Vetingu në politikë, Ruçi: Drafti është botuar në faqen e Kuvendit, do diskutohet dhe gjykohet në momentin e duhur

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka folur sot për vettingun në politikë. 

Nga Fieri, ku ishte i pranishëm Ruçi tha se drafti i sjellë nga opozita është botuar në faqen zyrtare të Kuvendit. 

Gjithashtu kreu i kuvendit tha se Vettingu për politikanët është diskutuar në të kaluarën, qoftë në vitin organik, i cili miratoi me konsensus ligjet për dekriminalizimin, edhe në reformën në drejtësi. 

“Ka ditë që ky draft është paraqitur. Sipas procedurave parlamentare, dje ka qenë afati për të njoftuar seancë e parlamentit. 

 Është futur në programin e Kuvendit. Është botuar në faqen e Kuvendit.  

Pas dy jave nga data e depozitimit do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i ligjeve që do të bëjë një program për njohjen, diskutimin dhe për materialin dhe më pas do të çohet për diskutim.  

Do të miratohet apo jo, është shumë shpejt për të dhënë unë verdiktin 

Jam kryetar i Parlamentit dhe drejtues i saj. Vettingu për politikanët është diskutuar në të kaluarën, qoftë në vitin organik, i cili miratoi me konsensus ligjet për dekriminalizimin, ashtu si pjesë e vettingut janë objekt i reformës në drejtësi. 

 Presim nisma, drafti është në tavolinë e diskutimit. Do të diskutohet dhe gjykohet në momentin e duhur”, tha Ruçi. (TemA) 

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *