“Time”: Salvini, fytyra e re e Europës, cari i emigracionit që rrezikon shpërbërjen e BE-së

13 Shtator 2018, 22:38Bota TEMA
“Time”: Salvini, fytyra e re e Europës, cari i emigracionit

“Fytyra e re e Europës”. Kështu titullohet numri i radhës i revistës “Time”, e cila ia ka kushtuar kopertinën zv.kryeministrit italian, Matteo Salvini.

“Time” e përshkruan Salvini i “cari i emigracionit në Itali që rrezikon shpërbërjen e BE-së”.

“Po punojmë për të rikuperuar shpirtin europian që është tradhtuar nga vetë ata që e drejtojnë Bashkimin Europian.

Është e qartë që dinamikat europiane duhet të ndryshojnë”, shprehet Salvini në intervistën e dhënë revistës amerikane.

 Korrespondentja e “Time” në Itali, Vivienne Walt, e cila ka realizuar intervistën, e përshkruan Salvinin si “njeriun që ia kanë frikën më shumë në Europë”, “kapiteni që po trondit establishmentin europian dhe që kërcënon të përmbysë sistemin politik që është përfshirë nga një valë populizmi në 3 vitet e fundit”. (TemA TV)

3 komente në ““Time”: Salvini, fytyra e re e Europës, cari i emigracionit që rrezikon shpërbërjen e BE-së”

  1. Titi says:

    Mos u çudisni o lexues,Time eshte reviste ekstreme e majte.Keta plera merakosen vetem per refugjatet,duan ti shperbejne shtet me histori qe ti kontrollojne me lehte.

  2. . says:

    Evropa për evropianët.
    Shqipëria për shqiptarët.
    Të gjithe të kthehen prapa.

  3. Bos says:

    PER CFARE FRIKE FLITET.FUNDJA FUNDIT NJEREZIT E VOTUAN SEPSE P D.GABOI DHE GABIMI ME I MADH ISHTE LIGJI I FORNEROS KU SHUME ITALIANE U MERZITEN PER MOSHEN E NRITUR QE VARION 67 VJEC DERI NE 71VJEC TE PREGATITUR VETE NGA KOMITETI EUROPIAN KUR VETE DALIN NE PENSION NGA 62 DERI NE 65 VJEC.EDYTA KY LIGJ RENDOI SHUME PER MJAFT EMIGRANDE QE KANE MOSHE TE MADHE DHE NUK MUND TE PUNOJNE ME SE SGJEJNE PUNE QE KANE NGA 10 DERI NE 16 17 18VJET PUNE DHE NUK PERBUSHIN 20VJET PUNE.DHE E TRETA ESHTE ARDHJA E SHUME EMIGRANTEVE DHE LENIA NE BALTE NGA BE ITALINE VETEM PER TE PERBALLUAR KETO FLUKSE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje