Xhupi i Azemit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga A.A.B.

Vera e sivjetshme mbaroi. Bashkë me rënien e gjetheve të para, në Tiranën diskursive ka filluar përsëri prodhimi i salsiçeve. Habi të pazakontë bën fakti që vendin e nderit mes ‘eventeve’ që përurojnë fillimin e sezonit të ri ia kishin taksur përvjetorit të 20-të të vdekjes së Azem Hajdarit. Lëmë për njëherë tjetër shqyrtimin e ndjenjës morbide që shtyn elitat shqiptare të 2018-s drejt festimit të vdekjeve të ndryshme (të mos harrojmë këtu Yllin e Mëngjesit, Gjergjin tonë) dhe ndalemi pak tek Hajdari, i cili është zgjedhje kureshtare për një ceremoni përkujtimore të profilit të lartë.

Diskutimi i jetës apo rolit historik të deputetit Hajdari gjatë viteve të tranzicionit shqiptar nuk ka rëndësi për këtë tekst; do të kufizohemi tek përdorimi i tij politik dhe kulturor në ditët e sotme. Vëmendjen drejt kësaj teme ma tërhoqi këmbëngulja tinëzare e disa mediave televizive, gjatë gjithë këtyre ditëve, për ta sfumuar njëfarësoj atentatin e mirënjohur të shtatorit ’98, përgjegjës për vrasjen në fjalë, me mantra-n televizive “vdekja e Azem Hajdarit”. Pse, lind pyetja, ekziston nevoja që të krijohet një narrativë e re publike që e largon syrin publik nga rrethanat specifike të vdekjes së A. Hajdarit? Vështirë se e përligj ndonjë teori konspirative, paçka se do të ketë gjithmonë vullnetarë për t’i parashtruar publikisht.

Jo, për mua kjo ka të bëjë me një restaurim, po të më lejohet zgjedhja e kësaj foljeje, të Hajdarit. Dikush, diku ka vendosur që personazhi Azem Hajdari, i thirrur drejt e nga paradhoma e historisë, mund të jetë i dobishëm. Kjo dobishmëri mund të jetë për opozitën, pozitën ose ata ndërmjet. Pak rëndësi ka. Thelbësore është që A. Hajdari është personazh deri diku i njohur dhe, në formë të filtruar, mëse i pranueshëm për sensibilitetet politike të pushtetit sot. Për më tepër, ekziston dhe mundësia që një eksperiment i tillë i ndërhyrjeve restauruese jo vetëm në objekte, por edhe në figura historike, të jetë një sukses. Vdekja e Hajdarit, duke qenë tipari më kontroversial i figurës së tij, duhet të jetë dhe nga elementët e parë biografikë që largohen.

The powers that be, për çfarëdo arsyeje, dëshirojnë t’ia dhurojnë Azem Hajdarin lëmit socio-kulturor të mit-krijimit[1] bashkëkohor. I ndjeri ka kohë[2] tanimë që po zhvishet—ngadalë, por me kujdes—nga ngarkesa e tij konkrete ideologjike, brenda dhe jashtë formacionit politik tek i cili bënte pjesë, në favor të një anti-komunizmi të përgjithshëm e shumë herë më i përtypshëm nga publiku—që vetë-identifikohet gjithnjë e më shumë se i tillë, në dëm të të qenit elektorat—i sotëm.

Për sa i takon mit-bërjes—shpresoj të falet një digresion i shkurtër ilustrues —mbaj mend të kem dëgjuar me një lloj tronditjeje një pedagog timin të historisë urbane që na shpjegonte, gjatë një leksioni jashtë klase, sesi monumenti në qendër të place de la Concorde në Paris ishte zgjedhur pikërisht sepse nuk mbartte kurrfarë kuptimi në sytë e publikut urban që e sodiste përditë. Obelisku i Luksorit, dhuratë e Mehmet Ali Pashait për Luigj-Filipin dhe jo kujtim i ndonjë aventure të harruar koloniale, siç pandehin ca, gjendet aty ku është pikërisht për të shkarkuar ngarkesën që mbart sheshi.

Sa për të shmangur ndonjë keqkomunikim të mundshëm, sqaroj se Concorde-i ishte kaq i rëndësishëm pikërisht sepse ishte bujtar i gijotinës në Paris gjatë Terrorit, vendi ku iu pre koka Luigjit XVI dhe Maria-Antuanetës, njëlloj si Dantonit, Sën-Zhystit e Robespierit—emblemë gjakatare e Revolucionit. Menjëherë pas rikthimit të Burbonëve në 1815-n, u hartua një plan dritëshkurtër për ta kthyer të gjithë sheshin në një memorial për mbretin e vrarë, që kish për të shkaktuar një përmbysje të re shoqërore dhe një shndërrim tjetër të sheshit, e që u braktis shpejt.

Zgjidhja, elegante por eurocentrike, u gjet tek obelisku në fjalë, dhuruar në çastin e fundit Francës në shkëmbim të një sahati për kullën e orës të xhamisë së Mehmet Aliut në Kajro. Le Roi-citoyen, në këtë mënyrë zhvendoste vëmendjen e shtetasve të tij, të njohur për politizim të skajshëm, drejt lëndinave më të gjelbra e më ndjellëse të imperializmit kolonial. Fun fact: brenda tridhjetë vjetësh, financat egjiptiane do të ishin nën kontrollin e europianëve dhe vetë Egjipti shpejt do të bëhej protektorat britanik.

Për ta thënë më konkretisht, por pa hyrë në hollësitë e Barthes-it, mit-bërja është një proces ideologjizues. Metoda tipike e funksionimit të saj është kjo: merret një filan gjë, zakonisht me receptivitet mjaft të gjerë dhe njëfarësoj abstrakte—pra, ose fillimisht abstrakte, ose e nxjerrë nga konteksti aq sa të lexohet si abstrakte nga audienca e saj—dhe rifutet në ligjërim brenda një konteksti të ri kuptimor. Ky riciklim semantik, po të jemi pak dorëlëshuar në përdorimin e termave, i jep një figurave apo koncepteve të njohura një ngjyrë të re apo një interpretim krejt të ri. Shembull drastik vendas i tij mund është rishpikja e konceptit të kapitalizmit për publikun shqiptar mes viteve, të themi, 1989 e 1992-3.

I pafajshëm në dukje, fenomeni shërben për të modifikuar botë-vështrimin dhe bindjet e publikut me qëllim shtyrjen e tij drejt disa zgjedhjeve të paracaktuara. Një palë konstrukte socio-kulturore zëvendësohen me një palë të dytë, as më pak e as më shumë të vlefshme nga të parat. Në kontekstin origjinal, atë të reklamave, të cilin Barthes-i e trajton gjerësisht, mit-bërja nuk është veçanërisht problematike: ajo shtyn njerëzit të blejnë disa mallra dhe shërbime në vend të disa të disa të tjerave, e shumta mund të kushtëzojë një refleks ‘kapitalist’ tek audienca. Në një kontekst shtetëror-politik, ama, mund të jetë potencialisht katastrofike, që është pikërisht dhe makthi i përshkruar prej Orwell-it te 1984-a.

Për t’u rikthyer në shtjellën kryesore të diskutimit, një qasje e ngjashme po përdoret në shugurimin e Azem Hajdarit në Valhallën kombëtare, e cila, duke qenë se është themeluar për së dyti pas rënies së diktaturës, mbetet ende ca bosh. Këtë e them pa i hyrë në hak viktimave të regjimit hoxhaist, dëshmorëve të atdheut dhe heronjve të rizbuluar të “para-Luftës” që janë pasaportizuar në historinë e Shqipërisë nga viti 1991 e pas. Këta të dytët, sidomos, kanë një zakon të keq të anojnë më tepër nga mjegullinat historike të Shqipërisë[3] mesjetare dhe otomane e janë ca më të vështirë për t’u sjellë në binarë zyrtarë.

Kështu, figura e Hajdarit, si figurë dhe jo si personazh i viteve ’90, relativisht e afërt në kohë, me jehona të shumta e të kapshme populiste, është i ardhur sikur me porosi për në Panteonin e rralluar kombëtar[4]. E fshehur pas brerores e “udhëheqësit të Lëvizjes Studentore” të dhjetorit ’90, përshkrim evokues por i vagullt, për të mos thënë i pakuptimtë, figura Azem Hajdari vjen herën e dytë në vetëm dy dimensione: hajmali politike, shenjt mbrojtës dhe Matteotti i Partisë Demokratike së demoralizuar dhe demoralizuese; njëkohësisht mishërimi simbolik i çastit epokal të ‘rrëzimit’ të diktaturës, i ngrirë përjetësisht me azot, njëlloj siç janë ngrirë ‘dhjetoristët’ në jetën publike të vendit.

Për ceremoninë zyrtare të kanonizimit ishte zgjedhur mbledhja pompoze përkujtimore, e cila, për habi, qe pagëzuar simpozium, mbajtur në hotel “The Plaza Tirana” pa pikën e auto-ironisë—apo vetëdijes—prej organizuesve. Katallanët e politikës së sotme në Shqipëri, shokë shkolle dhe ‘dhjetoristë’ që të gjithë, po të besojmë lajmet, u grumbulluan atje për t’u takuar faqe popullit televiziv, bërë qokat e rastit me gravitas-in që i karakterizon dhe ndarë kujtime me njëri-tjetrin. Duke qenë se, për nga vetë natyra dhe folësit e zgjedhur, raste të këtilla janë solemne, por masturbatore, nuk i ndoqa fjalimet.

Para se të ndërroja kanal, objektivi i kamerës shkau pak çaste mbi objektet që përbënin ekspozitën që shoqëronte simpoziumin: sende vetjake të Azem Hajdarit, të huazuara nga familja për rastin, ma do mendja. Aty, midis tyre, mbyllur në një kuti xhami, e sterilizuar, një xhup i zi lëkure. Më vonë lexoj, në mbulimin entuziast që i është bërë ‘simpoziumit’, që është i atyre ditëve: dëshmi tamam legjendare e atij dhjetori me erë e me suferinë, copëz e prekshme historie, e me gjasë ekspozitë e ardhshme e ndonjë eksperience interaktive muzeale të ardhshme, a kush-e-di ç’dreqin do të qullosin deri atëherë.

Por, përtej këtyre leximeve, të cilat janë në njëfarë kuptimi të autorizuara, vura rë edhe një metaforë, ndoshta aksidentale, por të kuruar plot dashuri: një xhup të shëmtuar, të rrudhur e të vjetër, një xhup të zi, që ka për detyrë të qelbet era skamje dhe diktaturë, edhe që matanë xhamit; por, mbi të gjitha, një xhup të zbrazët, veshur një këmbaleci dërrase. Ai pret që të gjithë të vihen radhë për ta parë, t’i ndalen një çast përbri, aq sa për të parë pasqyrimin e tyre mbi qelq, edhe ata veshës të xhupit, e pastaj të zhduken në rrëmetin e Tiranës, që të gjithë Azemë me veti shoqërimi.

Ja një vizion distopik për të cilin nuk ka nevojë të lodheni fare.(Peizazhe.com)

[1] Zgjedh këtë neologjizëm për t’i mëshuar kuptimit barthes-ian të procesit.  Për më tepër shiko Roland Barthes, Mythologies, Pjesa II “Le mythe, aujourd’hui”, ff. 181-233. Nyja: https://monoskop.org/images/9/9b/Barthes_Roland_Mythologies_1957.pdf

[2] Në mos u gabofsha, Hajdarit iu ngrit një shtatore e re në QS në 2012-n u rivarros në Varrezën e Dëshmorëve të Kombit në 2013-n.

[3] Emërtesë që e përdor me rezerva të forta në këtë rast.

[4] Pun intended, për fat të keq.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

23 komente në “Xhupi i Azemit”

  1. Ky eshte saliu keta jane shqiptaret e Shqiperise! T’u rroje berisha dhe mediokrit rreth tij!

    1. Cudia says:

      Ishte komplet e turpshme te shikoje ne sfond te skenes fjalet “Endra e Azemit: Shqiperia si Evropa”. Kjo ishte nje ender e te gjitheve qe moren pjese ne protesta. Fatkeqesi qe lideri Hajdari nuk la ndonje thenie qe te mbahet mend pervecse ffjaleve “jeni ju pa jemi ne” por qe edhe ate e beri lemsh. Edhe sot e kesaj dite nuk dihet se kush e ka thene ate shprehje te famshne por qe per te bere politike nuk ka rendesi te themi cdogje qe na duhet. Azemi ishte trim qe u duhej studenteve por me aktivitetin te mepasshem vetem per nje gje punoi. Shqiperia si breshka drejt Evropes. Kur nuk ka drejtesi nuk ke cfare te flasesh me. Tung!!

  2. Niko says:

    …..Nuk mora mundimin ta lexoj se vet kam qene deshmitar dhe ne korente te asaj periudhe ne Shqipri ! Por me tmerron ky bust dhe te tjere te ndertuar per Heroin e demokracise Shqiptare . Ketu ,skulptori e paraqet lakuriq e me muskuj , I vendosur mbi nje kembe qe nuk duket kembe por nje gjoks mbi nje kollone …….lakuriq me duar ne xhepa ……nje realizem socialist I skulptorit , per mua …nuk paraqet sa nje gje realiste dhe perkujtimore ne realizimin historic dhe artistic per Heroin ne fjale .

  3. eni says:

    Azem Hajdarin e beri Sali Kryemadhi deshmor ai eshte nje trafikant armesh shkateroi Shqiperin e dogji ai sduhet te jete ne varezat e deshmoreve , ate e vrau Sala , , ca heroi eshte ky , ca Demokracie pruri ky ishte ne krye te bandave o bura ti djegom dhe ti prishim se jane komuniste , Demokracia do te vinte vete dhe pa dhimje i coi vajzat prostituta bene piramidat e cfar nuk ka bere Demokracia e Azemit dhe e Sales , ka shume dhe populli i di dhe i ka perjetuar me armet e Sales.

  4. AMSTERDAM says:

    XHUPI I HAJKARIT DHE HAJKARI KRIMINEL ME HAJKARESHEN QE E SHOHIN NGA VEGLAT NE BRONX.NA KENI CARE HAJDARIN 27 VITE ME BANDAT E SHPELLAREVE E TE HAJKAREVE EGERSIRA.NA BENI TE VJELLIM ME KETA PJERDHURINA TE HISORISE ME POSHTERUESE PER SHQIPTARET .NUK KA GJE TE KEQE NESE E SHFAQNI KOMENTIN TIM.ESHTE KOMENT QE DO TA BENIN MILIONA SHQIPFOLES KUDO NE BOTE .

  5. Katerina die Große-Madona prej Sauku says:

    Xhupi i Kriminelit dhe i spiunit ne sherbim te UDB jugosllave,qe shiste trimat e UÇK xhupi i hajdutit,i perdhunusit.
    Kjo quhet demokraci qi i ngre ne Pjedestial KRIMINELAT.
    Lideri i studentave nuk ishte dhe nuk mund te pranohet qe te jet nje tip i tille.
    Lider i studentave ishte Arben Broci,Shenasi Rama dhe jo ky vrases dhe shkatrrues

  6. moni says:

    Azemi ishte nje halabak qe u perdor nga Sigurimi ne 1990 per ta kanalizuar tranzicionin andej nga donte Ramizi. Qe nga ai moment e deri kur u vra beri vetem zullume.Ishte nje nga organizatoret dhe zbatuesit te 2 Prillit ne Shkoder. Ishte nje gangster qe frekuentonte llumin e shoqerise shqiptare, levizte i armatosur eshte perfolur per vrasje, plackitje, trafik armesh dhe perdhunime. Dhe ky na qenka Heroi i Demokracise?
    Kjo eshte arsyeja qe nuk avancon shoqeria shqiptare se njerezit negative i mbajme per heronj dhe heronjte e vertete i perbuzim.

  7. Ali says:

    Azem Hajduti
    Azem Spiuni
    Azem Zagari
    Azem Gomari
    Azem Budalli
    Azem Qeni
    Azem Psikopati
    Azem Rrugaci
    Azem Hajvani
    Azem Pushti
    Azem Ndyrsira
    Azem Idioti
    Azem Krimineli
    Azem Terroristi
    Qe dogji e shkaterroi Shqiperine.
    E pagoi me krye Tradhetine.
    Ju lutem botojeni.

  8. Xxxx says:

    Nuk kuptoj se cfar ka te perbashket ky bust me fizikun e hajdarit,,,hajdari ishte obez

  9. Martini says:

    Pas disa kohesh kur te dale e verteta se.cfare ka qene Azem Hajdari figura e ti aresimi guximi kultura njerzilleku edukata.veset aktiviteti bemat etj.shume njerzve do tu vije turp qe e kane njohur dhe.folur me te sidomos atyre qe kane.harxhuar kohen dhe e kane degjuar duke folur.Perjashto ketu njerez si Ramiz Alia Sali Berisha Aleksander Meksi Fatos Nano Pendi majko e ndonue kodosh katundi tjeter qe e kane shfrytezuar per qellimet e.tyre.Nga Azemi do te mbetet vetem grotesku i vleresimit te ti si HERO.

    1. mirel says:

      Pas disa kohesh?.
      Kam frije se pas disa kohesh do ti ngelet lavdia.
      Brezi i ri nuk e kane idene se cfare funderrine e ulet dhe i shemtuar ishte Azem Hajdari.
      Hajdar tamam. Shtaze kriminale qe e vrau mizerja e vetvetes.
      Nje batak plerash qe mori hov nga vulgu kriminal qe u kthye ne ideator te antikomunizmit.
      Nje tufe kriminelesh qe nuk e donin shtetin e se drejtes te Enver Hoxhes se u jepte hakun dhe i denonte per krimet.
      Tere keta burgaxhinj dhe hajdute u bene bartesit e ideve “demokratike” te Shqiperise se Re”. Azemi u priu si qen i terbuar lukunise se urritur per dhune.
      Rezultati eshte kjo Shqiperi qe kemi sot.
      E perbuzur dhe nga Guinea.

  10. l’agente Boris Karpiçkov says:

    Gruaja e Hajdarit nje dite te bukur, nga rrobaqepese u gdhi gjykatese. Hajdarin nga nje kriminel barkalec na e kane bere hero me barkun muskuloz.
    Only in Albania

  11. ME EMER says:

    .. Ai ishte nje “gangster ” i lire , qe bente c`te deshte , qe prishte rregullin e qetesine publike , qe nxirte kalamaje e shkollave te protestonin ne rruge , per te cilat flasin vidjot , filmimet ..! Punet e tjera te zeza , i dine ish organet kopetente ..! Revolta e dhjetorit ishte kunder revolucion i” bagabontave “, pasi ato qe ishin harritur ne shqiperine e izoluar nga borgjezite e botes , jane endra per popullin shqiptar sot , qe s`ka asnje te drejte , si dhe per popujt e perendimit , pamvaresisht se qeverite e tyre kane qene kolonizatoret e botes, si dhe sot gjithashtu kolonizatore ekonomike te saj .Masat punonjese qe jane nen konkurencen e krahut te lire te punes te vendeve te huaja , PER TE MOS HUMBUR AS “BUKEN ” E KALAMAJVE , PO BJENE NEN PREHERIN E PARTIVE NAZISTE ..!..Nuk kishte mend i siper permenduri te llogjikonte per te tilla situata . E llogjikeshme eshte te rihapet procesi i vrasjes se tij , pasi do te jete shume here me i rrende se “aventurat ” e tij , qe as te birit te”mbretit ” nuk do ti shkonin ..! TE FUNDIT , MOS U TALLNI ME VEPREN E HERRONJVE TE KOMBIT , TE ATYRE QE DHANE JETEN PER LIRI ..! LERINI ATA TE QETE ..! PER “HERROJTE” SIPAS MENDJES SUAJ , BENI VARRESA ME VETE ..!

  12. Hajdar Hajdari says:

    Sapo e pashe bustin dhe me nxorri mallin per Enverin shikojeni me kujdes kopje Enveri i madherishem!!!Autori e ka Hajdarosur komplet bustin!

  13. mirel says:

    Kush eshte autori i shkrimit?
    Komplimente!

  14. ME EMER says:

    .. NUK E KAM PER EDUKATE TE OFENDOJ , POR FORCA PER TE SHPREHUR MENDIMIN TIM , NUK ME MUNGON , NE BAZE TE LIGJEVE DEMOKRATIKE TE KOHES . MENDIMET E MIJA JANE “REFEROHUNI ” FAKTEVE , VIDJOVE , FILMIMEVE , SITUATES NE EUROPE , SITUATES NE VEND ..! C`FARE NUK JU PELQEN NGA KOMENTI I IM ..?! E VERTETA ..?!.. KUSH ISHTE KY “SUPER GANGSTER “..?!

  15. shqip says:

    Po te kisha mundesine , gjeja e pare qe do beja do ishte heqja e busteve te nje rrugaçi . Gjeja e dyte di ishte gjykimi i SB nga gjykata e Hages . Dhe e treta do kerkoja te nxirrej e jashteligjshme PD-ja . Jane tre arsye te forta qe e bejne Shqiperine te lengoje , po edhe te jetoje me njollen e turpit .

  16. ANTIKORUPSIONI says:

    Shiko Fatmiren dhe e kupton menjehere se cfare mostre ka qene ai bandit.
    U zu me ca cuba per thelen e kontrbandes dhe Sala e hoqi qafe si lecke.
    Turp per Shqiperine qe nje here e nje kohe mundet te kete pasur edhe ndonje fisnik.
    Te na rroje Moni, Sala, Lili floriri etj. ….

  17. TNK says:

    EMRI SHKENCOR I XHUPIT TE HAJDARIT QUHET PREZERVATIV.

  18. Plaku i mocem says:

    Ende edhe sot, pas 28 vjetesh shqiptaret jane ne gjume e “shikojne endrra me demikraci!” Cudi se si nje njeri vetem 28 vjec, ardhur ne Tirane nga nje qyteze e vogel ne veri te Shqiperise, “cuditi” me “trimerine” e tij gjithe shqiptaret e vecanrisht shqiptaret e shkolluar ne Shqiperi dhe jashte,”cuditi” akademike e ,profesore me tituj dhe grada,ne nje kohe qe vete Azemi nuk kishte lexuar ende librat e fakultetit ku studionte.Kjo qe ka ndodhur e po ndodh me Azemin eshte nje groteks qe njerzit ne te ardhmen te qeshin me veten e tyre,me ‘heronjte” e tyre,me ata qe “prune” demokracine(!) Thone per Azemi ishte trim(!) Me trim nga Mehmet Shehu qe iku si qeni ne vreshte, nuk ka qene Azem Hajdari,por,ne kohen qe “u ngrit” Azemi Shqiperija jone Shkemb Graniti ne brigjet e Adriatikut kish dhjete vjet qe mbahej me genjeshtra per “Socializmin fitimtar” dhe kishte ne hambar vetem 6 dite buke(!) Kush i ha akoma keto genjshtra te Sigurimit te Shtetit, me levizjen e dhjetorit, tani pas kaq kohesh ,eshte vertet naiv.C’behet ne kete Shqiperine tone(!)

  19. Leko Kondi says:

    SHQIPERIA KA PLOT NJERES ME VLERA TE RRALLA , KESHTU QE NUK KA NEVOJ TE MERRET SHUM ME NJERES PAVLERA SI AZEMI HAJDARI. AZEMI U BE ANTAR I PARTIS PUNES NE MOSH TE PJEKUR DHE PASI DHA PROVA SI BESNIK I PARTIS DHE ENVERIT DUKE VIGJELUAR E SPIUNUAR. AZEMI ISHTE SUPER I PRIVILEGJUAR NGA PARTIA DHE ENVERI. AI VAZHDONTE UNIVERSITETIN DHE MIRRTE RROG KURSE SHUM TE TJER PAGUANIN PER SHKOLLEN. NDRYSHIMIN E SISTEMIT E BERI NJE GRUP NE UDHEHEQJE TE PARTIS PUNES ME NE KRYE RAMIZIN. ATA HAPEN AMBASADAT, HAPEN KUFIRIN, LEJUAN SHPRHJEN E MENDIMIT, PROTESTAT, RIKTHYEN PRONEN PRIVATE, LIRIN E SHTYPIT. RAMIZI KRITIKOI PUBLIKISHT GAZETARET SE NUK SHKRUANIN PER PROBLEMET E SHUMTA QE KISH POPULLI. SALI BERISHA KA QEN ME PASAPORT NDERKOMBETARE NE XHEP QYSH NE VITIN 1980 TANI LUAN ROLIN E ISH TE PERSEKUTUARIT. GAZETARET NUK DUHET TE SHTIREN SIKUR NUK I KUPTOJN LOJERAT DONKISHOTESKE QESHARAKE TE NJEREZVE TE SALIUT E AZEMIT E PLOT TE TJEREVE DHE TE LEN NE HARRES HEROJT E VERTET. ATENTATORET E KUFIRIT.

  20. ALBAN DEGA says:

    Sent: Thursday, September 12, 2013 1:39 PM

    AZEM TI JE GJALLE …. !!!!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sali Berisha botoi sot ne Facebook nje elegji fantastike kushtuar heroit te demokracise Azem Hajdari!
    Azem ti je gjalle ,e shte titulli i saj .
    Azem ti je gjalle !
    Por une te desha te vdekur.
    Te desha te vdekur sepse vdekja me shume se jeta jote me sherbente mua!
    Vdekja jote do te ishte ringjallja ime
    Arkivoli jot do behej topuzi per te shqyer dyert e Kryeministrise, Kuvendit, RTSH-se … shtetit !
    Varrimi jot do te behej grusht shteti im ne bashkepunim me Milloshin!
    Me nje gure vrisnim dy zogj:
    1- Nje thike mbas shpine Kosoves dhe luftes clirimtare te UCK-se
    2-Nje shpate magjike per te rimarre pushtetin e sundimin une !
    Azem ti je gjalle per se vdekuri!
    Une jam i vdekur per se gjalli!
    Pa pushtet, pa karrike, pa sundim te pakufizuar… pa pushtet dhe pa impunitet jeta ime eshte me e rende se vdekja jote!
    Azem ti je gjalle … i gjalle per se vdekuri !
    Une nuk te vrava… as te perdora as te shperdora sa ma dashti suma! Kurren e kurres…
    Une nuk kam gisht ne pushket qe te vrane…
    Une vetem te nxorra ne prite! Vetem te nxorra ne prite per te te dhene pavdekesine ty heroit te demokracise! Ty liderit te dhjetorit! Ty….
    Azem ti je e do te jesh gjalle per se vdekuri!
    Te nxorra ne prite vetem e vetem qe te shpallja deshmor!
    A nuk veprova keshtu edhe me Arben Brocin e tre heronjt e 2 prillit!
    E shiko Azem cfare bej une per heronjt e demokracise!
    Cdo sakrifice e bej une… I nxjerr ne prite heronjt per ti shpallur deshmore!
    A e kishe menduar ndonjehere Azemi im i gjalle se do te preheshe me te tera nderet ne Varrezat e Kombit !
    Cfare nuk bej une per demokracine… Edhe vete demokracine, bile edhe Shqiperine vete e bera deshmore te karrikes sime … Jo nje por tri here me radhe !
    Azem ti je gjalle… Per heronjt e demokracise une bej cdo sakrifice!
    I pari ne sakrifica e i fundit ne pretendime! Eshte tipari numer nje i antikomunistit. E ka thene vete ai i madhi, me i madhi antikomunist i Shqiperise Enver Hoxha vete.
    Azem ti je gjalle per se vdekuri!
    Une jam i vdekur per se gjalli… E cfare kuptimi ka ymri im pa karriken qe mia shkurtoi kembet ky demosi i mallkuar me 23 qershor!
    Azem ti je gjalle per se vdekuri …
    Une jam i vdekur per se gjalli qysh ate dite te mallkuar 23 qershori…. Oi…Oi….Oiiiii !

    POST SCRIPTUM: Nje mesazh edhe per te bijen e Azemit qe po orvaten ta keqperdorin njesoj si te jatin…. Edhe djalli shfaqet me fytyre njeriu, thote filozofia 5000 vjecare kineze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *