“Celulari i ndaluar në shkollë”, Rama: Po përgatisim vendimin që të heqim telefonat edhe nga institucionet se janë bërë si klube interneti

14 Shtator 2018, 12:44Politika TEMA

Pas lajmit se nuk do të lejohen me celularët në shkolla Rama paralajmëroi edhe një aksion tjetër të qeverisë. 

Gjatë fjalës që mbajti sot në takimin me mësuesit e punësuar nga portali “Mësues për Shqipërinë”, Rama  tha se do të përgatitet vendimi që do të ndalojë përdorimin e celularëve edhe në institucione. 

 “Nuk do lejojmë celularë në shkolla, as për fëmijët e më vjen keq as për mësuesit, mësuesit duhet ti dorëzojnë në fillim të mësimit dhe ti marrin në fillim të mësimi dhe në muajin e parë duhet ta bëjmë muaj edukimi. 

 Muajin e dytë merren dhe hidhen në plehra nuk i kthehen më atij që e ka, se janë ndotës të rrezikshëm të mjedisit arsimor.  

Dhe ç’bëjmë me lëndët ndotëse me rrezikshmëri të lartë? I varrosim dhe i riciklojmë.  

Ndërkohë që po përgatitemi edhe për vendimin që të heqim celularët nga institucionet që janë bërë si klube interneti të gjithë”- tha Rama. (TemA) 

7 komente në ““Celulari i ndaluar në shkollë”, Rama: Po përgatisim vendimin që të heqim telefonat edhe nga institucionet se janë bërë si klube interneti”

  1. Liri says:

    Ishte koha. Mos vononi.

  2. gjergji says:

    ky eshte nje idiot,, injorant … nje deshtak i ndyre.. por kur ke emergjence.. si do veprosh..

    1. Kalec Dega says:

      Ja do bai no nja Ligj te vecante ose Ligj te posacem, kryministri i Celulareve…Duhet blloku ene Facebook qe mos tja shikojme surratin dhe lexojme harbuterine dhe sukseset e Rilindjes…

  3. Moni says:

    Qe te ndalohet perdorimi eshte nje gje por qe tu marresh peng telefonat mesuesve eshte karagjozllek. Mesuesi e mban ne cante apo xhep dhe nuk ka te drejte ta perdori gjate ores se mesimit. Kaq! Me teper eshte gomarllek me brire.

  4. Kev says:

    Celulari eshte prone personale e ska shtet qe ta merr se quhet grabitje o pallosh! Ska asnje vend demokratik qe nxjerr kaq ligje absurde. Beje kete e do shohesh si do reagoje BEja.
    Shkolla perveç se eshte institucion njohurishe eshte edhe djepi i forlmilit demokratik. Duhet te pyesesh nxenesit cfare thone dhe ata vendosin bashke me mesuesit si veprohet me celularet. Nuk behen me ligj keto pune se shkell nje qerre te drejtash!!!

  5. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Celularet duhet te mbahen te fikur ne shkolle !
    Ne pushimin e madh dhe mbas perfundimit te mesimit,mjafte prinder komunikojne me femijet e tyre dhe mesuesen per ti marre nga shkollla.

  6. Lani says:

    Çdo ligj qe prodho shqiperia. Nuk zbatohet keshtu qe Zoti kryeministër mis fol budalliqe. Ne jemi shpellar .jemi populli me pa edukat ne bote ..ne edhe plehrat i hedhim ku te mundemi skandal …prndaj mos fol budalliqe zoti kryeministër

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje