Të shfuqizohet ligji që dënon prostitutat, ato punojnë nga halli

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Mustafa Nano

Herë pas here na jepen lajme mbi ndalimin e burgosjen e prostitutave. Janë lajme që kanë për burim komisariatet e Policisë. Këto të fundit ua përcjellin gazetave e televizioneve me shumë qejf këtë lloj lajmi. Madje, edhe informojnë në detajet më të imta. Ndonjëherë u japin televizioneve edhe pamje filmike.

Dhe ne kemi rast të shohim vajza të reja, që fshehin fytyrën për të evituar një turpërim publik. Sepse shoqëria jonë kështu e sheh ushtrimin e prostitucionit, si një turpërim publik. Dhe unë do të thosha se kjo tentativë për turpërimin publik të këtyre vajzave është krim më i madh sesa krimi i supozuar i tyre. Policët duhet të heqin dorë nga kjo taktikë e turpërimit publik të prostitutave.

Ata kanë për detyrë të zbatojnë ligjin dhe ligji u thotë se duhet të arrestojnë edhe vajzat që ushtrojnë prostitucionin. Kaq. Madje unë, po të isha në vend të policëve, do ta bëja një sy qorr e një vesh shurdh. Do bëja sikur nuk do t’i shihja prostitutat. Do t’i injoroja të gjitha denoncimet që do më vinin për këtë “krim”.

Prej policëve pritet të bëjnë gjëra të mëdha, të rëndësishme, pritet t’u tregojnë vendin kriminelëve, pritet t’ua bëjnë rup-sup banditëve gjithfarësoj, por jo të kapen pas ca vajzave që nuk i bien askujt në qafë. Nuk është shenjë force e zotësie të arrestosh ca vajza që prostituojnë. Ashtu si nuk është shenjë force e zotësie të arrestosh ndonjë djalë që përdor drogë, ta arrestosh me pretekstin se ai e mban dhe e shpërndan atë.

E vërteta është që ne kemi një ligj që e ndalon ushtrimin e prostitucionit. Në nenin 113 të Kodit tonë Penal thuhet: “Ushtrimi i prostitucionit dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet”. Kështu që policët, të rrimë shtrembër e të flasim drejt, bëjnë punën që u takon të bëjnë.

Nuk është problemi te policët pra. Ose le të themi që problemi me policët lidhet vetëm me ekspozimin e vajzave para kamerave. Problemi në të vërtetë është te ligji që dënon me burg prostitutat. E kanë këtë ligj edhe vende të tjera, në të cilat, ashtu si te ne, kode mesjetare të nderit janë një gjë shumë e rëndësishme. E kanë edhe vende të tjera që prostitucionin e kanë de facto një industri me peshë të madhe në GDP-në e tyre kombëtare. Fjala vjen, prostitucioni është ilegal, d.m.th i ndaluar dhe i penalizueshëm edhe në Moldavi, në Ukrainë.

Nuk e dinit? Po, po, kështu është. Dhe kjo është ironike. Të furnizosh botën me prostituta dhe t’i ndalosh këto të fundit të prostituojnë në vendin e origjinës nën motivin e ruajtjes së moralit publik, kjo është gallatë e shkuar gallatës. Është si të tallesh me veten.

Dhe është kjo që bëjmë edhe ne në këtë rast. Tallemi me veten. Sepse ne jemi gjithashtu eksportues të mëdhenj të prostitucionit. Prostitucioni zë një vend të rëndësishëm në GDP-në tonë kombëtare. Pa prostitucionin do ishim më të varfër sesa jemi. Dhe me këtë po bëj një konstatim. Po them një të vërtetë. Nuk është se po inkurajoj ushtrimin e prostitucionit.

Por nga ana tjetër, jam kundër dënimit të prostitutave. Jam kundër Kodit tonë Penal në këtë pikë, i cili, duke dënuar ushtrimin e prostitucionit, nuk bën gjë tjetër veçse ndalon disa vajza në moshë madhore të bëjnë zgjedhjet e tyre në jetë. Sepse të bësh prostitutën, është një zgjedhje. Dhe këtu po flas për rastin, që ato nuk shfrytëzohen nga dikush. Është një gjë shfrytëzimi i prostitucionit dhe është një gjë tjetër ushtrimi i prostitucionit. Kush dëshiron të jetë prostitutë, le të jetë.

Ne nuk kemi asnjë të drejtë as t’i turpërojmë publikisht, as t’i dënojmë ligjërisht vajzat e gratë, apo në përgjithësi njerëzit, për faktin se përdorin trupin e tyre për të mbijetuar, për të mbajtur me bukë familjet e tyre, apo ndoshta sepse kështu ua ka qejfi. Sepse prostitucioni ky është: t’i ofrosh trupin tënd dikujt në këmbim të parave.

Është koha që dikush të ndërmarrë nismën për shfuqizimin e ligjit, që ndalon ushtrimin e prostitucionit. Le të ndalojnë hapjen e bordellove, ndonëse për mua edhe kjo ha diskutim, le të penalizojnë ata që i përfitojnë shërbimet seksuale, ata që paguajnë për seks, pra, sido që edhe kjo është shumë e diskutueshme. Por jo ushtrimin e prostitucionit.

Nuk ka kuptim të penalizohen vajzat që prostituojnë. Është krejt absurde. As ndëshkimet e natyrës administrative me gjoba, nuk duhet të na shkojnë në mendje. Në këtë rrethanë ne, përsëris, duhet të dënojmë të tjerë, duhet të dënojmë ata që i shfrytëzojnë vajzat.

Dhe te shfrytëzimi nuk ka pse të futet tentativa e dikujt për të punësuar dikë si prostitutë. Nëse nuk bëhet fjalë për ushtrim dhunë fizike e psikologjike, apo për forma të tjera mashtrimi, presioni e shantazhi, nëse vajzës thjesht i bëhet një ofertë normale, të cilën edhe ajo vetë e sheh si normale, atëherë është e qartë se nuk kemi të bëjmë me shfrytëzim prostitucioni. Këtu jemi në rrethanat që një vajzë bën prostitutën me vullnet të lirë. Shkurt, bën një punë, punën që do. Punë e mbarë i qoftë! Me këtë nuk po them se të bësh prostitutën është alamet pune. Jo, nuk ma nxë goja këtë. Sepse nuk e mendoj një gjë të tillë.

Nuk do të isha i lumtur nëse vajzat apo mbesat e mija do të bëheshin prostituta. Po nuk e kuptoj se si mund të dënohet një vajzë që bën prostitutën nga halli. Sepse, duhet thënë kjo, të shumtat nga halli e bëjnë. Dhe prandaj, duhet t’i lëmë prostitutat në hallin e vet. Mos t’u bëhemi atyre hall mbi hall.

Apeli im është: Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, shfuqizojeni nenin 113 të Kodit Penal! Bëni një ligj, nëpërmjet të cilit të mbroni vajzat shqiptare prej dhunës së gangove, bëni një ligj që dënon, madje rreptë, tutorët e vajzave, por hiqeni prej Kodit Penal ligjin që penalizon vajzat që ushtrojnë prostitucionin. Sepse është një ligj demode. I kapërcyer nga koha. Dhe i padrejtë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

10 komente në “Të shfuqizohet ligji që dënon prostitutat, ato punojnë nga halli”

  1. Car llazari Kryqi ju Bashkon says:

    Po lejme Motren dhe Gruan tende Muco te ngrihet GDP E Shqiperise.

  2. vang says:

    Nese atyre u ndalohet te bejne nje pune me dinjitoze dhe keshtu do ta kene nga halli ahere dakort:Te mos denohen,.Por faktet jane kokfotre.Pa mohuar qe prostuticioni eshte nje pune teper e veshtire per femren,nje skllaveri,e ulet,poshteruese prap shume femra i nenshtrohen por jo se nuk ka alternativa.Pune mund te gjejne dhe nese nuk perputhet me profesionin apo nivelin e tyre relativisht me te larte arsimor ahere ka::::::te laje pjata e te qeroje qepe e patate neper restorante’:;te pastroje rruget::te pastroje shkalle::: te shkoje, apo te qendroje ne fshat ajo qe eshte fshatare dhe te punoje token.Do ta gjeje menyren dhe eshte me mire se sa ta punojne lloj lloj ngjyra dhe aroma meshkujsh.Ja pse ligji nuk duhet te cfuqizohet.Arsyet morale nuk ka c’ti permendim,sepse dihen.

  3. Lavdosh says:

    Shume e drejtesia
    Edhe Franca meantime e ka: te denohen tutoret dhe ata qe paguaj ne, por jo hallexheshat

  4. Alban says:

    DERMEN HUMAN E NARKOTRAFIKUT !

    – Kushtrim per lufte ndaj Mafias!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Zbulimi nga “Fiks Fare “ i Top Chanal te nje rrjeti 24 karat Mafioz tregtie njerezish, tregetie skllavesh, human trafiku me qender ne Tirane dhe Tetove.
    Kryetari i Shoqates Artistike “Ferdinand Deda” eshte strumbullari dhe kryetari i ketij mini- rrjetimafioz te human trafikut, nje kriminel I degjeneruar qe po te ishte ketu ne SHBA do ta ngryste jeten ne burg !
    Po aq kriminel e fajtor eshte pronari i restorant- hotelit ne Tetove dhe klientet kriminele te tij per. Policia dhe prokuroria shqiptare duhet te bashkepunojne me autoritetet maqedone por edhe me gjere !
    Pa asnje dyshim kjo eshte vetem maja e ajzbergut te human trafikut jo vetem me Maqedonine, por edhe me Kosoven, Malin e Zi, Greqine, Italine e shume me gjere, ku malli kryesor “ Made in Albania eshte “ Mishi i Bardhe” shqiptar !
    Trafiku i njerezve dhe Narkotrafiku jane krimet me te renda pas Terrorizmit dhe vrasjeve ne mbare Boten demokratike dhe denohen teper ashper kudo.
    Nje nderim madhor per Top Chanal, per Filipin e Madh Cakuli dhe stafin e shkelqyer te tij per kete e pothuajse te gjitha emisionet e tyre fantastike…
    Kjo eshte media qe duam e qe i duhet Shqiperise qe duam!
    Nje turp i madh per Policine e Shtetit, per SHISH-in per ministrine e Brendshme dhe qeverine Rama, nen hunden e te cileve ndodhin akte te tilla mafioze e kriminale te turpshem, skandaloze te pafalshme !
    Eshte urgjente qe ministria e Brendshme, SHISH-i, Prokuroria e Pergjithshme, Qeveria dhe Kuvendi i Shqiperise pa humbur kohe te ngrene struktura e Departamente te posacme dhe specializuara, te hartojne e miratojne ligje teper te rrepta per narkotrafikantet, per tregtaret e mishit te bardhe= human trafikantet dhe ti vleresojne ato ne te njejten kategori me terrorin dhe vrasjet !
    Policia dhe SHISH-i si dhe Prokuroria dhe ligji duhet te jene nje hap para terrorizmit, vrasjeve, narkotrafikut e human trafikut e jo te marrin njoftime e filmime nga media per krime te tilla te perbindshme, e jo te presin syshqiponjat e FBI-se, DEA,…. sherbimeve sekrete amerikane, angleze, gjermane, etj.
    Aq me pak te presin qe gazetaret te vene jeten rrezik per krime kaq te renda, qe ato e kane detyre paresore per ti parandaluar, goditur e ndeshkuar me gjithe fuqine e ligjit!
    Gazetare si kjo e Top Chanalit jane heroina qe meritojne nderimin maksimal nga shteti shqiptar!
    Hallall gjirin e nenes biologjike dhe Nene Shqiperise per guximin, mencurine, gjakftohtesine ne kete mision te veshtire per tu treguar politikaneve tane se kane shume per te bere kunder krimit !
    Le te jene vrasjet makaber te diteve te fundit dhe ky emision nje sirene alarmi nje kushtrim per te gjitha strukturat ligjzbatuese ne Shqiperi per tu zgjuar dhe vepruar si nje grusht i vetem ndaj Mafias shqiptare dhe nderkombetare dhe krimit individual apo te organizuar ne Shqiperi dhe brenda 30 ditesh ti japin grushte dermuese, tu japin dermen ketyre banditeve e krimineleve perbindesh, qe marrin frymezim edhe nga “ Banda e Gangstereve dhe Mafia krejt jashte kontrollit e Sali Berishes dhe strukturave te tij “ ne grupe te vogla” apo brigada terroriste ala Brigadat e Kuqe ne Itali e Greqi si Batalioni “Azem Hajdari “ dhe opozites me ogurzeze e faqezeze qe ka pasur ndonjehere Shqiperia …
    Shqiperia qe duam ka si shtylle kryesore sigurine e jetes se qytetereve shqiptare pa asnje dallim !
    Jeta eshte krye e drejta njerezore e njeriut!
    Ti jepet derma si human edhe narko- trafikut ne bashkepunim me strukturat ligjzbatuese te vendeve fqinje dhe ne mbare Boten!
    Sot!
    Neser eshte kurre asnjehere …

  5. fcb says:

    S´ka faj Muci , u merzit duke e bo ate pune m´ceftas .

  6. Mustafa Nano says:

    Mbase vajzave te mucit apo mbesave te tij sa te iu pelqej pak kari,do te duan da bejn me qejf e ho mia halli prostitucionin biles gratis. Kjo do te ishte shume gje e bukur per djemte shqiptare te clirojn tubat gjithmone. Un do te veja si kusht edhe gruan e Mucit ne televizor me nr. 0900 900 900 Nenqimja. Che ligji kalon direkt per bukuri. Akoma me injorant te tille ecin gazetat.

  7. Peço says:

    Ku i gjen këto tema kaq delikate për ti trajtuar ky njeri, xhanëm? Sa i zgjuar është!!!! Dhe çfarë apeli të zëshëm ju drejton parlamentarëve!!! Por vlerat e zotit Mustafa shpërthejnë si shatërvan, kur ai ju drejtohet policëve, dhe as më pak e as më shumë ju kërkon atyre për hatër të njerzillëkut “të bëjnë një vesh, shurdhë dhe një sy qorr” në raport me ligjin dhe ti lejojnë këto fatkeqe të ushtrojnë një profesion, të cilin Rilindja nuk e ka të përfshirë në listën e punëve të saj të bollshme për njerëzinë. Siç duket zotit Ahmetaj, kryefinancierit Rilindas duhet ti jetë bërë qejfi shumë po ta ketë lexuar këtë kryeshkrim të Muç Nanos. Por, them, ai nuk duhet ta ketë lexuar akoma gjermësa nuk na kanë parë sytë të ketë dalë dhe deklarojë se janë hapur edhe nja 200-300 mijë vënde të reja pune, të cilat do ti lënë burrat shqiptar gjithë ditën “me kar në dorë ” dhe gratë “me këmbë përpjetë.”

  8. Also says:

    Kush i paska thene keti fisderrit qe ” shqiperia paska ekpsort te prostitucionit dhe qe zeka nje vend te rendesishem ne GDP”?

    Nga verrja e sateme i ke degjuar keto o muc kaka??

    Ekp[sort prostitucioni ka Ukraina, Rusia, Rumania, Moldavia, Bullgaria, Polonia, Hungaria, deri diku edhe Cekia me Serbine, por sidomos 5 vendet e para prostiituat e te cilave i ke ne cdo cep te Europes dhe botes.

    Femra nga Shqiperia ( nje pjese e madhe rome) maksimumi ne Itali dhe tek tuk edhe ne Kossove i ke, dhe ne Italim, ne baz te te dhenave nga vet shteti italian nuk perbejne me shume se 2-3 % te prostitutave ne Itali, sepse vend te pare ne Itali i zene Rumunet, bullgaret, sllavet, latinet, italianet sidomos.

    Sa per pjesen tjeter te artikullti tend te dhejre, qofte prostitutat, qofte ata qe trafikojne duhen denuar rende.

    Per trafikantet denime me vdekje, ndersa per prostitutat te pakten der ne 10 vite.

  9. Kot says:

    O Nano i lexo noi here ato qe shkru apo jo? Si tlejohen ato po te denohen klientet? “edhe kjo eshte ceshtje per diskutim” thua ti, jo seshte fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *