Katër orë kërkime në Llogara, gjenden katër turistët italianë

16 Shtator 2018, 21:13Kronika TEMA

Katër turistë italianë që kishin humbur rrugën duke shëtitur në pyllin e Llogarasë janë lokalizuar dhe janë kthyer shëndoshë e mirë në vendqëndrimin e tyre, pas katër orë kërkimesh.

Operacioni i shpëtimit është kryer nga AdZM Vlorë, në bashkëpunim me komandot e Forcave Delta të Radhimës.

Përgjegjësi i  Zonave të Mbrojtura për Llogaranë, Nexhip Hysolakoj tha për ATSH-në se turistët italianë janë arritur të lokalizohen pas katër orë kërkimesh, pasi kishin humbur rrugën në drejtim të Gjirit të Gramës.

Ata janë gjetur një e nga gjë nga ekipet e shpëtimit, pasi ishin ndarë nga njëri-tjetri në kërkim të shtegut që do t’i rikthente në Llogara.

Turistët e kanë dhënë sinjalin SOS tek policia e rendit dhe rojet mjedisore të parkut kanë nisur menjëherë operacionin për shpëtimin e tyre.

1 komente në “Katër orë kërkime në Llogara, gjenden katër turistët italianë”

  1. ali peza says:

    Ne Shkodër prej nje muaji jane zhdukur dy persona dhe shteti fle

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje