SHIFRAT: Rritet numri i turisteve në vend, dyfishohen shitjet dhe punësimi në sektorin e hotelerisë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
Rritja e numrit të turisteve që po vizitojnë vendin tonë e ka ndikuar pozitivisht aktivitetin e hotelerisë. Sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e dytë 2018, indeksi i shitjeve neto në sektorin e hotelerisë shënoi rritje 15,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjithashtu numri i të punësuarve shënoi rritje 22,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe fondi i pagave shënoi rritje 15,5 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2017

Në agjencitë e udhëtimit indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 15,2 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2017 dhe numri i të punësuarve shënoi rritje 1,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 1,4 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2017.

Riparimi i automjeteve në rritje të lehtë

Tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave shënoi rritje si në indekset e shitjeve edhe në ato të prodhimit. Sipas INSTAT indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 1,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe numri i të punësuarve shënoi rritje 1,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Fondi i pagave shënoi rritje 6,6 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2017.

Transporti dhe magazinimi me rritje

Aktiviteti i Transporti, Magazinimit dhe Postës që përfshin transportin Hekurudhor të mallrave, Detar, Ajror, Magazinimin dhe aktivitetin Postar pati një rritje të shitjeve neto në volum shënoi rritje 11 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2017. indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 1,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 5,1 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2017.

Informacioni dhe komunikimi më rënie të shitjeve

Indekset e treguesve në aktivitetin informacion dhe Komunikacion, i cili përfshin aktivitetin e Publikimit, Telekomunikacionit si dhe shërbimet e Teknologjisë së informacionit, në tremujorin e dytë 2018, pësoi një rënie të shitjeve prej 7,8 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2017. indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 2,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 7,5 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2017.

Aktivitet inxhinierike me rënie

Aktivitete Arkitekture dhe inxhinierike indekset e treguesve në aktivitete Arkitekture dhe inxhinierike, në tremujorin e dytë 2018 kishin rritje të shitjeve me 17,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por numri i të punësuarve shënoi rënie 1,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 14,7 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2017.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “SHIFRAT: Rritet numri i turisteve në vend, dyfishohen shitjet dhe punësimi në sektorin e hotelerisë”

  1. Kev says:

    Aftesia e mashtrimeve te turpshme te gazeta te Rilindjes (Tema me shoqe) pesoi gjithashtu 25% rritje krahasuar ne te njejten periudhe te vitit te kaluar. Gjithashtu edhe punesimi ne Krime dhe Korrupsion ne masen 50% ne krahasim me tremujorin e dyte te vitit te kaluar. Qeverisja demokratike dhe e ndershme pesoi uljen e parashikuar ne fushaten e Rilidasve. Suksese!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *