FOTO: Mavraj prezantohet tek Arisi: “Jasu Thesaloniki!”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, është prezantuar këtë të premte  me fanellën e klubt të tij më të ri.

Qëndërmbrojtësi kuqezi do të luajë në Kampionatin Grek me skuadrën e Arisit të Selanikut.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Instagram”, Mërgim Mavraj ka postuar foton me fanellën e tij të re duke përshëndetur në gjuhën greke:

Jasu Thesaloniki!”(Përshëndetje Selanik!)”, shkruan Mavraj në postimin e tij.

Me zyrtarizimin e Mavrajt tek Arisi numri i shqiptarëve në këtë skuadër do të shkojë në dy pasi më parë ka firmosur dhe mesfushori tjetër i Kombëtares shqiptare Migjen Basha.

Të dy lojtarët shqiptar do të jenë pjesë e rëndësishme e formacionit të Arisit. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “FOTO: Mavraj prezantohet tek Arisi: “Jasu Thesaloniki!””

  1. bimi says:

    Prisni tani kur te ndryshoje emrin nga Mergim ta beje Mihal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *