VIDEO: "Je i rrethuar!", publikohen pamjet e operacionit në Nikel të Krujës

13 Shtator 2018, 11:37Kronika TEMA

Policia publikon pamjet e ndërhyrjes së Forcave të Policisë së Shtetit gjatë operacionit në Nikel të Krujës ku u arrestuan 5 persona dhe u sekuestruan armë, municione dhe sende të tjera.

Në kuadër të operacionit të djeshëm janë arrestuar

• Lutfi Haka 67 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, i dënuar më parë;

• Marklen Haka 27 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, i dënuar më parë;

• Ylli Çangu, 42 vjeç, banues në fshatin Nikel, Krujë, i dënuar më parë;

• Skënder Leza, 34 vjeç, banues në fshatin Larushk, Krujë;

• Valter Bami,.32 vjeç, banues në Larushk, Krujë.

Gjatë operacionit të koduar “Forcat e Ligjit”, u bënë kontrollet e banesave të shtetasve: Durim Bami, Valter Bami, Genc Pajtoni, Ylli Çangu, Marklen Haka, Bedri Haka, Skender Leza, Flamur  Haka dhe Zyber Bami.

Gjate kontrollit te ushtruar ne banesat e personave te mesiperm  u gjeten dhe sekuestruan  ne cilësinë e provave materiale:

• 2 armë zjarri pistolete

• 4 armë gjahu e pushke sportive;

• 5 armë të ftohta;

• sasi fishekësh

• 4 palë dylbi

• 1 radio transmetuese;

• 39 000 Euro;

• 1 200 dollarë amerikanë ;

• 2 900 000 lekë të reja;

• 8 aparate celularë;

3 komente në “VIDEO: “Je i rrethuar!”, publikohen pamjet e operacionit në Nikel të Krujës”

  1. Loran shehu says:

    ????? qe dje dolen te gjith kta qendaluan po dhe kshu qe operacioni bie automatikisht

  2. Dean says:

    Operacioni “Forca e Penisit” perfundoi me sukses… Show,show dhe vetem show….

  3. Shqiptari nga Kosova says:

    He mo ju lumte. Goditini sa te mundeni. Keshtu ndertohet shteti e jo me pollavra..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje