Emigracioni, Papa-Metës: Mos lejoni që Shqipëria të vuajë “dimrin demografik” si Evropa

Presidenti i vendit Ilir Meta është pritur sot në një audiencë të posaçme nga Papa Françesku, në Selinë e Shenjtë në Vatikan.

Meta shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e jashtëzakonshëm të Selisë së Shenjtë në rimëkëmbjen shpirtërore e sociale të komunitetit katolik dhe popullit shqiptar, veçanërisht pas daljes së vendit nga izolimi i gjatë komunist dhe vendosjes së pluralizmit në Shqipëri.

Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta e falënderoi Papa Françeskun, për lartësimin mbarëbotëror të simbolit më domethënës shpirtëror të kombit shqiptar, Nënë Terezës, përmes shenjtërimit të saj.

Duke shprehur mirënjohjen për vëmendjen e veçantë që Papa Françesku ka treguar për popullin shqiptar, Presidenti Meta, e siguroi Atin e Shenjtë për vokacionin e qartë e të pandryshuar evropian të Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe vendosmërinë e tyre për të ecur në rrugën e integrimit evropian.

Presidenti Meta dhe Ati i Shenjtë diskutuan edhe për çështjen e mprehtë të emigracionit, luftën kundër varfërisë, rëndësinë e ruajtjes së ambientit dhe kujdesin ndaj familjes dhe veçanërisht ndaj gruas dhe fëmijëve, në këndvështrimin e ndërtimit të një shoqërie më njerëzore dhe të një bote në paqe.

Ati i Shenjtë dhe Presidenti Meta diskutuan mbi rëndësinë e madhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për të rinjtë me qëllim ndalimin e fenomenit të largimit nga vendi i tyre dhe mbajtjes larg nga veset, droga dhe fenomenet negative sociale.

Evropa po përjeton një dimër demografik,” – u shpreh Papa Françesku, ndaj, vendi juaj duhet të mos vuajë nga ky fenomen, i cili kërkon një përkujdesje, përkushtim dhe vëmendje më të madhe në edukimin, arsimimin dhe krijimin e mundësive më të mira për ta.

Rrallë kam parë”, – tha Papa Françesku. “aq shumë të rinj gjatë vizitës sime në Tiranë sa në asnjë vend tjetër e duhet bërë gjithçka që ata të qëndrojnë në vendin e tyre.”

“Shenjtërimi i Nënë Terezës, si dhe lumturimi i 38 martirëve të Kishës Katolike shqiptare dhe emërimi i At Ernest Troshanit si Kardinal Nderi në Vatikan, na bëjnë krenarë ne shqiptarët dhe na japin më shumë besim e forcë për ta ruajtur e promovuar me vendosmëri e përkushtim evropian të shqiptarëve”, vuri në dukje Presidenti Meta gjatë takimit me Atin e Shenjtë.

Të dy bashkëbiseduesit nënvizuan rëndësinë e jashtëzakonshme që merr në ditët e sotme modeli shqiptar i harmonisë ndërmjet bashkësive të ndryshme fetare, si dhe ranë dakord për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë për promovimin e mëtejshëm të kësaj vlere në mbarë botën.

Presidenti Meta dhe Ati i Shenjtë diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit dhe rëndësinë e jashtëzakonshme që ka bashkëjetesa ndëretnike dhe fetare në dobi të stabilitetit, sigurisë, paqes dhe mirëqenies të popujve tanë për të mos u rikthyer më kurrë në konfliktet e përgjakshme të viteve 90-të.

Gjatë kësaj audience të posaçme të Atit të Shenjtë, Papa Françesku, Presidenti i Republikës, Ilir Meta shoqërohej nga familja e tij.

REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Emigracioni, Papa-Metës: Mos lejoni që Shqipëria të vuajë “dimrin demografik” si Evropa”

  1. Nemezi says:

    Obobo, po aman, ke ka ky presidenti yne keshilltar per keto punet e fese apo marrdheniet me Vatikanin. Lere pastaj ata derdimenet qe hane buje kot ke ambasada jone prane Selise se Shenjte. Po t ia kishin pergatitur nje fjalim te hajrit ketij presidentit tone, se vetem me kardinalin ka bere dy gafa te renda.
    E para nuk quhet Ernest Troshani, por Ernest Simoni. Po ata shtazet as e marrin mundimin te verifikojne saktesine e broçkullave qe shkruajne.
    E dyta, nuk ekziston asnje kardinal nderi ne Vatikan, pasi nuk ekziston figura institucionale e kardinalit te nderit as ne Vatikan e as jashte vatikanit.
    E treta, eshte kardinal dhjak, ne kishet e dhjakonise ne Santa Maria della Skala ne Trastevere dhe jo ne Vatikan.
    E presim ne qe bota te na trajtoje me konsiderate dhe respekt kur nuk bejme aspak kujdes ndaj aspekteve te rendesishne te protokollit me jashte.
    Lere pastaj veshjen e atyre dy sorrave qe e shoqeronin

  2. nord.al says:

    Sa keq me vjen per Atin e Shenjte qe ka te beje me kesi qelbesirash.

  3. ... says:

    Dimër demografik! Dmth të marrim edhe ne emigrante nga afrika?!!!
    Dhe ta bëjmë shqipërinë si anglia franca dhe gjermania dhe suedia te mbushur me felliqesira.
    Nuk dua te ofendohen shqiptaret katolike por ky pape eshte komunist dhe pak trap.

  4. Pellazgos says:

    Papa eshte kryetare shteti apo kryetare i nje grupi te semure qe mendojne se “Zoti” ka fytyre Katolike?
    Nuk flas per krimet e Mesjetes,denimin e Rilindasve Evropiane te djegur padrejtesisht,por si myslimanet qe kujtojne se Kostandinopoli eshte i tyre edhe keta katolike shkuan kudo pas kolonizatoreve si ne Ameriken Latine duke u ndruar identitetin e tyre edhe ne cdo vend te botes.
    Papa eshte C.I.A,Kryetare Shteti dhe vete “Zoti” per ignorantet dhe budallenjte qe mendojne se duke injoruar ligjet e Natyres.
    A nuk jane psiho pathise ata prifterinj qe nuk krijuan familje,te ndjejne bukurine e kesaj jete,por ne emer te kesaj semundje qe quhet Krishterim detyrohen te perdhunojne me mijera femije.
    A ka mundesi qe keta njerez te semure psiqik te ndertojne nje shoqeri te drejte kur edhe Parthenonin e kthyen ne Kishe te Arabeve dhe me pas Xhami.
    E kuptoni se kush na drejton?
    Keta jane kriminele,hipokrite,te semure qe ne emer te lirise dhe besimit propagandojne dhe luftojne ata qe nuk besojne si ata dhe kur vjen puna paraja eshte arma e “Zotit” te tyre.

  5. Roland says:

    Te marte perendia femijet , edhe ate thesin me mut qe ke ne krah ” zonja e pare e arrnautostanit ” …. si dy thas me mut jeni , …..

  6. miri says:

    Ti nuk je Pellazgos por pjelle e Enver Hoxhes. Idiot dhe komunist.

  7. ukujot says:

    Me shume respekt per Atin e Shenjte, por mendoj se nuk duhet ta uli vehten e poziten qe ka per te bisduar me hajdute e kriminele te tipit likja e mona. Turp per te. Me pare se te ulet ne pritje duhet te dije se me ke ka te beje. Kurresesi likja nuk perfaqeson kete vend. Ai mund te perfaqesoje vetem pjesen anti shqiptare te vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *