dhe i gezohen faktit qe reforma nuk ka shkuar deri ne fund para largimit te tij,me shpresen qe pasardhesi do te jete ndryshe.Llogarite i kane bere gabim,se stafi i nderkombetareve qe po ndjek nga afer vetingun eshte po ai dhe do te vazhdoje punen pavaresisht se kush vjen ambasador i ri.

    1. Reportazh me Salitar ne gryke... says:

      Jam shume I zhgenjyer nga ky kryeartikull,…
      Litari qe po le Luja si thote me hile Mero
      eshte ushkur brekesh prej mendafshi
      per sekrecionet e Viqidolsit..peshqesh nga AleLuja
      ,
      Amerika dhe Europa kane deshtuar ne menyre spektakulare ne vendosjen e demokracise ne Shqiperi dhe eshte 100% faji I tyre se qe kur Rajersoni mori pjese ne votime ne pranveren e 1992-it ra sovranitetit shqiptar dh cfare kane thene nderkombetaret eshte bere ne Shqiperi.
      ,
      Fred Abrahams e thote qarte cfare DIRTY JOB eshte bere cerekshekulli ne shqiperi..
      AI THOTE TEKSTUALISHT:
      Berishen e vendosi Amerika ne 1991 dhe me vone mbyllen syte para krimeve te tij….me qarte nuk ka me …

      .
      Litari qe po lejashte Luja Aleluja eshte Salibisha I cili ka 25 vjet ne qafen e atij populli qe akoma genjehet se SERBerishajt dhe SERBIBERAJT me banden e tropojes hodhen kamunizmin … ishte gabim atehere dhe sot eshte kriminale te mos kerkohet falje por I lihet litari ne qafe atij populli
      .
      Te lesh jashte vetingut Berishorrin kur ai i ka kryer te gjitha krimet e renda qe permban kodi penal I Republikes Shqiptare qe nga vrasjet,tradhetite,shkaterrim I shtetit,perdhosje dinjitetI KOMBETAR e dhe deri te urinimi mbi familjet e viktimave te tij eshte nje nder qe Mero Baze po ja ben ish mikut te tij para 2006.
      Me aq sa keni shkruar zoti Mero pas gerdecit per mender berishen e deri te 21 janari ai meriton te quhet perbindesh dhe jo autoritarist (ku e ke gjetur kete lloj rrene).Ne te kundert automatikisht Mero Baze quhet mashtrues ose nje njeri qe kauza e tij per te denuar berishizmin ka deshtuar ne menyre te turpeshme.

      Nqs do krahesoni pseudo-shtetin shqiptar me shtetin grek dhe shtetin serb eshte pak te themi katastrofale.
      Shqiptaret si komb bene nje gabim fatal ne 1990-1992.

      Po perseritet gafa e tyre me turqit ne shekullin e XV kur pas vdekjes se Skenderbeut nuk vepruan si serbet qe ruajten dinjtetin dhe besimin dhe nuk e vune kurre turkun ne krye te sofres si puna jone qe u beme me turq se turqit….dhe sot me amerikane se amerikanet dhe dihet se cfare ndodhi.
      Pas 1992 ashtu si u sollen shqiptaret me Skenderbeun qe I hengren dhe kockat,ashtu u treguan kanibale,vampire dhe hijena me Enver Hoxhen ku me te urryerit u treguan bash ato qe Enveri I kishte marre nen bese deri te oxhaku I tij.

      Mos u habit I nderuar lexues !
      Koment-shkruesi deri ne mars 1997 jo vetem qe ka qene kunder ose ka abstenuar sistemin (diktaturen) para 1990 por dhe pas 1992 kam anatemuar shume njerez qe vleresonin akoma enverhoxhen.Pas 1997,1998,2008,2009,2011 e deri sot kur e gjithe bota ose po tallet ose mbyll syte me poshtrimin public

      Shpetimi I Shqiperise ka vetem nje rruge:
      TE THUHET E VERTETA QE ESHTE MJAFT E HIDHUR;
      Ne 1991 kur shqiptaret me forcat e veta ndryshuan sistemin pa gjakderdhje,ndodhi nje veprim antishqiptar nga I cili po vuajme dhe sot.
      Nje dron I komanduar nga beogradi me ballon ku shkruhej “dekomunstifikim” ku ishte stampuar surrati I mender berishen dhe hajdarit u ul ne 2 prill 1991 ne qytetin eshkodres ,se kush elezbiberovice dhe rajersonovicee komandonin ballonin dihet.Eshte pikerisht ai sekt antishqiptar,antiamerikan dhe proserb qe ne menyre pafundesisht djallezore futen dronin ne Beograd ne kohen,vendin dhe menyren e duhur per te shkaterruar kete rradhe jo vetem shqiperine por dhe Ballkanin.

      Me pak fjale teoria xhaferrdeviste e elezbiberajt dhe McCarthyism-i I rajersonovicit ne 1992 per dekomunstifikimin e shqiperise ne nje kohe qe ai kishte rene shume vite me pare duhet te demaskohet si antishqiptare dhe solli nje shkaterrim biblik te Shqiperise.Pikerisht dy “kalorsit e zinj” te kesaj kryqzate te gatuar ne guzhinat e beogradit ,Berisha dhe Hajdari duhen shpallur dhe trajtuar si Hamza kastrioti dhe ballaban pasha (pa harruar dhe Lulzi Bashen qe pasi vrau duke qeshur 4 veta ne 21 janar u shpall yll ne ngjitje nga LMT Leka I trete).

      Le te flasim me hapur:
      Greku dhe Serbi kur behet fjale per kombet e tyre behen bashke si populli ashtu dhe paria & qeveria dhe si me turkun para 500 vjetesh dhe sot me amerikanin apo rusin jane dinjtoze dhe bejne Pazar me ta.
      Kurse ne jo vetem qe nuk bejme Pazar,por cilesdo perandori qe prek brigjet e atij vendi I japim celsat e shtepise dhe I lirojme qoshen e oxhakut..
      Sot si komb jemi kthyer ne nje rang (ndoshta me poshte) me vilajetet e kohes turqise

      Pra thjesht sot shqiperia eshte nje republike ambasdoriale ku paria e politikes komandohet me pult nga rruga e elbasanit (ndoshta I kane lene nje button rezerve Merkelit).
      Dita e pare e shpalljes se kesaj republike ka qene 4 dhjetori 1991 kur perbindeshi berishe prishi qeverine e stabilitetit duke patur mbrapa billin,willin qe u vinte era beograd ne ate kohe.
      Zyrtarisht marrja pjese e will rajerson ne votimet e 1992 (pasi ishin prishur votimet normale te 31 marsit 1991 nga ky kopetent) ishte” de facto” nje lloj mbreti apo perandori I pashpallur dhe Berisha nje vasal I verber I tij (kujtojme tritolin ne 5 maj ne varrezat e deshmoreve te kanibalit te mjere berishe qe me shume dukej si kale karroce se preshident.

      Nuk duhet humbur kohe Vetingun e Leshit te Luse qe duket se eshte shpikur nga sekti qe organizoi 2 prillit 1991,14 shtatorit 1998,gerdeci,kosta trebicka e deri te I gjori Santo.

      krimineli Berishe duhet te denohet ne menyren me egzemplare te mundeshme por eshte e lexueshme qe ai po mbrohet me cdo kusht nga ustallaret e 2 prillit 1991 qe jane te njejte me dronin e beogradit.
      Eshte pertej cdo imagjinate impotenca e PS dhe ndyresia e ilir metes.
      Ka ardhur koha qe per shqiperine te mblidhet nje tryeze nderkombetare per te diskutuar dhe gjykuar se kush e ka fajin e shkaterrimit biblik te shteti shqiptar.
      Kjo ne fakt dihet :Teoria antishqiptare e “dekomunistifkimit” e dyshes fame keqe biberaj- rajerson dhe possacarisht k/krimineli berishe dhe lulit te tij.
      Eshte ne nderin e kongresin amerikan te organizoje nje séance te jashtzakoneshme per te krijuar nje grup investigimi per te hetuar se kush eshte ai sekt antishqiptar ne rrethinat e washingtonit qe kllonoi monstren berishe ne vitet 1990 dhe qe po e mbron me cdo kusht dhe sot duke arritur deri te prag-detonimi I ballkanit.
      disa fakte shqetesuese serioze po shikohen sot per te mjegulluar krimet e berishes duke ngjallur nje terror anti-komunist dhe anti-enverist te panevojshem dhe te urryer.qe nga Tepelena e Meros
      40 shenjtoret qe ja kishin futur Papes nga mbrapa,pasarelat e shpifura te rames dhe mirela kumbaros,urinimi I varrit te enver hoxhes,renditja e berishes krahas seknderbeut dhe nene terezes dhe me e ndyera “misioni “ alla elebiberjan,blendi fevzijan I Bernard Fisherit duke “caktuar” daten e clirimit ne 4 dhjetor 1945 duket se I ka kaluar kufinjte njerzore te talljes dhe poshtrimi te kombit shqiptar njelloj si ne beograd dhe ne qeverine e uefa-s..biles gjithe kjo duket si ne” simfoni” e pinjolleve te nazi-fashizmit,zogistave te genjyer dhe ish basjpuntoreve te diversanteve qe vinin nga beogradi nen bekimin e bibereve ,shkijeve apo shkrelave.
      Nqs se vazhdohet akoma me gabimet,gafat dhe krimet e bera qe nga 1991 e deri tani me Sali Berishen do t’ju sugjeroja atyre segmenteve te dipllomacise dhe inteligjencies amerikane dhe europjane:

      Ju lutem mos I jepni permasa kozmike Enver Halil Hoxhes duke mbrojtur hapur
      nje perbindesh,
      nje drakul
      nje frankeshtein monster
      si Vampiri I vicidolit.
      .
      Jemi pushtuar ne kohe te ndryshme nga armiqte e kombit por ky poshtrimi i miqve me Salitarin e tyre qenka me i rende…

      1. Shefqet Cela says:

        Analizë therëse e historisë dhe gjendjes katastrofike të sotme.
        Si me bisturi mjeku analizon tumorin malinj të popullit tonë sot. Ky tumor është, çuditërisht, një mjek i telekomanduar nga Beogradi dhe me bekimin e qarqeve fashiste tej oqeanit.
        Komentit tuaj, zotëri, i mungon shpresa. Gaboheni! Vetingu është një nga shpresat. Do të shporret “drejtësija” plepiste.

    2. Skypion says:

      Editoriali i radhes i analistit tone eshte shkrimi me negativ qe eshte bere per ambasadorin Donald Lu, qe nga ardhja e tij me detyre ne Shqiperi. Dhe, nje nder me negativet te bere ndonjehere per ambasadoret amerikane ne Shqiperi, pas shembjes se ditatures komuniste.
      Ne kete shkrim, ambasadori amerikan paraqitet si nje diplomat dinak, i lig, qe mban hapur anen e pozites; i cili, synimin kryesor te punes se tij ka futjen ne burg te liderve opozitare.
      Te gjitha aludimeve te meparshme, shkrimi i sotem i zotit Baze, duket sikur ka per qellim t’u vere vulen: po, ambasadori Donald Lu, ka mbeshtetur nje Reforme ne Drejtesi ne favor te maxhorances socialiste, per te ndeshkuar kundershtaret politike te saj!
      Ne asnje nga komentet e mia, megjithese, si komentues i thjeshte anonim, pra pa pergejgjesine qe duhet te kete nje analist si ky i yni kete rast, asnjehere nuk me ka shkuar mendja qe zoti Lu ka ardhur me mision ne Shqiperi per te futur ne burg Berishen dhe Meten, dhe per te bere nje Reforme ne Drejtesi qe te jete ne sherbim te Edi Rames; nuk me ka shkuar ne mendje, pa le te kem bere ndonje koment te ngjashem si shkrimi i analistit tone; edhe pse mund te kem patur, dhe qe kam ende, ndonje rezerve per zoterine e tij.
      Per here te pare, ne debatin e ashper dy vjecar mbi Reformen ne Drejtesi, analisti me prane Edi Rames, analisti kryesor i tij, thote ne ligjerate te drejte, hic me shume e hic me pak, qe misioni i ambasadorit amerikan ne Shqiperi, dhe vepra e tij kryesore ne detyre, Reforma ne Drejtesi, na paskeshin qene ne funksion te pushtetit te Edi Rames, dhe ne menyre specifike per te ndeshkuar kundershtaret e tij politike.
      Besoj qe ne kete pike, madje edhe per me fanatikun trushpelare socialist, gjithcka eshte e qarte dhe nuk ia vlen te zgjatemi me tutje.
      Tani, ne kete rrethane te re, ku vete njerezit me te afert te Edi Rames, e pohojne qe Reforma ne Drejtesi na paskesh qene nje rreng per te ndeshkuar kundershtaret politike, nuk mendoj qe mund te kete njeri normal qe te besoje akoma ne te. E thone vete te zotet e punes. Do te ishte budallallek qe te kemi akoma dilema per nje gje qe, vete ata e pranojne , eshte bere ashtu sic edhe i kane akuzuar.
      Por, duhet te jemi te drejte, te pakten me zotin Donald Lu, te cilit, hapur ne kete shkrim, po i behet nje padrejtesi me te vertete e madhe.
      Nuk ka qene qellimi i zotit ambasador, ky qe thote analisti yne. I vetmi mekat i zotit Lu , nese mund ta quajme te tille ambicien profesionale, mund te jete pikerisht kjo ambicie qe, te themi te drejten, do te ishte maja e punes se cdo diplomati ne karrieren e tij.
      Po te shohim efektet reale, te prekshme, qe i shohin te gjithe, te Reformes ne Drejtesi, ato jane te gjitha, pa perjashtim, ndeshkim i politikaneve, deputeteve, ministrave te korruptuar te maxhorances socialiste te Edi Rames . Shume koka te prera kryebashkakesh socialiste, deputetesh socialiste, ministrash socialiste dhe funksionaresh te tjere me te vegjel, pervec te tjerash, kane ardhur edhe si pasoje e akuzave te ashpra publike te zotit Donald Lu; bile edhe ne ato raste, kur ambasadori amerikan nuk eshte perfshire drejtperdrejt, ai ka mbeshtetur fuqishem Opoziten ne akuzat dhe denoncimet e saj ndaj socialisteve.
      Nje shembull spektakolar eshte mbeshtetja qe Donald Lu i dha Sali Berishes , kur ky i fundit denonconte Shullazin dhe lidhjet e tij me socialistat , e sidomos, me ish-Ministrin e Brendshem, sot nen hetim si pjesetar i nje bande shume te rrezikshme te trafikut te droges, Sajmir Tahiri .
      Ambasadori amerikan ka qene i pari qe e ka mbeshtetur Sali Berishen. Po te mos ishte mbeshtetja e ambasadorit Lu, Shullazi ende do te ishte i lire, me gjithe denoncimet e Berishes; justifikimi ishte gati nga socialistat: he more se Berisha ja fut kot… eshte bere qesharak… shih se me cfare personazhesh te vulgut merret… edhe qesh e gajasu … !
      Mirepo, ky personazh i vulgut, te cilin e injoronte me perbuzje (gjoja) Rama, na dolli nje dobic i socialistave, qe na paskesh pasur lidhje te fuqishme ne kupolen e larte socialiste!
      Ky eshte nje rast. Ka edhe shume te tjere.
      Jane keto fakte, qe hedhin poshte balten qe analisti yne hedh mbi figuren e ambasadorit amerikan, Donald Lu.

      1. Ish spiun dhe ish kandidat per president mercenar i saliut,ky skypion, eshte bere shume i shpelare!

  2. Liri says:

    I sakte si gjithmonë. Flm.

  3. gjykatesi monster says:

    Luja do mbahet mend si njeriu qe kapi prej bythe 140 meshkuj e femra, i futi ne nje salle qe ka emrin parlament dhe i vuri te votonin si ushtare, perfshire edhe plakun shpirtzi Sale. Duhet te jete njeriu me krenar ne bote. Kushedi se cfare historish do t’u tregoje niperve kur te dale ne pension. Ngordhte Sala nga inati, se vetem Luja ia zdrugoi koken.

  4. Lyl Basha says:

    Shtangisti hajdut dhe Shpellari kriminel njeri nga secila ane e litarit.

  5. M A R K O says:

    Luja takoi jashtqitjet para se te largohej. Nuk di a lau duart mos i bien ere.

  6. ALBAN DEGA says:

    GJEST BURREROR I NJE AMBASADORI BURRE SHTETI !

    Foli hapur qarte, me fakte dhe deshmi te qarta se askush nuk mund te kapi drejtesine shqiptare pervec ligjit .
    Askush nuk eshte mbi ligjin- ky eshte mesazhi prej burri shteti i ambasadorit amerikan ne ikje nga Tirana !
    Kete e ka thene e ritheksuar sa here ka dale para shqiptareve !
    Faleminderit Donald Lu, Nderi i Kombit shqiptar !
    Udhe e pune te mbare ne misionin e ri ne sherbim te aleatit e mikut strategjik te shqiptareve tash e te pakten 100 vjet Shteteve te Bekueme te Amerikes ! Amen !

  7. Komentuesi says:

    Do kete mare ndonje valiçe me dollar zoti Lu nga Berisha,se per keto marietesh eshte i soti Saliu.Ai blen dhe djallin e jo me Donald Lu.Por eshte e turpsheme ,qe ambasadori Lu si amerikan shpresedhenes per shqipetaret,paska pershtypje te mira per Berishen dhe Bashen,dy kriminelet me te medhenj te popullit shqipetar.Edhe Amerika,qenka e pabese.

  8. Bolearti says:

    Hahaha. Zoti Lu flet per kapjen e peshqeve te medhenj dhe tere diten e kalon ne shoqeri me ngjalat. Kjo nuk eshte cinizem o zoti gazetar. Por as diplomaci nuk eshte. Zoti i falte peshqit e medhenj dhe ne tigan me vaj te perveluar shkofshin ngjalat dhe cfare ju rrine prane. Amin.

    1. Dima says:

      Ne paste ZOT le t’ia marre hakun ketij populli.

  9. faro says:

    Komplimentat qe u befi Ku, tejkalonin ato cka kishte bere deri me sot.
    Pse????????

  10. Kuq e zi says:

    Z.mere po humb ndjekes
    Prandaj perdor tituj karrem mendoja se do lexoja nje artikull krejt tjeter
    Me intervisten e fundit ambasadori nuk la si litar nderkombtaret per vezhgim por i tregoi pupullit shqiptar qe pas nje beteje te gjate SB nuk hetohet as denohet
    Une nuk shoh litar tjeter nqs ste pelqen (as mua) shkruaj dicka tjeter por intervista e tij nuk ka te tjera kuptime

    1. mirel says:

      Duket qe Mero i heq shume shpejt shkrimet qe i bejne dem shtetit te Ramiut.
      Bene kaq shume zhurme per Reformen, Vettingun, peshqit e medhenj..degjoje cdo dite ligjeratat Ze Rames, bashke me papagallet si Taku dhe Keti Bazhdari..degjije Lune qe thuaj po e qethte politiken nfa koka, dhe del perfundimi se Vettingu paska rruar vetem lesht e b…se Berishes dhe Metes.
      Bile dje Mero botoi nje deklarate tjeter per Lu ku thoshte qe Sali Berisha ishte me seriozi qe donte te zbatohej Vettingu.
      Po ashtu dhe Meta e Rama qe kishin frike te shkonin ne shtepi se mos grate dhe femijet do ti vinin para pergjegjesise: Babi a e miratuat Reformen?
      Ja, kjo eshte tallja e politikes me popullin shqiptar.
      Kane angazhuar per kete pune 10tra njerez, njesi pune, miliona euro nga buxheti i shtetit, duke vazhduar me tej talljen dhe vjedhjen sistematike te taxave te shqiptareve per te financuar nje mision falls dhe te destinuar qe te deshtoje.
      Kjo maskarade qe zgjati dusa vite rendon ne kurriz te popullit dhe te se ardhmes se shqiptareve.
      Me pak leke per pensionistet dhe per rrogat e buxhetoreve, apo dhe per shkollat, spitalet etj.
      Pse? Sepse mafiozet e shtetit gjeten menyren qe jo vetem ti shpetoj e drejtesise, por te tallen me kerkesen e popullit per te vene perballe drejtesuse kriminelet.
      Doni drejtesi ju? Po duhen leke per kete..
      Sipas Rames shteti nuk mund te bej drejtesi, duhen strukturz te tjera parale psh me ndonje ambasador nga Amerika dhe ndonje experte nga Evropa si Vllahutin.
      Populli u fut per lesh, dhe doli i qethur, ndersa Romana dhe Lu iken shend e vere.
      Perfundimi? Jo vetem qe peshqit e medhenj nuk dolen aspak fajtore, por ata e paskeshin gatuar kete menu qe quhet Reforme, dhe ne e paskemi ngrene, jo ata.
      Kaq Mero mundohet ta fshehe me aludime dhe filozofira, duke ja lene fajin Luse dhe aspak Ramutit.
      Mero harton te thote se ky ishte plan per te ndihmuar Ramen te rrije ne krye te shtetit pa u mbajtur pergjegjes per mosdenimin e Berishes, duke bere aleance me bashkepunetoret e Berishes. Dhe duke vazhduar te njejta praktika korruptive kriminale si Berisha, deri te tradhetia konbetare qe perfundoi me shitjen e detit, si Berisha.
      Me pak fjale, ne si popull, dhe aq me teper socialisteve militante, jua kane futur paq donaldin ne..

  11. K9 says:

    Një teatër i pështirë shqiptar dhe një kodosh amerikan që na konsideron dhe trajton si komb idiot.
    Do të doja shumë që në këtë vend ambasadorët e çdo vendi të mos i njihte dhe pirthte askush. Detyra e tyre lidhet vetëm me diplomacinë politike.
    “Ambasadori amerikan” si fenomen, është një nga shembujt më diskretitues të mentalitetit provincial dhe orjental që manifestojmë. Duke veneruar madhështinë dhe forcën e Amerikës, i kemi dhënë ambasadorëve të saj rolin e kryebajraktarëve të tribusë sonë arkaike. Fjala e tyre është mbi çdo ligj. Të gjithë shkojmë e spihunojmë njeri tjetrin në ambasadën amerikane që i kemi dhënë një lloj karakteri dhe pushteti religjioz. Mënyra se si rrimë në rrjesht gati-tu përpara ambasadorit, të gjithë nga i pari tek i fundit është po aq poshtëruese. I kemi dorëzuar gjithçka nga siguria, ushtria, financat, integriteti, drejtësia. Na kanë detyruar të heqim dorë nga mundësia për të pasur ushtri dhe për tu vetëmbrojtur. Na kanë hequr çdo lloj mundësie të negocjojmë por vetëm tju bindemi të nënshtruar vendimeve të tyre, që jemi të detyruar biles edhe ti venerojmë. Me anë të një klase politike dhe mafjoze që kanë mbështetur dhe mbështesin, gjoja duke na qarë hallin, pasi shkatërruan dhe grabitën çdo lloj sektori strategjik, e hodhën Shqipërinë në humnerë e borxheve të frikshme duke e skallavëruar tërësisht.
    Intervista e fundit e ambasadorit amerikan ishte dhe dëshmi se si për interesa të vendit të tij, na vë me lehtësi kundër njëri tjetrit dhe ndërron horrat që i duhen sipas interesit pa asnjë lloj skrupulli, duke na trajtuar si komb idjot.
    Politika hileqare e 30 vjeçare e degjenerimit të çdo lloj institucioni duke mbështetur horra, kishte si qëllim të legjitimitimonte kontrollin total të amerikanëve mbi çdo lloj institucjoni, duke marrë aprovimin e shqiptarëve të detyruar drejt një dëshpërimi dramatik,që heqin dorë nga çdo lloj e drejte shtetformuese, vetmbrojtëse, negocjuese, pavarësie dhe integriteti.
    Sot shqiptarët, viktimë e mentalitetit të tyre dhe politikave strategjike amerikano perëndimore, e ndiejnë veten krejt të paaftë të vetëudhëhiqen, duke ja dorëzuar defacto veten, shtetin dhe Shqipërinë në dorë të tjerëve.

  12. #### says:

    Ambasadori si Berisha i do te gjithe, shkerdhata qe per karrige dhe xhepin e tyre i qijne nanen Shqiperise dhe ja japin ta prostituoje kujtgjithekujt qe i sherbejne si lavire.
    A nuk eshte Berisha lavirja i serbit, grekut dhe amerikanit?
    A nuk sillet ambasadori si tutor?
    Reformen nuk e donte per kryekermen Berisha, por qe te na mbante peng prej koqesh.
    Kete tha dje.

  13. Dash says:

    Komenti”Reportazh me Salitar ne gryke” …eshte e verteta e hidhur e ketij vendi….BRAVO autorit…

  14. pitu says:

    mero luja eshte diplomat dhe e ka per detyre ti takoje sepse ata jane ne krye te shtetit kete detyre ta la ty se dashku me temen prandaj je merzitur se duheshte takohesh edhe me ambasadorin e ri dhe nuk dihet si i ke punet edhe ti

  15. enver hoxha says:

    hongre dru .sepse je mesuar ttu lepish by……….saliu te la te hapesh gazeten e kazanit,,sic thote edi rama…jeni pa shije fare,,,je bo si ajo anija qe nga fryne era shkon,,tung,

  16. Bardhi Tolabi says:

    Ambasadorii,ne rradhe te pare,perfaqesuesit shtetin e tij ne vendin ku eshte akredituar dhe punon per permiresimin dhe forcimin e vazhdueshem te marredhenieve midis dy popujve.Per ambasadorii,te dy krahet e politikes trajtohen njesoj,ai eshte I baraslarguar,te pakten publikisht prej tyre ne perplasjet midis tyre,perndryshe do te ishte Jo I mirepritur ne momentin e nderimit te pushtetit.
    E vite re ne intervisten e fundit te tij?
    “Buzeqeshi” dhe vetem fjale “dashamirese” tha per Saliun e Liken edhe pse e kane anatemuar per reformen ne drejtesi…
    Vizitat e tij Jane kortezia dhe I kryejne te gjithe ambasadoret e Botes atje ku Jane akredituar…
    Mos u habisni kur te degjoni see Brenda ketyre diteve Like floririt do I jape dhe nje dekorate…
    Kjo eshte diplomacia,me te puthura e perqafime due nga ana tjeter me gishtin ne bythe sic e meriton..

  17. alphade says:

    Z. Dega, takimet me Berishen dhe Meten, nje binom i urryer nga shumica
    derrmuese e shqiotareve, Ambasadori Lu krijoi tek ne shqiptaret e zakon-
    shem,anonime nje ndjesi jo fort te mire, me sakte do te thosha se krijoi nje
    fare disiluzioni sepse krmi parasysh “katilinaret e Saliut dhe te Metes” kun-
    der Amasadorit Lu, bile u arrit deri atje sa te bejne nje ndarje drastike midis
    qendrimit te Shtetit Amerikan dhe Ambasadorit Lu duke u perpjekur te mash-
    trijne Shqiptaret. Ky “dallim” Neve shqiotareve na kujton ate barcaleten e Pal
    Vates ,ku shkodranet stigmatizojne injorancen e Pal Vates: “Une dhe Enveri
    nuk dime gje, mos e ka bere Mehmeti me koken e vet” ?! Keshtu Presidenti
    Amerikan dhe DASH nuk dine gje mos e ka bere Ambasadori LU ,me koken e
    vet ???? Vetem ne Shqiperi ky popull i ha kalkep,sapunin per djathe dhe kete
    e dine fare mire si Berisha ashtu edhe Meta. Dhe prandaj i thurin keto tribula-
    cione mashtruese alla kineze sepse e dijne qe shqiptaret i hane kollaj keto ge-
    njeshtra. Nje duhet te jete e qarte per cdo shqiptar se cdo Ambasador apo di-
    plomat ka dy rruge ne diplomaci : Ose te zbatoje pike per pike udhezimet e
    Ministrise se Jashteme nga vendi qe eshte akredituar dhe porosite e Presiden-
    tit te tij qe e ka emeruar, Ose nese nuk eshte dakort me linjen e Presidentit dhe
    Ministrise se Jashteme te vendit te tij: JEP DOREHEQJEN te parevokueshme ,por
    sa kohe qe Ai ambasador endron ne detyre,pavaresisht i majte,i djathte apo i
    qendres ambasadori eshte i detyruar,sipas ” Konventes se Vienes” te zbatoje me
    perpikmeri udhezimet dhe porosite e MJ dhe te presidentit. Keshtu kjo eshte po-
    thuajse nje “aksiome” per cdo diplomat .
    Une personalisht e kuptoj dhe e mirekuptoj Ambasadorin LU ,por une jam dakort
    me ate qe thote gazetari i sprovuar !Mero Baze se Ambasdori LU e “La Litarin Jasht
    Varrit”. Por une kam besim dhe kete e kam thene edhe para disa kohesh se zonja
    Ambasadore Amerikane qe do te vije ne vend te LU-s ,per ata qe besojne ne nje
    “zbutje” te Ambasadores se re Amerikanee kane fund e krye gabim. Ka shume mun-
    desi te bien nga ” shiu ne bresher” dhe kjo e fundit eshte shume e mundeshme se-
    pse zonja ne fjale eshte nje Autoritet ne DASH,veterane e ketij Departamenti. Ajo i
    njeh fare mire “labirintet” e diplomacise,prandaj zoterinj Berisha,Meta, Basha,etj.etj.
    duhet te pergatiten mire sepse kohra te veshtira i presin. Mos e hapni shampanjen
    e “fitores” ndaj LU-s sepse LU-ja ne te ardhmen do t’ju duket LU-le ne krahasim me
    “buldozieren” qe do te vije,si amsadore e Amerikes ne Shqiperi.

  18. Qytetari says:

    Artikull shume i goditur; ambasadori Lu do mbahet mend per mesazhet e qarta madje disa here te forta e shpresedhenese per shqiptaret, per njerezit e thjeshte te ketij vendi; ai u detyrua shpesh te dilte nga petku diplomatit vetem e vetem qe ketij populli ti thuheshin gjerat troc dhe ai e beri kete gje me mire se cdo politikan a shtetar i ketij vendi; lexoni vetem mesazhet e mijra qytetareve ne mbeshtetje te ambasadorit sidomos gjate kohes kur do votohej ne Parlament reforma ne drejtesi te kuptohet sesa shprese kane shqiptaret si popull tek mbeshtetja e drejte e USA;
    Ky vend ka humbur shume kohe ne rrugetimin e tij drejt zhvillimit, duhej te ishin shume me ndryshe gjerat sot, por ndonjehere vlen shprehja popullore me mire vone se kurre;
    Dicka tjeter, ketij vendi po i pakesohet mjaft qytetaria e te sjellurit si qytetar, dhe shpesh te duket vetja sikur jeton mes rrugaceve dhe jo mes njerezve normale, sot psh tek kryqezimi universitetit ufo me sheshin skenderbej pas muzeut historik u bera deshmitar I nje sjelljeje rrugacesh e vagabondesh: tek semafori midis universitetit ufo ne qender me muzeun historik kombetar nje qytetar po kalonte rrugen se ishte me jeshile por edhe makinat nga rruga Zogu i Pare kane te drejten te kalojne, por nga nje makine me targa AA 340 GK (apo OK) monovolum nje djale I ri me mjeker e syze te errata teksa donte te ecte shpejt e shau ne menyren me te ulet kete qytetarin, hapi xhamin e shoferit dhe cfare nuk i tha me ze te larte, e vetem pse qytetari po kalonte rrugen e ky person zvogeloi shpejtesine, kaq; e shume njerez e pane kete skene rrugacesh prej ketij shoferi anormal, e te kete shtet ligjor tamam sic duhet te jete sdms policia atij shoferit duhej ti kishte vene prangat ne vend per fyerje ne publik pa shkak qytetarit; prandaj duhet te ndryshojne shume gjera per ti dhene shprese ketij vendi dhe urojme e shpresojme qe njerez te tille si ai rrugaci a drogazhiu te mos jene fare ne qarkullim te lire me ato sjellje por pas hekurave si ne cdo vend tjeter;

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *