Patozi: Rama do të ikë nga pushteti kur të ketë një opozitë reale jo të rreme si kjo e Bashës

Ish deputeti i PD Astrit Patozi thotë se nuk e lidh asgjë me partinë e privatizuar të Lulzim BashëS.

I ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel, Patozi foli dhe për qeverisjen e PS ku tha se, Rama do të ikë nga pushteti kur të ketë një opozitë reale, ballore, të sinqertë dhe jo një opozitë të rreme, siç është sot.

“Partia Demokratike ka vetëm një mënyrë për të shpëtuar dhe misioni im, ajo lëvizje që ju thoni se u shua, ajo kishte një qëllim: t’u provonte demokratëve dhe shoqërisë shqiptare, se Partia Demokratike ose e shfrytëzonte, ose e humbte një mundësi të fundit për t’u rimëkëmbur. 

Basha dhe të tjerë zgjodhën që ta mbajnë peng PD-në. Zgjidhja sipas meje nuk është më te Partia Demokratike. 

S’ka kuptim që ne të zihemi për çelësat e SHQUP-it, që sipas meje janë çelësat e kashtës. 

Nuk ka kuptim që disa demokratë të mërzitur me Lulzim Bashën të marrin tashmë PD-në. Megjithatë, unë zgjidhjen e kërkoj nga shoqëria shqiptare, nga njerëzit që ndihen të djathtë, të mashtruar nga të dyja kampet politike, si nga qeveria, ashtu dhe nga opozita zyrtare, të cilët janë të detyruar të ndërmarrin një reagim, një lëvizje politike që mund ta shkundë sistemin. Unë tek ata e pres dhe jo te Partia Demokratike”, tha Patozi.

Partia Demokratike nuk bën të njëjtën politikë të 20 viteve më parë, jo të njëjtin aksion politik të atyre viteve. Jemi pak orë nga 14 shtatori i 20 viteve më parë, kur pushteti u sulmua me armë, u rrëzua me dhunë dhe sot ju keni një projeksion të ndryshëm, gjykoni më ftohtë. 

Si mund ta përshkruani dhe si e perceptoni 14 shtatorin e vitit 2008? A keni një lloj reflektimi mbi atë ngjarje?

Ai aksion i atëhershëm ishte në kontekst krejt tjetër me atë që flasim apo gjykojmë sot. Të kthehesh 20 vite pas nuk është kaq e lehtë. Mbi të gjitha ishte një reagim ndaj një ngjarjeje shumë të rëndë, që konsiderohet ende si vrasja e shekullit për Shqipërinë. Si i tillë mund të ishte edhe i ekzagjeruar. 

Unë jam i djathtë në gjene dhe në formim, ndaj përjashtoj çdo lloj mënyre revolucionare të marrjes së pushtetit”, tha Patozi. (TemA)

 

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Patozi: Rama do të ikë nga pushteti kur të ketë një opozitë reale jo të rreme si kjo e Bashës”

  1. Bla bla bla 20 minuta te humbura kot nga nje humameno qe i duket vetja i zgjuar.
    Une keshtu e une keshtu,nuk jam ketu qe te them keye apo ate….
    Sali berisha eshte i madh ….po ka edhe ai pergjegjesi.
    Lulashi e ka mar peng pd….por dali eshte i madh.
    Po beu burre more mut kush e emeroi lulashin kush e solli nga ana anes pse e solli.
    Ku eshte partia jote qe dole si jozefina……
    Pd e trofizuar ,une jam me pd por jome partin e kapur nga luli.
    Njesoj si ata qe thone une jam me ps jo me rilindjen ,rilindja nuk eshte ps e bla bla

  2. Kombi says:

    RAMA DHE SHUME POLITIKANE TE TJERE ,DO TE LARGOHEN NGA WETINGU DHE JO NGA OPOZITA🤣 MORE NJERI I ZGJUAR 😏

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *