Vangjel Dule braktis Lulzim Bashën, gati dhe largimi i Nard Ndokës. Shkaku, Shpëtim Idrizi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Lëvizja e PDIU drejt Lulzim Bashës dhe opozitës pritet të sjellë largimin e një tjetër opozitari nga koalicioni kundër qeverisë.

Burime zyrtare nga PBDNJ, (Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut), e cila drejtohet prej Vangjel Dules, thanë se kjo forcë politike, me vajtjen e çamëve në koalicionin opozitar, do ta braktisë Lulzim Bashën.

Një zyrtar i lartë i PBDNJ i tha CNA.al tha se shumë shpejt pritet një dalje publike dhe qëndrimi i kryetarit të partisë.

Forumet e PBDNJ-së kanë qënë vazhdimisht konseguente. Kjo forcë politike, që ka pasur qëndrime të qarta që në vitin 2009, kur braktisi koalicionin qeverisës me Berishën dhe doli në opozitë.

Më pas në vitin 2013, PBDNJ erdhi në pushtet në koalicion me Ramën, por u largua sapo socialistët thirrën në qeverisje PDIU-në e Shpëtim Idrizit.

Që nga ai moment e deri më sot, PBDNJ ka qënë në opozitë në krah të Lulzim Bashës.

Ky i fundit shumë shpejt nuk ta këtë më Dulen në krah, por pritet që nga pas t’i shkojë Shpëtim Idrizi, i cili në fakt ka tre deputetë, por ata duken se janë me socialistët dhe zor se kalojnë në opozitë.

Me lëvizjen e Shpëtim Idrizit dhe pranimin nga Lulzim Basha, opozita merr një aleat të ri, por humbet një deputet nga radhët e saj, i cili është Vangjel Dule, i cili ka garuar i treti në listën emërore në qarkun e Vlorës.

Nga ana tjeter ka shfaqur rezervat madje kundershtine e tij ne lidhje me afrimin e Idrizit tek opozita dhe kreu demokristian Nard Ndoka, i cili tha se ky koalicion eshte nje peme pa kokrra.

Por dhe aleati tjeter, Dashamir Shehi i LZHK ka kerkuar qe Idrizi duhet te lere levizjet dyjavore here te PS e here te PD dhe te stacionohet diku.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Vangjel Dule braktis Lulzim Bashën, gati dhe largimi i Nard Ndokës. Shkaku, Shpëtim Idrizi”

  1. Shume shpejt pune ditesh, krijohet Partia Çame e Shqiperise (PÇSH), ku ne te do jene te gjithe Camet qe refuzojne linjen perverse te Shpetim Idrizit dhe “tutores” se Tij, Mesila Doda-Demi (spiunia e Sali Berishes, mike e ngushte me Argita Berishen dhe Monika Kryemadhin, percarsja e Partise PDIU sapo futi kembet kjo Parti vetem rrudhje e humbje njeh), dhe automatikisht tre Deputetet qe tashme prej kohesh i kane ikur PDIU dhe jane me Edi Ramen, do bejne Partine me te vertete dhe me patriotike per ceshtjen Came. Shpetim Idrizi dhe Mesila Doda-Demi le te hyjne e te dalin nga ish-SHQUP_i apo dhe sh.p.k LSI_ja sa here te duan e si te duan, se u rikthyen tek anti-Cameria 100%, tek dyshja me anti-kombetare dhe me Mafioze e Shqiperise; Berisha+Meta.

  2. Koço says:

    Ish Partia Demokratike , tashmë është këthyer në një bandë Bashibozukësh , Zvaranikësh , Interesaxhinjësh , të cilët skanë as din as iman , por vetën hipokrizi , stisje -shtirje , njerëz pa integritet e moral punë llapaqenash . të cilët shihen me neveri e përbuzje nga qytetarët .

  3. Komentuesi says:

    Ne te semes vafshin te gjithe keta te opozites se na kane merzitur shume me qendrime e tyre antishqiptare,rrugaçerore e armiqesore.Tani qe vajti dhe Idrizi me pd-ke,u rregullua puna dhe pd-ke e ka te “sigurt” fitoren.Pika qe nuk ju bje.Kur kane patur ndonjehere bythe çamet,gjithemon te pabese,si gjeli ne qerre.

    1. Free says:

      Ke msu ti japesh llapes ne internet , flet per bese kur nji krahine te tere u pre me gra e fmi j e nji komb i tere i ktheu kurrizin e sot klysha si ty pergojojne per dy vota te qelbura qe idrizi mba n xhep. Camwt nuk votojn as idrizin as pd e as ps se nji gur se levizen per te drejtat e tyre.

  4. FreeAlbania says:

    PDIU u formua nga agjente grek per te mbsjtur nen rogozin politik ceshtjen came. Pranoi lojen e toponimeve sipas interesave greke i ndaloi camet te vizitojne vendlindjen dhe sot e ksaj dite. Idrizi nuk ka asnje interes ne zgjidhjen e problemit dhe vazhdon e njollos ceshtjen me indiference kafsherore. Me aq fonde sa greqia ka vene kundra ksaj ceshtje asnje parti shqiptare sdo bej gje ne kte drejtim.

    Dje e paten camet ne kurriz dhe sot shihet mire indiferenca kombetare. Neser i vjen rradha Sarandes, korces, himares dhe kur ske marr nji msim prej historise pak e ke ta psosh serisht.

  5. Nikolini says:

    Po iku Nard Noka nga koalicioni, u menderos puna….pu pu pu ca e gjen Shqiperine…..

  6. Pellazgos says:

    Identiteti zoti me comentin Free Albania eshte mbi gjithcka dhe tregon nder,dinjitet,respekt,krenari.
    Dihet qe ne kohet e Lashta te Pellazgeve deri perpara Osmaneve keto Toponime kane qene ndryshe,atehere nje patriote i ndershem dhe me krebari per kombin pse duhet te mbetet viktime e Turqve.
    Ne qofte se dikush beson p.sh tek Allahu,pse duhey te marre emrat e pushtuesve Osmane?
    Pse duhet te festoje festat Arabe?
    Pir sic duket,Feja eshte Identitet dhe me keto kombi zhduket duke mos nderuar historine apo gjakun.
    Camet e kthyer ne Myslimane nuk justifikohen,ashtu sic nuk justifikohen komunistet qe luftuan dhe degjeneruan kete komb te Lashte Greko Ilyre.
    A nuk e pengojne keta turkofile emb ertimin e ketij kombi te quajture Epir nga Marin Barleti!
    Keta jane armiq dhe e kane shpiritin tek Erdogani,pike.

  7. kasem gahinji says:

    para disa ditesh shpetimi,i fryre si gjel deti deklaroi gabimn e tij se i kish besuar edi rames,pra qeverise,lejen per te mbrojtur ceshtjen came.pra ky te jepka licensen per ceshtjen came .ndaj po i qaja hallin edit qe mbeti pa licencen e ceshtjes came.a thua se ceshtja came eshte ndonje mobilieri ose dyqan kungujsh.gomar e shkuar gomarit o tunxh.kam patur nje shok ne rinine time,ay te rruga e elbasanit.kur shikonte ndonje kokmadh i thosh-“mos rri afer gamorve,se ta hane koken per kungull.”

  8. Gri says:

    Pu pu c’ po na degjojne vreshet! XHEL DULA DHE Nardi po ikin nga PD! Pse thua qe po iku Nardi iku Shqiperia! Mos Nardi ti je motivi qe nuk e leme Shqiperine!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *