Ardit Gjebrea rikthehet pas 30 vitesh te shkolla “Kosova”: E pabesueshme se si ka ndryshuar

17 Shtator 2018, 11:33Sociale TEMA

Ardit Gjebrea mbërriti i pari sot te shkolla Kosova.

Jo për të filluar klasën e parë, por për të kujtuar shkollën e tij fillore dhe për të parë se si është transformuar.  

“Mora rrugën të vij në shkollën time Kosova ku kam studiuar në katër vitet e mia të para. Mbylla sytë  dhe erdha që të gjeja atë ndërtesën një katëshe  që ishte në formë U-je dhe shikoni se çfarë shikoj.  

Është e pabesueshme se si kjo shkollë ka ndryshuar  dhe menjëherë mu kujtua filmi “ritorno al futuro” me ato 30 vitet që do të vijnë më pas do të doja që të studioja.

Që të isha fëmijë , por jo tek shkolla një katëshe, te kjo shkollë e cila simbolizon atë që do të vijë 30 vite më pas. Tani ju me efektet speciale më bëni dot bebe  më bëni bebe”, thotë Gjebrea.

Ndërkohë, me urimin për një vit të suksesshëm shkollor, kryebashkiaku Veliaj thekson se pas 3 vitesh punë, janë rikonstruktuar të gjithëshkollat e Tiranës, me mjedise sportive, laboratorë e bibliotekat që nuk ekzistonin në pjesën më të madhe prej tyre.

“Pas 3 vitesh punë Tirana ka 4 shkolla të reja. Dhe së shpejti do të fillojë puna për 17 shkollat që do t’i japin fund njëherë e mirë mësimit me dy turne dhe mbipopullimit të klasave. Forca”, siguron kryebashkiaku Veliaj.

5 komente në “Ardit Gjebrea rikthehet pas 30 vitesh te shkolla “Kosova”: E pabesueshme se si ka ndryshuar”

  1. anisa says:

    Ardit propaganda!!

  2. anisa says:

    Propagande o Ardit, propagande. I kthen favoret Lali Erit…

  3. Sara says:

    legen e servil ngele gjithe jeten

  4. arditi me dy fytyra says:

    Shkolla Kosova eshte model dhe urojme vit te mbare shkollor per te gjithe nxenesit
    Por jo ti o Ardit, nuk te lejohet ty te futesh ne nje shkolle te re, pasi ti je thjesht nje pazarxhi qe endesh burgjeve me skenare te peshtire per ti hequr pafajsine vrasesve

  5. hysa says:

    Mire more zoterinj, nqs nuk e doni lalin, nuk mund te flisni keq pse u be shkolla e re, apo duhet te ishte nje pallat ne vend te saj, ashtu sic ishte nisur. E kjo jo vetem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje