Azem Hajdari nuk është heroi im! S’mund të marr shembull njeriun që rrinte me patllake në xhep

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Bedri Islami

Në ditët e fundit, duke marrë shkas nga përvjetori i 20-të i vrasjes së deputetit të PD-së, Azem Hajdari, u bënë aq shumë manifestime dhe përkujtesa, sa që mund të mendoje se gjithçka në këtë muaj vjeshte është e lidhur vetëm me emrin e tij. Ish presidentë dhe presidentë, ish kryeministra e shefa qeverie, ministra e sejmenë, të urtë dhe të çartur, të hedhur tej dhe të futur rishtas në politikë, njerëz që kanë pasur miqësi me të dhe të tjerë që thanë, “na u lirua një vend”; ata që e kanë mallkuar dhe që e kanë dashur, ata që e përbuzën sa ishte gjallë dhe që fërkuan duart pas vdekjes; ata që e quajtën sharlatan dhe spiun i sigurimit të shtetit dhe ata që e deshën përnjëmend, familjarë e të largët, të gjithë u ndalën, në atë shumësi sa ishin, për t’u betuar, për të shenjuar një luftë të re, kësaj radhe me çdo çmim, edhe pse çmimi që pagoi Hajdari ishte tepër i lartë për të dhe familjen e tij.

Mbrëmë në darkë, duke hyrë 14, pra dita e sotme, disa do të kujtojnë grushtin e shtetit që desh realizuan, disa do të kujtojnë se si arkmorti i shkretë u përdor si dash i mesjetës për të shembur dyert e Kryeministrisë; dhe, vetëm më të afërmit do të kujtojnë se si ky arkmort u braktis në shkallët e qeverisë, sapo u dha “kushtrimi” se u rrëzua qeveria dhe se si, thujase asnjëri nga këto që derdhin lotët e shumtë sot, nuk ishte në aktin e varrimit të të ndjerit.

Nuk ishte as Berisha, që mori urdhrin për të futur bishtin ndër shalë, dhe, si nuk e kishte pritur, për të kthyer prapsht taborret që çirreshin “duam babë Saliun”,nuk ishte as ai Spahia i legalistëve, që u bë pjesë e një pakti republikan; nuk ishte, jo që jo, Basha, që asaj kohe mund të ishte duke llogaritur punët në Rinas; nuk ishte as Meta që po i drejtohej postit të zevendeskryeministrit; nuk ishte as Kryemadhi, sepse atëherë Azemi ishte njeriu i rrezikshëm i tyre, të cilin, megjithatë, herë pas here, e përdornin si top, majtas e djathtas…; nuk ishin e nuk kishin se të ishin as këta pinjollët e rinj të pëdëistëve, që tani rrahin gjoksin dhe duan të bëjnë një “revolucion të vonuar pëdëist”.

Më 14 shtator Azemin, deri tek shkallet e qeverisë, e përcollën qindra vetë; në krye të tyre ishte Izet Haxhia, që nuk e dinte se duke shkuar drejt shkallëve të qeverisë me këtë arkmort, po i përgatiste një të tillë jetës së tij; ndërsa, nga shkallët e qeverisë dhe deri tek vendpushimi i fundit, e përcollën vetëm miqtë  tij të ngushtë, që, pavarësisht se si e kishin njohur atë, ndjenin dhimbje.

Ndoshta shumë njerëz e kanë harruar, por në zgjedhjet e 31 marsit 1991, Azemi ka qenë kanditat e më pas deputet i qytetit të Shkodrës. I lagjes Guerile, apo si i thonin me të vjetrën, Kiras. Çuditërisht, pikërisht në atë lagje ku edhe kanë ndodhur shumë krime e janë ngritur shumë enigma pas vitit 1990. Edhe vrasjet e fundit kanë ndodhur në atë lagje, por banorët e qetë të Kirasit, nuk janë të fajshëm për këtë.

Ka qenë pikëpyetje e madhe nëse Shkodra do e pranonte Azemin si deputet të saj. Shkodra dikur nuk kishte pranuar si deputet një figurë të shquar si Bajram Curri, të cilin e kishte dashur e nderuar mijëra herë më shumë se Azemin, gjithnjë me arsyetimin se, Curri është burrë i shquar, atdhetar i madh, por Shkodra ka njerëzit e saj. Nejse, Bajram Curri, me elegancë dhe finesë, ishte refuzuar, Azemi ishte pranuar.

Në njërin nga takimet me banorët, Berisha, asaj kohe në fillimet e agresivitetit të tij të mëpasmë, i merakosur nëse Azemi mund të fitonte, mori përgjigen e pamenduar nga një banor i vjetër: “Edhe Nexhmijen, po e solle ti, e pranojmë. Vetëm të jetë e ytja”.

Pra, nuk kishte pasur lidhje me njeriun, por me pritshmërinë. Koha kishte ndërruar. Ishte e mjaftueshme të kishe vetëm një shenjë partiake dhe askush nuk do të pyeste se cili je, çfarë bën, i kujt je.

Në të gjithë rrethin e Shkodrës fitoi PD-ja në marsin e vitit 1991, vetëm në Koplik fitoi Çun Jonuzi. Një komunist i vjetër, shumë më libral se të gjithë demokratët deputetë sëbashku.

Për herë të parë Azemin e kam parë në Shkodër me 1 prill 1991. Ai kishte qenë edhe më herët, por nuk më kishte rastisur. E pashë në ballkonin e selisë së PD-së në Shkodër, që asaj kohe ishte në qendër të qytetit. I kreshposur, i nervozuar, emocional, deri në shkallafatje, si i thonë në Shkodër.

Ishte një ditë e bukur. Shkodra ishte zgjuar e shqetësuar, një nerv i pagjetur, por i ndjeshëm rridhte mes trupit të pritjes njerëzore dhe askush nuk e dinte se çfarë do të ndodhte. Lajmet ishin kontradktorë. Qytetet i  kishte fituar PD-ja, që disa ditë më parë kishte bërë një meting dhjetra e dhjetra mijra vetësh; fshatrat i kishte fituar PP, pas një metingu në pallatin e Kongreseve dhe një fjale të vakët të Ramiz Alisë.

Në sallën e pallatit të Kongreseve, mezi e mbushur, njerëzit ishin të angështuar, me kostume, shumica të zinj, kollare dhe këmisha të bardha.

Në sheshin e PD-së  liderët ishin me pardesy të bardhë. Të gjithë, njëri pas tjetrit, si një shenjë njohjeje.

Edhe Azemi kishte veshur pardesynë e tij. Në mëngjes kisha takuar edukatoren e tim biri që po qante e ngashëryer. I kishin thënë se disa qindra vaporë të mëdhenj po prisnin në Bari e Brindizi, plot me ndihma, nëse do të kishte fituar PD-ja. “Na iku shansi, – më tha”. Vaporët po kthehen prapsht”. E kishte aq seriozisht, sa që nuk arrita t’i thoja asgjë, megjithëse ishte motra e një mikut tim të afërt. Kishte filluar koha e marrëzive. Sapo kishim dalë nga një çmenduri, po shkonim drejt një tjetre.

Me kolegun tim, Jani Malo, dolëm nga zyrat e gazetarëve të shtypit qendror në Shkodër dhe u ndalëm. Azemi po fliste. Poshtë brohorisnin dhe pse nuk e dëgjonin mirë. Kur bëhej qetësi, zëri i tij ngrihej. U shtanga. Ai bënte thirrje për përmbysje, për gjak, për ngritje, për gjithçka që një njeriu normal, sidomos në fillim prillin e vitit 1991, as që i shkonte ndër mend.

-Po ky hajvan, çfarë thotë? , i mëshova Janit. Kërkon të përmbysë Shkodrën? Për cilët kërkon shkatërrim e dhunë?

Jani më tërhoqi krahun dhe më tha të mos flas, se njerëzit janë të acaruar dhe se mund të ndodhte gjithçka.

Azemi vazhdonte të fliste dhe u tregoi njerëzve rrugën nga duhej të demonstronin, pasi votat u ishin vjedhur, pushteti u ishte grabitur, se komunistët po përgatiten për grusht shteti etj.

Njerëzit u vunë në lëvizje. Njëri pas tjetrit. Radhët po shtoheshin dhe shkuan aty ku i ftonte deputeti i sapozgjedhur. Deputetët e tjerë, të gjithë banorë të Shkodrës, nuk ishin aty. As Pjetër Arbnori dhe Ali Spahija nuk ishin. Kur turma lëvizi kërcënueshëm, por ende e pakët, Azemi nuk u duk më.

Në darkë kishte qëndruar në shtëpinë e një mikut tonë, Markut. Kishte ngrënë tri vezë dhe fasule dhe, pasi ishte mbështjellë nën një fustan të zonjës së shtëpisë, ishte struktur në sediljen e pasme të automjetit dhe kishte udhëtuar drejt Tiranës.

Askush nuk e di se çfarë është biseduar me disa nga drejtuesit e PD-së në heshtjen kohore mes mitingut në sheshin kryesor të qytetit dhe deri tek largimi i tij në mesin e natës.

Në mëngjes ai kishte qenë në njërën nga kafet kryesore të qytetit, ndërsa, në të njëjtën orë, në Shkodër kishte filliuar dy prilli.

Dhe fundi i 2 prillit dihej. Katër të vrarë, të gjithë të rinj, më i moshuari Nazmi Kryeziu dhe më i riu Arben Broci.

Arbeni ishte varë i pari. Sipas raportit të komisionit parlamentar, të prirë nga PD-ja, Broci ishte vrarë nga një armë e prodhimit artizanal. Autopsia e tij nuk është bërë asnjëherë. Azemi e harroi shpejt shokun e tij student, ashtu si shumë fillestarë të tjerë e harruan Azemin.

Ndoshta jam i pasaktë, ndoshta jam i gabuar: por që asaj dite kam pasur e vazhdoj të kem bindjen se e keqja në Shkodër, e që nuk po ndalet, filloi pikërisht nga 1 prilli i vitit 1991, që nga çasti kur Azem Hajdari bëri thirrjen e parë të hapur për përmbysje, për dhunë dhe marrjen e pushtetit përmes rrugës.

Që nga ajo ditë, e cila çuditërisht është filmuar vetëm nga TV i Malit të Zi, ardhjet e Azemit në Shkodër ishin të pakta. Nuk ishte më deputet i qytetit. Sa herë që prishej me të vetët, me këta që sot i ngritën dy monumente, ia përmendin 2 prillin dhe e akuzonin se pikërisht ai qëndronte pas vrasjeve të asaj dite.

Azem Hajdari nuk është heroi im. Nuk mund të bëhem kaq qaraman dhe pabuks, sa që të bëj një njeri të zakonshëm, i cili edhe nga të vetët është akuzuar dhjetëra herë që në dhjetor 1990 u dërgua nga Sigurimi i Shtetit, me patllake në xhep, një hero të jetës sime apo statura e një njeriu nga i cili duhet të marrim shembull.

Vdekja e tij e parakohshme ishte e pikëllueshme. Njeriu që e vrau ishte si ai, i zakonshëm, hasmëruar me gjysmën e qytetit të tij.

Komunistët kishin ideal Qemal Stafën, dhe, kur dua të krahasoj dy jetët, më merret fryma, pasi asnjë krahasim nuk qëndron. Qemali, Brutusi i letërsisë, njeriu i një zjarri të jashtëzakonshëm, mund të ishte ideali i një rinie që po lulëzonte gërmadhash.

Kushdo le ta ketë atë heroin e tij. Është në të drejtën e secilit.

Por unë kujtoj gjithnjë një letër që para shumë viteve më ka dërguar një njeri i shquar i gjithë diturisë sonë, mes të cilës më shkruante se “Azem Hajdari është fillim i kriminalizimit të Shkodrës”.

Të jetë e vërtetë?

Nuk dua të kem hero një njeri, të cilin, edhe të vetët, sa ishte gjallë, e kriminalizuan dhe kur e nxorrën në pritë, e bënë hero.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

42 komente në “Azem Hajdari nuk është heroi im! S’mund të marr shembull njeriun që rrinte me patllake në xhep”

  1. Migjeni says:

    Bedri, ti s’ke hero, ke nje heroine, shoqen Nexhi – tek e cila shkon per te sheruar zemren e plagosur nga pabesia e pushtetit qe te la ne hije, pardon, ne hale.

    1. JA KAQ says:

      ore mund te ma shpjegoni pak kete fjalen “pabuks” qe perdor ky “gazetari”?

    2. Toni says:

      Rrugacin, kriminelin dhe trafikantin na e bene hero! Ketij lloj banditi i duhet bere shurra mbi statuje dhe jo nderime qeveritare. Te gjithe ata qe kane qene ne kete ceremony jane te pafytyre dhe bejne diplomacy putanash dhe jo realpolitike. Ky maskara me ne krye dobicin serb te Vicidolit hoqen si hajdute gjate nates statujat e heronjve e Vigut ne Shkoder, qe dhane jeten per clirimine atdheut nga bishat fashisto-naziste dhe na i bejne statuje ketij krimineli te pacipe, nje cope bajge te felliqur lope. E kam njohur kete zagar te pacipe dhe nuk mund ti jap emer tjeter vecse vagabond dhe bandit. Ky maskara u vra sepse vrau pas shpine, ish shoket e tij trafikant dhe per minat qe ju vuri ish banditeve te tij. Shiko si perfunduan, Izet Haxhia qe ka marre pjese ne cdo vrasje te organizuar nga dobici serb I Vicidolit dhe tani eshte ne armiqesi me padrinon e tij. Keta lloj personash duhen harruar nga ndergjegja e kombit shqiptar sa me shpejt. Statuja e tij do te vije dita qe do te hiqet nga gjeneratat qe do te vijne sepse historia do te shkruhetv ashtu sic eshte dhe jo sic na e bejne banditet e SHQU-it. E vrane vete dhe e bene hero! KJo statuje eshte ofendimi me i madh qe mund ti behet ndergjegjes se kombit shqiptar duke ngritur ne piedestal nje vagabond. Bedri jam me ty. Faleminderit per shkrimin. Ke solidaritetin tone!

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Azem Hajdari ishte fillimi I kriminalizimit te Shkodres..

    1. loni says:

      po kush tha qe eshte hero,ai ishte nje malok basdart dhe kaq,shikoi gruan kurve me patente per dy leke e shiti basdartin pa bythen e vete,shikoi fmit e azemit basdart,kot nuk thojne ca lind nga macja mij do gjuaj,edhe ky muhabeti i ketij plere azemit,basdart vet basdarta lindi,kaq e thjeshte eshte,un nuk kuptoj dicka,ky u vra si rrugac per asnje ideal,perse duhet te quhet hero?dhe a e ka denuar ndonje gjykate per armbajte pa leje qe ate nate doli si gankster me pistolet pa zhurme dhe u vra si plere nga maloku i vete,turp per kete shoqeri te kalbet qe quajne hero nje malok basdart plere,per mua eshte si gjith plerat e tjere dhe pik..

    2. Komentuesi says:

      BEDRI! Te lumt mendja,te lumte dora qe me penen tend,ke shkruar nje artikull brilant.Nje nga artikujt me ineresant dhe me vlere,qe kame lexuar une deri sot.Dukesh qe je talent dhe gazetar i vertete,profesionist.Me fal per komplimentin por e meriton.Na tregove,dhe na zgjove kujtesen per ato ngjarje makabre te Azem Hajdarit e te tjereve qe vijne pas tij.Pasojat e tyre ,sidomos te Sali Berishes,jane te pariparueshme.Varja ne litar e Saliut nuk eshte e mjaftueshme.MENDOJE SE AZEM HAJDARI E KA PATUR HAK PLUMBIN,TE CILIN E KA KERKUAR VETE ME BEMAT ANTISHQIPETARE QE KA BERE.Por,fatkeqesisht,nuk pati nje plumb trimi,per kryekriminelin Sali Berisha,qe i solli kaq te zeza gjithe shqiperise,e shkaterroi industrin moderne qe ishte ngritur me djersen e popullit,shkaterroi bujqesin qe u katandise si ne kohen e komuniteti primitiv.Shkaterroi shkollat dhe institucionet qe i dogji si pa gje te keqe,ku Saliu i ngazellyer,ngrohte duaret e tija te zeza.Saliu ka shume gjynahe,por me vjene keq per disa ithtar te tij qe u ka hedhur trute e gomarit dhe betohen per ate.Azemi e hengri plumbin qe meritonte,por ngeli me i keqi gjall,qe nuk i duhej shqiperise.Ky eshte Sali Berisha,qe çirret e gerthet sot sikur nuk ka bere asgje.Por me shume dite vijne se shhkojne.Nje dite,drejtesia do ta thote fjalen e saj.

    3. M A R K O says:

      Azem Hajdari kontrabandist, kafeje duhani dhe nafte me Malin e Zi. Trafikant armesh me Kosoven dhe droge. Dy bashkepuntoret e tij te ngushte ne trafik i kishte pikerisht nga Shkodra. 1. Myftar Cel Lami ish Presidenti i Klubit “VLLAZNIA”i vrare ne Tuz te malit te Zi. 2. Kol Nosh Gjoka i njohur me pseudonimin “MUSHKU” nga malazezet, vrare ne Han te Hotit. Te tre shkuan per dhajme qeni

  3. Santa Quaranta says:

    Po, me 1 prill Azemi ka fjet ne Kiras, tek Baç Bilali, xhaxhai i Astmer Bilalit…. atij shokut te Artan Hoxhes…

  4. Roland says:

    Ti si azem hajdari nuk ke shanc te behesh , kjo dihet , po bythlepires e sigurt qe je … nuk ka shans tjeter … po bythlepires ama jo shaka…

  5. Kalec Dega says:

    Shqiptari e ka pas ne gjak te krenohet me rrugacet dhe tradhetaret.Kur vjen puna te heronjte e vertete si Gjergj Kastrioti, shqypfolesit e quajne tradhetar pasi Gjergji luftoi pushtuesin Turk, byrazer te shqipfolsave.

    1. Zigur Qarri says:

      Kalec apo Kolec,apo perdor nickname Kalec Dega per te ofenduar komentuesin”Alban Dega”?
      Me kete gjuh perçmuese qe perdor per shqiptaret(ne dy rreshta),peshtyn mbi veten;-apo nuk je
      shqiptare?Nese je shqiptare,atehere je tradhtare,perderisa nxit perçarje fetare.Je vertete veriore,
      apo paraqitesh si i tille me nickname qe perdor?Jo per gje,por kete truk e perdorin shume minoritare.
      Nese je katolik,atehere do mbeshtetesh te gjigandet e nacionalizmit shqiptare,Gjergj Fishta dhe
      Pashko Vasa,ndryshe ben lojen e armiqve te kombit shqiptare.
      “Në rast se ata nuk na duan në një shtet të vetëm, pasi thonë shqiptarët qenkan Musliman,
      atherë…na kristianët, do ti shkriejmë kryqet tona dhe do ti bajmë fishek, me mbrojt vllaznitë tanë musliman shqiptarë”
      At Gjergj Fishta
      Feja shqiptaret eshte shqiptaria….Pashko Vasa

      1. Kulufi says:

        thone qe ish spiunat e deges jane besnik te njoni tjetetrit….paske edhe ti respekt per alban degen?

  6. HERONJ KA SHUME !
    MADJE TEK NE TE BEJNE EDHE NESE JE NJE ” LEPIRES ” PUSHTETI.
    HERONJTE DUHET TE JENE TE RRALLE.
    MADJE TE NUMEROHEN ME GISHTA.
    MIREPO JA QE VENDI YNE I TEJNGARKUAR ME HISTORI ESHTE I NGOPUR EDHE ME HERONJ.
    NUK DUA TA PERFLAS POR DO SJELLE NE KUJTESE NJE RREFIM TE NJE MIKU QE , PER HEROIZMIN E KETIJ ” KALLEPI ” NE SHQIPERI PERMENDTTE STERGJYSHIN E TIJ SI NJE LUFTETAR I PERMENDUR , TE CILIT JA KISH BERE ME HILE SELAM MUSAI DUKE I VENE STEREMBESHIN ME QELLIM QE TI VINTE KY GJOKSIN TOPIT TE ITALIANIT.
    KESHTU STERGJYSHI I SHOKUT TIM SHPETOI DHE JETOI POR HERO AMA U BE SELAM MUSAI.
    KESI RREFIMESH FUTEN NE HISTORIKUN E HUMORIT NJESOJ SI PUNA E SHKURTE PAL VATES QE ENVERI E BERI HEROINE PER TE NGRITUR RININE E VERIUT NE AKSIONE PASI AJO , DUAN THE THONE SE NUK BERI NDONJE HEROIZEM THJESHT PO BENTE NEVOJAT PERSONALE KUR E MBULOI DHEU DHE VDIQ.
    PO KY AZEMI CFARE KA BERE ???
    LE TE JETE HERO JO NJEHERE POR AKOMA EDHE ME SHUME…NDOSHTA.
    POR AJO QE DUA TE PERMEND E TE NENVIZOJ ESHTE SE NE KETU NE SHQIPERI KEMI NEVOJE PER NJE
    ” MODEL ” PER TE CAKTUAR HEROIZMIN DHE HERONJTE.
    A ESHTE KY MODELI QE NA OFROHET ???
    KAM FRIKE SE KEMI NEVOJE PER ME TEPER HEROIZEM NDRYSHE NGA C’NA ESHTE SHERBYER DERI ME SOT.
    AZEMI NUK DUA TA THEKSOJ POR U VRA ME QELLIME TE CAKTUARA , DHE ME E KEQJA AKOMA PER TU PERDORUR EDHE PAS VDEKJES…!!!
    ATA QE E CUAN DREJT VDEKJES SE SIGURTE E CUAN ME QELLIME EDHE PER TA HEQUR QAFE , EDHE PER TA PERDORUR , EDHE PER TA BERE HERO…!!!
    DHE KJO ESHTE TEPER , TEPER E HIDHUR PER REALITETIN TONE.
    A U PERDOR SHKURTE PAL VATA PER TE NGRITUR PESHE RININE NE VERI…???
    PO !!!
    DHE KJO SHERBEU SI MODEL I HEROIZMIT NE SOCIALIZMIN ENVERIAN.
    NE THELB KETU ESHTE QELLIMI.
    MENYRAT E PERDORIMIT NDRYSHOJNE SKENAR POR QELLIMIN E KANE TE NJEJTE.
    KONSOLIDIMIN E POLITIKES.

  7. rroku says:

    Azemi ish nje kriminel i lindur, eshte nje turp qe busti i tije eshte ne qender tr Tiranes.

  8. loni says:

    po kush tha qe eshte hero,ai ishte nje malok basdart dhe kaq,shikoi gruan kurve me patente per dy leke e shiti basdartin pa bythen e vete,shikoi fmit e azemit basdart,kot nuk thojne ca lind nga macja mij do gjuaj,edhe ky muhabeti i ketij plere azemit,basdart vet basdarta lindi,kaq e thjeshte eshte,un nuk kuptoj dicka,ky u vra si rrugac per asnje ideal,perse duhet te quhet hero?dhe a e ka denuar ndonje gjykate per armbajte pa leje qe ate nate doli si gankster me pistolet pa zhurme dhe u vra si plere nga maloku i vete,turp per kete shoqeri te kalbet qe quajne hero nje malok basdart plere,per mua eshte si gjith plerat e tjere dhe pik.

  9. zefi says:

    Shoku Bedri, heronjet tuaj jane ata te para 91se.Per ta ti dhe shoket thurin lavde dhe bejne legjenda. Ti ore marroc akoma jeton ne “epoken e lavdishme” te Dulles me shoke partizan….

  10. ceni boston says:

    Azemi kishte te gjitha veset me te keqia qe mund te kete nje njeri.U fut ne politike nga Sigurimi apo u fut nga Idiotelliku dhe Kapadailleku qe e karakterizonte ketu nuk mund ta ndaj qarte por nje gje eshte e qarte.Mori ate qe meritonte! Eshte koha e maskarenjve qe mbrojne njeri tjetrin! Mjere ajo Shqiperi e varfer ne cfare duarsh ka rene!

  11. Gri says:

    Po, Bedri! E vertete! Ajo puna e rahmetliut, ne veture i veshur si grua, s’ di te theme…. e turperon Azemin duke e bere zv.hero! Por ka nje pyetje qe gjykata ende s’nep verdiktin. Pse dhe kush e vrau Azem Hajdarin?

  12. ashtu says:

    bedriu nuk behet dot si azemi, sepse njeriu i mire nuk mund te behet kafshe…faleminderit bedri, i the dy gjera te verteta mbi harbuterine e shtazerine se ciles duan ti veshin petkun e heroit…pirdhuni ju laro e lapangjoze, kafshe injorante…ne hale keni vend, e jo ne histori

  13. kasem gahinji says:

    po te vish ne durres,monumentin e azemit e qarkojne be shesh 11 arkivole te zinj.,simbol i krimeve te tij.

  14. Sami Gjurzezi says:

    Bashkpuntor i sigurimit,nje hale publike,ja cfare ishte Azem Hajadari!

  15. Anna Kamp says:

    Jetojmë në kohën e maskarenjve, kriminelëve dhe të të poshtërve; prandaj dhe “heronjtë” që këta shpallin të tillë janë dhe të tilla biografi kanë. Jetojmë në kohë të këqija, kohë e rënies së vlerave, kohë e hipokrizisë, kohë e përdhosjes së moralit njerëzor. Njerëzit me integritet dhe karakter të pastër duhet të tërhiqen dhe të jetojnë larg turmave, larg demagogjive, larg poshtërsive. Është koha e maskarenjve! Ti lëmë ata me heronjtë tyre!

  16. Thanasi qe ta plasi says:

    Te lumte dora Bedri! Nuk i heq asnje presje atyre qe ti shkruan.

  17. Igli says:

    Nuk e di kush e ka te drejten per te bere dike hero,po mendoj qe kjo duhet te jete ne kompetencen e nje komisioni serioz dhe te pa ndikuar nga pale te ndryshme a grupime politike.Se po na i bejne ordineret dhe tradhtaret heronj dhe kjo demton te ardhmen e vendit.

    1. Peço says:

      Pse çuditesh, o Igli, a nuk i ke parë sa lapidarë ngrihen anës udhëve në shqipëri, kujt i muarën leje për ti ngritur? Sepse, dihet, lapidarët ngrihen me vendim të këshillave bashkiak apo komunal. Pastaj, ju thoni se duhet të ketë një komision serioz për përcaktimin e heronjve. Mos ke në këtë rast parasysh një komision të përafërt me ata që shpallin doktor profesorat? Na more në qafë Igli, na e mbushe vëndin me heronj. Hajde mbaji pastaj familjarët e tyre, të gjithë duan shpërblim për heroin.

  18. Leda says:

    Bravo……..,,,,për shkrimin👏👏👏👏

  19. pensionisja says:

    pergezime per shkrimin,nje hipokrizi e papare neper ekrane ,si filma vizatimor,turp,e per cfare per pushtet e para,i marcin ne var sic i mori azemi ato qe shiti armet ne serbi,,,,,,,,,

  20. xx says:

    Saliu ,bashke me ca te tjere e bejne Hero Azemin se kushedi mos vjen dita dhe e akuzojne se ka dore ne vrasjen e tije.

  21. Opo na ka morr malli ,
    per ato Telenovelat Braziliane .
    Kujt i kujtohet Bedrana ?
    aaaaaaaa- pa-.pa-pa -pa

  22. Illyria-Shqiperia says:

    E kam pare Azem banditin ne qytetin e lindjes kur isha femije, ishte kohe fushate, maj 1996. Per patllaken ne brez e konfirmoj. E kam pare me syte e mi. Ka qene si me te meta me te vertete. Harbut, bandit I mirefillte. Kohe maskarenjsh. Tani e kemi hero. Tfu…

  23. Jimi says:

    Edhe heroi Bajram Curri nga malesia e tropojes ishte, por ja harruam emrin, se doli nje “hero” mbi heronjte!, po nga malesia e Tropojes!? Ai qe shembi male e kodra, dogji e shkretoi, uzina e fabrika, vrau e perdhunoi. Ai qe nuk e shponte plumbi, por per dreq ja qe e palosen, jo plumbat e shkjaut , se nuk beri ndonje beteje me ta, po plumbat e tropojaneve!? Jo te Berishes, largqofte, se edhe ai prej Tropoje eshte!

  24. arti says:

    Shume artikull i forte bravo gazetari.

  25. Gallo di mare says:

    Azemi ishte thjeshte nje plehre, sic jane shumica è bandes PDiste. Cfare heroi nje hale me Pam.

  26. Gallo di mare says:

    Azemi ishte thjeshte nje plehre, sic jane shumica è bandes PDiste. Cfare heroi nje hale me Pak.

  27. Atros says:

    Po çfare na duhen ne heronjte apo jo heronjte e tu o Bedri?? Shkruan gjate e shkruan keq.Je nostalgjik i epokes komuniste dhe ashtu ngele me ate mendje.Bota ecen perpara ti vendnumero.Thuaj ç’te duash per Azemin , ne fund te fundit kush po jua pjerdh.Azemi pati kurajon te ngrihet per liri dhe kontributi i tij eshte per t’u vleresuar te pelqen ty apo jo ,Ty dhe shokeve te tu jua prishi qetesine demokracia….Hej Zot çfare majmuni….

  28. Azemi says:

    Jeni bere dhe ju te temes te mos ju lexojme fare.Keni botuar te gjitha komentet qe kane share Azem Hajdarin dhe mesazhet pro tij nuk i keni publikuar.Nuk keni me çfare te merreni pa u marre me te vdekur se halle pak ka ky vend qe te merreni me Azem Hajdarin.Ai te pakten pati kurajo dhe luajti nje rol, shume te rendesishem ne shembjen e sistemit te mallkuar komunist ku ashtu si ju te temes dhe 90% e komentuesve vdisni te kishit dhe nje here Enverin.Shikoni shtetin ku eshte katandisur, shikoni si varferia eshte ulur kembkryq ne vatrat shqiptare, shikoni drogen, korrupsioni, krimin etj etj po keto nuk ju hyne ne sy ju. Ju keni hallin dhe inatin se ndryshimi i sistemit jua prishin qetesine spuneve te qelbur

  29. peti prej verteti says:

    Azemi ishte nje barkderr qe jargavitej rrugeve te Tiranes nen shoqerine e “te forteve” dhe gjysmen e kohes ishte i pire. Nuk eshte ky ai “trimi” gjokszbuluar qe kane vene ne piedestal. Aq u degjenerua nga Saliu sa ishte gati te bente te fortin vetem te tregonte qe e meritonte ate post qe i kerkonte prej kohesh zotit sb edhe pse ishin ne opozite. Iku per dhjam qeni vetem se kujtonte se ç’ishte. Vdekja e tij i beri pune te gjitheve. Edhe familjareve te tij. E beri Berisha si shembull qe “ja si shperblehet familja po vdiqet per mua”.
    Pune pushtësh. Ç’pret !

  30. agimi nga Maqedonia says:

    Bedri respekte per kete artikull. Madje ky artikull duhet perfshire edhe ne librat shkollor per te mesuar te verteten edhe nxenesit (rinia jone). Cfare hero muti eshte ky kriminel. Heroi nuk mban patllake me vete ne mes te shqiptareve dhe miqeve te vete. Titulli hero duhet hequr menjehere ketij krimineli se sa nena shami zeza ka bere ky njueri. Zoti eshte i madh dhe merr hak breze pas brezi. Cfare heroi eshte ky ku diten e perkujtimit e shoqja e nderon me gjoks (cica) perjashta. Te tille njerze na shkaterroijne shqiperine dhe kerkojne tja japin serbise.

  31. Leon Rrapini says:

    Akti i vrasjes, trsgon ne menyre demonstratkve, se Azemi u vra prej rrjetit qe ngriti vete. Pra, eshte viktim e kurthit qe ngriti per shlket e vet dhe ngeci vete ne te. Eshte vimtime e konfliktit vetiak, aspak hero.

  32. Ajaxi says:

    Akti i vrasjes, trsgon ne menyre demonstratkve, se Azemi eshte viktim e kurthit qe ngriti per shoket e vet dhe ngeci vete ne te, pavarsisht meritave te padiskutueshme.

  33. Shemia says:

    Viktime e ngecur ne kurthin qe kish ngritur per shoket e vete nga Tropoja bashke me Doktorin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *