Përçarja e opozitës pas futjes së Idrizit, Vangjel Dule flet pas takimit me Bashën: Ja e vërteta e shkëputjes nga PD

14 Shtator 2018, 15:18Politika TEMA

Deklarata e kreut të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet për t’ju bashkuar opozitës, duket se nuk është pritur mirë nga aleatët e Partisë Demokratike.

Kreu i PBDNj-së Vangjel Dule ka takuar sot kryedemokratin Lulzim Basha për t’u sqaruar rreth kësaj situate.

Dule pas bisedës me Bashën, tërhoqi idenë e tij për t’u larguar nga fronti opozitar.

“Në një axhendë të tillë është e kuptueshme që temat për diskutim të ishin të shumta.

Flasim për një axhendë poltike aktuale jo për hamendësime, nuk kishte një çështje të tillë në diksutimin tonë.

PBDNJ do të vijojë bashkëpunimin me Partinë Demokratike. Ne jemi të prerë për parimet tona për bashkëpunim”, u shpreh Dule pas takimit me Bashën.

Ndërkohë qëndrim kritik deri më tani kanë mbajtur edhe kreu i PDK-së Nard Ndoka dhe kreu i LZHK-së Dashamir Shehi.

Më herët, Basha ftoi publikisht Idrizin nga Durrësi që të jetë pjesë e angazhimeve të PD për të rrëzuar Ramën nga pushteti, në një kohë kur zgjedhjet lokale po afrojnë. (TemA)

4 komente në “Përçarja e opozitës pas futjes së Idrizit, Vangjel Dule flet pas takimit me Bashën: Ja e vërteta e shkëputjes nga PD”

  1. "papa don't preach" says:

    Jo Idrizi, por te gjithe Idrizet dhe Vangjelet e dynjase te mblidhen ne Tirane, PD nuk fiton sa te jete jeta mbi Toke.
    PD mund te fitoje ne TIRANE vetem nese perseritet viti 2011 te Shkolla “Vasil; Shanto” me ambasadorin Arvizu ne krye. Gamor.

  2. Avni Mustafarai says:

    Dulja dhe Hajduti, me te vertete teater

  3. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Opozitë moj
    s’u përkule
    vjen Idrizua
    ikën Dule.
    Hyn e del
    dhe Ben Imami
    ti s’lëviz
    nga istikami.

    P.S.
    Doli kaka
    se muti hyri
    shkurt hesapi
    P(ordhë) S(yfyri).

  4. shqip says:

    ” Dhe tani do te shohim pak thiatro . O çu kenaqem , hahaha ” Edhe aktore te ishin , nuk do loznin kaq bukur . Hyjne ne rol e dalin nga roli sa here ua kerkon regjizori . Me gjith ate pertej shakase , duhet nje rregullore per merkaton e politikes . Pak a shume si me futbollin .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje