Përçarja e opozitës pas futjes së Idrizit, Vangjel Dule flet pas takimit me Bashën: Ja e vërteta e shkëputjes nga PD

Deklarata e kreut të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet për t’ju bashkuar opozitës, duket se nuk është pritur mirë nga aleatët e Partisë Demokratike.

Kreu i PBDNj-së Vangjel Dule ka takuar sot kryedemokratin Lulzim Basha për t’u sqaruar rreth kësaj situate.

Dule pas bisedës me Bashën, tërhoqi idenë e tij për t’u larguar nga fronti opozitar.

“Në një axhendë të tillë është e kuptueshme që temat për diskutim të ishin të shumta.

Flasim për një axhendë poltike aktuale jo për hamendësime, nuk kishte një çështje të tillë në diksutimin tonë.

PBDNJ do të vijojë bashkëpunimin me Partinë Demokratike. Ne jemi të prerë për parimet tona për bashkëpunim”, u shpreh Dule pas takimit me Bashën.

Ndërkohë qëndrim kritik deri më tani kanë mbajtur edhe kreu i PDK-së Nard Ndoka dhe kreu i LZHK-së Dashamir Shehi.

Më herët, Basha ftoi publikisht Idrizin nga Durrësi që të jetë pjesë e angazhimeve të PD për të rrëzuar Ramën nga pushteti, në një kohë kur zgjedhjet lokale po afrojnë. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...