Dybala nuk luan, Pirlo ia gjen zgjidhjen te… Ronaldo

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nëse Paul Pogba do të përmbyllë një kalim të dytë nga Manchester United te Juventusi, kjo nuk do të përbënte befasi për ish-yllin e bardhezinjve, Andrea Pirlo.

Mesfushori francez u largua së pari nga “Old Trafford” për në Torino në vitin 2012, për shkak të përfundimit të kontratës së tij në Angli.

Katër vite të frytshme në Seria A e panë Pogba në rolin e një superstari global, me Manchester Unitedin që investoi 105 milionë £ për ta rikthyer në “Old Trafford”, në verën e vitit 2016.

25-vjeçari është tani një fitues i Kupës së Botës, por ka hasur vështirësi në Premier League, pasi forma dhe qëndrimi i tij vazhdojnë të jenë në dyshim.

Një tjetër transferim i parave për të është duke u diskutuar tani, me Barcelonën dhe PSG, që konsiderohet të jenë ndër pretendentët e tij të shumtë.

Një rikthim te Juventusi është përmendur, gjithashtu, me Pirlon duke i thënë “Tuttosport” mbi këto thashetheme: 

“Nuk do të më habiste, sepse Juventusi kërkon më të mirën dhe, nëse një lojtar largohet, nuk do të thotë se nuk mund të kthehet”.

Juventusi ka refuzuar të tërhiqet në lidhje me Pogba, por nuk e shfaqi hapur ambicien e tij gjatë merkatos së verës, sepse përfundoi transferimin e bujshëm prej 100 milionë euro të pesë herë fituesit të “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo.

Portugezi ka ndihmuar në ngritjen e pritshmërive bardhezi dhe kualitetit kolektiv në stadiumin “Allianz”, edhe pse ende nuk është hapur llogaria e tij e golave.

Ai pritet të ketë një ndikim pozitiv tek ata që e rrethojnë, me Pirlon duke i bërë thirrje Paulo Dybala që të modelojë veten në raport me ish-yllin e Real Madridit dhe të rifitojë rolin referues me fanellën bardhezi.

Lojtari legjendar italian ka thënë për argjentinasin: 

“Pranimi i faktit se nuk je startues në futboll nuk është e lehtë për askënd.

Paulo duhet të bëjë gjithçka për të luajtur sa më shumë që të jetë e mundur. 

Nëse ai e fillon trajnimin me dëshirën e Ronaldos, atëherë do të jetë e vështirë të largohet nga ai.

Kur nuk luan, do të thotë se duhet të bësh diçka më shumë. Cilësitë e Dybala nuk janë në dyshim.

Për t’u bërë një lojtar themelor për Juventusin, ai duhet të gjejë diçka brenda tij, duhet ta bëjë atë para së gjithash për vete”. 

Juve do të kthehet në veprim pas pushimit ndërkombëtar, të dielën, në shtëpi, duke luajtur kundër Sassuolo.(Telesport)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *