Gazeta e njohur suedeze: Ju tregojmë trashëgiminë botërore antike të Shqipërisë

16 Shtator 2018, 10:26Turizëm TEMA
Gazeta e njohur suedeze: Ju tregojmë trashëgiminë botërore

Rreth 2 000 vite më parë Shqipëria ishte një pjesë e rëndësishme e Perandorisë Romake dhe aty ka kudo rrënoja antike. Më i famshmi është Butrinti, në jug të Sarandës, por më e bukura është Apollonia, në jug të Durrësit, shkruan gazeta suedeze “Expressen.se” në një reportazh që ia dedikon Shqipërisë.

Këtu, në një kodër që rrihet nga dielli dhe të mbushur me pemë ulliri dhe një pamje shumë të bukur nga deti, rrënojat antike ndodhen në rrugën romake që lidhte Dyrrahun antik (Durrësi) me Butrintin, por këto rrugë shkonin gjithashtu edhe në Romë dhe Konstandinopojë.

Në Apolloni, perandori romak, Augusti, bëri shkollën dhe sot mund të lëvizni nëpër këto rrënoja, që kanë shpjegime në disa gjuhë, si dhe ku mund të shihni se si dukeshin shtëpitë në atë periudhë. Edhe Butrinti edhe Apollonia janë zona që cilësohen trashëgimi botërore nga UNESCO.

Kruja, qyteti që ndodhet në mes të maleve

Nëse fluturon për në Tiranë mund të vëreni një qytet të vogël që ngjitet në një mal të lartë dhe të thepisur që ndodhet në anë të një lugine. Ky qytet është Kruja, qyteti që ngroh zemrat e gjithë shqiptarëve nga ku heroi kombëtar Skënderbej udhëhoqi përpjekjet për pavarësi kundër turqve në vitet 1400.

Kruja mund të vizitohet lehtësisht duke u nisur nga Tirana, por do të ishte mirë që të qëndroni një natë, sepse mund të shijoni një pamje të këndëshme të pazarit të restauruar, të kullës së rojes të kështjellës mesjetare dhe të kështjellës muze që i dedikohet Skënderbeut, nga ku do të keni një pamje fantastike të maleve, pllajës dhe detit. Kruja është si Durrësi, një vend ku mund të blini argjendari fine.

Gjirokastra dhe Berati, bukuroshet osmane

Me shumë mundësi, Gjirokastra është vendi larg brigjeve që turistët vizitojnë më shumë. Një amfiteatër me shtëpi të bukura osmane që ndodhen në pjesën e malit dhe qytetin modern poshtë.

Kjo pamje është e bukur, por Gjirokastrën e shijon kur shëtit nëpër rrugicat e ngushta dhe tatëpjetat e rrëshqitshme. Pazaret e bukura janë mbushur me dyqane për turistët dhe restorante, që janë veçanërish shumë komod në mbrëmje.

Ajo që shumë pak turistë dinë është që edhe qyteti i Beratit ofron një sharm osman, ku shtëpitë e vjetra ngjitet sipër njëra tjetrës në mal, ku sipër ndodhet një kështjellë e madhe.

Ky është një vend ku mund të hash, të pish një birrë apo një kafe me çmim shumë të lirë në çdo cep në anë të lumit, me një pamje të bukur në të gjitha anët.

7 komente në “Gazeta e njohur suedeze: Ju tregojmë trashëgiminë botërore antike të Shqipërisë”

  1. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    vec ”bukurosheve” asmone Berat e ”Gjirokaster”[sipas sumqireve] Albanistani trashegoi edhe 2mln ”bukurosha”sunite,shiite e tourkocama,mund ti vizitoni………..

  2. Gri says:

    O ti ” nese gervish…” na trego se ku eshte adresa per vizit! Mos valle eshte P….sat eme?

  3. - says:

    ç’lidhje ka kulti osman me antikitetin ILIRI! ky artikull duket pak fantazios.gazeta suedeze ne rastese eshte shkrim i vertete,duhet te pasqyroje vendbanimet antike ILIRE .Iliret jane populli me i hershem i ballanit .seshte nevoja te permendet rruga e cila egzistonte me pare se te rindertohej nga pushtuesi .Me historin e popullit shqiptare qe i eshte pervetsuar po jetojne disa vende ne ballkan por edhe ne europe.

    1. Durrsi says:

      Harroji perrallat me i Ilire. 400 vjet Roma mbi 1000 vjet Bizanti ,150 vite nen mbreterine e Serbise. Dhe afro 600 vite Osmani. Zgjohu.

  4. Pellazgos says:

    Augusti mbaroi skolion Greke ne Apolloni,nje Polis per nder te Perendise Greke dhe Ilyre Apollonas.
    Sa gjynah qe Hamzate apo Sulejmanet te ashtuquajture Allvani nuk kane as edhe nje gje te perbashket me “te paret e tyre” qe pretendojne.

  5. feg says:

    Shume te informuar keta suedezet !!!! Apollonia dhe Butrinti qytete te perandorise romake !!!!ajde ajde …

  6. Cercizi says:

    Qytet osmane mjaft nuk Jane osmane i ka ndertuar populli beratit dhe gjirokastriotet nuk eshte se i ndertoi turku u ndertuan gjate periudhes se pushtimit Turk Jane dy gjera te ndryshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje