Gazetari mesazh mësueses së fëmijës së tij: Mos e lëndo, mësoje të japë dhe të marrë dashuri. Të kam besuar dritën e syve të mi

17 Shtator 2018, 13:56Blog TEMA

Nga Denis Dyrnjaja

I/e dashur mësues(e), fëmija im u ul sot për herë te parë ne bankën e shkollës.

Bashkë me të në bankë ishte ulur edhe ndroja e pafajësia.

 Unë i shihja çdo moment në sytë dhe shikimin e përhumbur. Ai sot u ul përballë një puzzle të madh e të panjohur dhe tashmë nisi rrugëtimin për të njohur botën, historinë dhe gjeografinë e saj, do të njohë e mësojë nga erdhëm dhe ku shkojmë. 

Do të mësojë e njohë më shumë çfarë është njeriu, çfarë është vetë ai si qenie dhe çfarë është në gjendje të krijojë forca e tij. 

Do mësojë çfarë është e mira dhe e keqja, lufta dhe paqja. Të lutem mësues(e) e dashur mos e lëndo fëmijën tim edhe nëse ai nuk gjen dot fjalën e duhur apo mendimin e duhur. 

Mësoje atë me kurajë se dështimi nuk është fundi, por është fillimi për t’u ringritur. Mësoje se jeta është plot me beteja si kjo e dështimit dhe ringritjes, e se lëmosha nuk është shpëtim, por zhytje në mjerim. Mësoje fëmijën tim ç’është dashuria.

 Mësoje që të japë dashuri, që të marrë dashuri. Tregoji se sekreti i lumturisë është dija dhe dashuria. Ti do te jesh për të bariu i mirë si në përrallat e vogëlisë, që di gjithçka dhe mund ta mbrosh nga gjithçka.

 Unë e di se fëmija im do të të adhurojë nëse ti edhe në pikën tënde fundore të lodhjes do gjesh buzëqeshjen për t’i thënë se nuk je lodhur dhe se e do shumë edhe pse ai nuk është dot i përkryer. 

E dashur mësues(e) kujdesu, mëkoje dhe mësoje fëmijën tim që të bëhet dikush i vërtet në jetë, se nuk dua te kem nesër në shtëpi një manekin, apo marionetë. Unë të kam besuar ty sot jo thjeshtë një fëmi, por të kam besuar dritën e syve të mi.

33 komente në “Gazetari mesazh mësueses së fëmijës së tij: Mos e lëndo, mësoje të japë dhe të marrë dashuri. Të kam besuar dritën e syve të mi”

    1. turpi i DIMOKRATIA-s eshte se ,ajo na detyron te degjojme e dhe mendimin e budallenjeve.......''[Bernard Show] says:

      cte lexosh,Linkoln i tha : ”mesoj tim bir te doi njerzit dhe te besoi ne Zot….”[madheshtore]
      ndersa ki koqe kandari cfare…!? te doi Erdoganin do te thoshte dikush,se ai na fali…………”air albanistanin”!
      o Zot,keta njethundrake nuk kane limit…………na mbiten te tredhurit!

      1. greece is shit says:

        ti je mbitur ne llumin e tru-shpelarjes se fanarit dhe krimit orthodoks te panSllavizmit primitiv e gjakater te Rusise!!!!!!!!!

      2. deputeti says:

        Likholni paska thene fjale te madhe qe nuk e dinim. E mesuam dhe kete. Po Bushi çfare ka thene, aman? Se Likholmi e paska dorezuar; ne shkolle tek mesuesja dhe ne shtepi tek sherbyesja. Ai vete vetem te leshonte spermen ne zgavren e pafundme. Po pse ju a mori mendjen fare! Femija ka tre shtylla per edukim dhe mesim per te ardhmen e tij: 1 Familjha, shkolla dhe shoqeria. Por çfare ndodh; tani familja eshte kthyer ne bordello, ne shkolle nxenesi ja kerkon mesueses, ndersa shoqeria eshte pjerdhur qe me politiken qe behet ne Shqiperi. Keshtu, Denis, ti dhe ca te tjere: mire beni qe kerkoni nga mesuesit, por ju si prinder çfare jepni, po si shoqeri, gazetaresh çfare shembulli te ndjek femija?. Eshte veshtire te edukosh njerine sot dhe kjo do te vzhdoje deri sa te vleresohet me shume çthurja se rregulli, paraja me shume se dahsuria njerezore humane.

  1. ilir says:

    Mir e ke or gazetar, po keshtu eshte edhe per ju kur per shkak te detyresh u ulni koken qinda femijve duke share apo akuzuar prindrit e tyre, akoma pa marr vendim gjykata. Apo ju e keni kete te drejte. Edukaten femijes ja jep prindi dijen i jep shkoll i dashur. E mban mend mesuesen tende te klases se pare. Babaj jot nuk kishte frike kur te coi ty ne shkoll. Ti pse kaq e imerakosur apo se ke bere aroplan.

  2. moni says:

    Aman ca jane keto plagjiatura se na hapi barkun. I duket gje vetja si Abraham Linkoln ketij?

  3. Spartak VERDHA says:

    Saktë , saktë .
    Shkurt , shkurt .
    Me shpirt , shpirt dhe
    Me zemër , zemër .
    S’ka nevojë për më shumë . Edhe kjo , për aq sa vlen , mirë bën , se keq , jo kurrë .
    Të lumtë .
    Gjërat e mira , të mëdha , thuhen edhe me pak fjalë , dhe , mezi dalin në të rrallë .

    Spartak VERDHA

  4. Aspirantja says:

    Gazetar, Ju lutemi mos perdorni fjale te huaja ne shkrimin tuaj. C’eshte “puzzle” ? Nuk e gjete dote fjalen shqip “Enigme”?
    Dakort e pelqej shkrimin, i kerkon mesueses te jete e dashur me djalin tuaj, por mos harro ti mesosh femijes tuaj Shqip.

    Besoj me kuptoni?!!!!

    1. joel shkodra says:

      Ne fakt edhe fjala “enigme” nuk eshte shqip. Fjala “puzzle”, ashtu siç perdoret sot, jep idene e nje problemi qe zgjidhet hap pas hapi, duke marre shkas nga ndertimi i figurave te medha me pjese te vogla.

    2. deputeti says:

      Po enigme nuk eshte shqip moj aspirante. Aspiro me shume per dashurine per gjuhen! Enigme=e panjohur.

  5. enter"" says:

    Puzzle???????????????????????? Dmth e fute edhe nje fjale anglisht ne hartimin tend?

    Shko ore palaço

    1. ALBAN DEGA says:

      MESONI SHQIP EDHE JU ASPIRANTE DHE TI ENTER” JO PALACO POR I PAFYTYRE, QESHARAK…

      Fjalen puzzle ne Anglisht, ju Aspirante e perktheni ne shqip me nje fjale tjeter ne shume gjuhe te huaja Enigma … !? .
      Fjala puzzle perkthehet ne shqip e panjohur, e paditur, gje a gjeze …
      Ndaj para se te jepni medime te gjuhes shqipe medoni shqip ju lutem mesoni te flus I dhe te dhkruani shqip se perndryshe beheni qesharake te dy…
      Shqipja eshte shume me pasur se sa padija juaj perrallore !
      Ndaj mesoni shqip, sidomos ti sharamani Enter””!
      Je bere jo vetem qesharak por edhe trap fare!
      Shkrimi juaj Denis eshte nje mesim per cdo mesues shqiptar !
      Me shume se shkrim zemre e shpirti prinderor eshte nje kushtrim mendjendritur per krejt shkollimin dhe shoqerine Shqiptare qe po percudnohet, po tjetersohet, po del nga shinat ( degjenerohet ose degradohet do te thoshin ata qe nuk dine shqip) dita dites me shume !

  6. Aksi says:

    Te drejte ke mor vlla, por para se ta dergosh femijen te mesuesja, mesoje ate se nuk eshte as princ e as princeshe, as me i bukuri, as me e mencura, as me lart se shoket e shoqet e tjere. Prinderimi i sotem eshte i tmerrshem, rriten femijet me idene se rrjedhin nga ndonje familje mbreterore… Lehtesojani punen dhe edukatoreve duke prinderuar ju sic duhet.

  7. Aaa says:

    Mos kerkoni vetem nga te tjeret. Sot femijet po vuajne per prinder. Keni harruar te beni detyren. Na hapet barkun me keto sentimentalizma te kote. Shikoni te rinjte sot ju duket se e ka fajin shkolla??? Ju i dergoni ne shkolle te pa edukuar jo sistematike pa i mesuar se si jetohet ne komunitet… Po prodhoni ca tangerlliksa dhe vetem kaq.

  8. Lizga says:

    Rrenqethse e goditur dhe kuptimplote mesazhi I juaj per mesuesit….Komplimente nga nje mesuese tashme ne pension. BRAVO….

  9. Xhixhi says:

    C’far moshe eshte mesuesja, jo per ndonj gje po , , , ti shkruaja edhe un 1 leter.

  10. Ylli says:

    Sipas teje, o Denis, po nuk mesoi femija yt, fajin do ta kete mesuesi!
    Kjo eshte edukata qe ne veze qe i jep femijes!
    Kjo eshte nje fyerje per mesuesit, te cilet duhet te punojne qe te mesoje femija e Denisit.
    TURP per kete mentalitet!

  11. Kaonia says:

    Ti te drejte ke po profesioni jote si gazetar duhet fokusuar te femijet e te gjitheve te ata qe skane rroba ,buke e qe jane braktisur nga prindrit.Ju ti keni e tu rrojne femijet po kur dilni e beni keto dengla ne televizioni sikur vetem ju keni femije ma shpifni .Njerez normale jeni dhe ju si te gjithe ,pse na e shisni veten sikur jeni me gjak blu.

  12. tironsi says:

    na hapi barkun ca patetiku
    po te kete dale femija damlla sic je ti o qeros kush e ka fajin, mesuesja?

    ik o rrot kari se ai rruhet njeriu as per ty, as pper femijen tend e as per patetizmat e tua. kar me nyje

  13. Qytetar says:

    Mesuesi duhet te jete modelli i frymezimit ,emeri i pervecem ne memorjen e nxenesi,ku dashuria dhe profesionalizmi te jene treguesit ndricues te tij !
    Me te drejt cdo prind i kerkon ato,te qenurit mesues i ketyre dimensioneve,kerkon se pari dashuri ndaj profesionit.
    Te vjen keq kur keto nuk i gjen !
    Nje urim kopy past u fut ne E-mail Tim,me rastin e fillimit te vitit shkollor,me uronte per sukseset,si dhe per detyrat qe do realizoja, por prisja urimin e daljes ne pension nga Ministri !!!
    Ky eshte niveli i shoqerise sone,te qeshesh kur eshte per te qare……!

  14. LORA says:

    Keqardhje per femijen,,,,i ati ia paska transferuar mesuesit shume prej detyrimeve baze te edukimit te tij.
    Deri me sot nuk kam lexuar nje gje te qene prej ketij Dyrnjase.

  15. katani says:

    pae duhet tna rruhet kari per fmin e ktij qorrit?
    as na rruhet hic. ftyre e shemtut

  16. E .D says:

    KUR te dhemb zoti gazetar e kerkon edukimin ne perfeksion , por ate msuse te pa edukuar e ke ber ti me punen tende dhe mediat vizive qe beni moral nga mengjesi ne dark diten me genjeshtra dhe naten me filma porno e me filma me drogmen e kriminel te tv , keni 25 vjet qe punoni per degjenerimin dhe shkaterrimin e njeriut , te ter ne byth e keni se çfar keni ber ne det do ta gjeni ne pjat , erdhi koha , driten e syve te tu e ka mar ai brez msusish qe ke shperfytyru nga morali ti me koleget e tu ne kte vend , ne kte bot çfar mbell do korresh legen , ja shkerdhyet nenen shoqeris shqiptare e degjeneruat e shperbet e shperfytyrut dhe tani kerkoni njerez me edukat perfekte per fmit tuaj , jo ata do jen msusit dhe fmis tend do i perciellin çfar i ke perciell ti asaj msuses kto vite demokracie. nuk keni menduar per te ardhmen e fmive tuaj ,se po te kishit menduar ju gazetaret politikanet dhe anal istet shoqeria shqiptare do ishte shum me korrekte dhe e edukuar, edhe sot ti do kishe besim tek msusja fmis tend.

  17. TNT says:

    Pyet nje here sa e ka rrogen mesuesi pastaj frymezohu… Ose coje te shkollat private dhe kerko cfare te duash

  18. Roberto says:

    Ky Denisi duket djale i zoti por qe tani ka filluar ti ngrihen puplat si ata gjelat e detit te vitit te ri kur fillojne e zihen me njeri-tjetrin.Jam shume dakort me keto fjale qe thote por ku ishte ky Denisi kaq e kaq vite??? Nuk e ka pare Denisi dhe shoket e tij pioner qe shkolla u katandis keq e me keq kyr hyri demokracia e zeze ne Shqiperi??? Mos do thote ndonjeri qe nuk eshte keshtu??? Po hyri pislleku ne te gjitha vendet si cerdhe,kopeshte,shkolla,universitete,spitale,pune shteti dhe privati etj etj sepse u be deti kos dhe u cliruan zagaret nga zinxhiret e monizmit.C’thurrja ka mbi 20 vjet qe ka hyre ne te gjithe shoqerine tone dhe tani duhet te dale nje ENVER tjeter qe te fute ne brazde te gjithe kete katraure qe ndodh me moshat e vogla te cilet qe tani rriten me idene se po nuk dhe gje nuk behesh askushi.Po mire djali i Denisit do behet se ka babin goxha analist te shkathet ku tallet me te rinjte e tjere qe dalin neper Tv ku c’faqin mendimin e tyre dhe Denisi i kujton kenget e asaj kohe me ironi??? Ajo kohe te ka bere njeri kaq sa je o Denis DUNJAJA.Te ishe rritur me mendjen dhe bemat e demokracise se zeze shqiptare kushedi se nga do kishe perfunduar. Nuk e di nese jam gabim por ndoshta ti ke qene femije dhe s’ke nga ta dish.Pyet prindrit e tu se ata ta tregojne rregullin dhe disiplinen qe nga cerdhja,kopeshti,shkolla etj etj.Andej kane dale te gjithe ata qe te ftojne ty neper studio televizive bashke me shume te tjere qe hidhni vrrer per sistemin e kaluar dhe erresoni c’do gje te mire qe edhe po mos duash ti jo vetem ne nuk e c’vleresojme por askush nuk mund ta c’veresoje dot.

    1. valer says:

      Na mbyten nostalgjiket e monizmit! Pfff…

  19. Malua says:

    Çtë keqe ka, se Denisi mendon njëlloj si LINKOLNI?
    S’do të thotë se ai ka kopjuar letrën e LINKOLNIT , që ja drejtonte mësuesit të djalit, i cili filloi klasën e parë.?!??

  20. ALBAN DEGA says:

    NDERIM PER TE GJITHE MESUESIT E MI TE SHQIPES !

    Se pari per ate te klases se pare xhaxhain tim Brah Degen ! Hyra ne klase te pare si degjues sepse ne 1962 nuk lejohej fillimi i shkolles ne moshen 6 vjec
    Dola i pari i klases por nuk donte te kaloja ne te dyten sepse donte edhe me shume nga une.
    Nderhyri Drejtori i shkolles “Valbona” dhe vendosi te kaloja nje shkalle me lart !
    Se dyti Ibrahim Gegen qe me la ne klasen e dyte… 8 ta per ty eshte moskalim klase, me tha.
    Se treti Teuta Lohjan Rrustemin nga Shkoderlocja nuse ne Tropoje qe ishte shume e rrepte, shume kerkuese, shtyse per me shume, me mire, me lart ne Gjuhen Shqipe dhe Lexim… Faleminderit mesuese Teuta !
    Se katerti, Uke Haxhine ne klasen e tete ne Shkollen “Asim Vokshi “ ne Bajram Curri ! Kerkese, i rrepte por shume i drejte ne vleresimin e nxenesve te tij !
    Se pesti, Fran Bushgjoken mesuesin e talentuar e teper te rrepte e shume kerkues te Letersise shqipe ne Shkollen e Mesme, ku cuditerisht dhe cmendurisht nuk mesohej gjuha shqipe, por gjuha ruse dhe vetem dy vitet e fundit te tij 1972-1974 gjuha angleze me Adriana Aliajn, bije Tirane e nuse tropojane, e jashtezakonshme me ate theksin e saj 24 karat amerikan qe me beri te dashurohesha me gjuhen e se ardhmes, sic me thoshte kryemesuesi babai im mendjendritur Ram Dega !
    Se gjashti, mesuesin e jashtezakonshem te Kimise Fahri Docin qe bashke me kolegun e tij nga fshati im i lindjes Rrustem Cokajn me bene te dashuroja Kimine aq sa e zgjidha ate si degen e pare dhe te vetme per studimet e mia te larta !
    “ Ukun e Kimise” , e quajti ne disalektin troopojan, Profesor Doktor Minella Karajani i famshem ne syte e rreth 120 studenteve te Kimise Industriale kur per tri minuta zgjidha nje problem te veshtire qe nuk i doli per zot asnjeri prej bashkestudenteve nga 27 rrethe te Shqiperise ne shtatorin e vitit 1974 para se te ikja per studime te larta ne Pekin duke e lene ne fillimin e saj
    Nderim per te gjithe mesuesit e mi + ne pese kontinente!
    Faleminderit Komisare te Drites se Diturise qe para do te na shpjere !

  21. Alban Dega says:

    Se pari per meshesin tim te klases se pare , xhaxhain tim Brah Dega. Fillova si degjyes pasi isha vetem 6 vjec dhe mosha e fillimit te shkolles ishte 7 vjec. Drejtori i shkolles “Valbona” Haki Zllami dhe vendosi te kaloja nje shkalle me lart pasi ne provimin e Seksionit te Aresimit per klasen e pare dola i pari !
    Se dyti Ibrahim Gegen qe me la ne klasen e dyte… 8 ta per ty eshte moskalim klase, me tha.
    Se treti Teuta Lohjan Rrustemin nga Shkoderlocja nuse ne Tropoje qe ishte shume e rrepte, shume kerkuese, shtyse per me shume, me mire, me lart ne Gjuhen Shqipe dhe Lexim… Faleminderit mesuese Teuta !
    Se katerti, Uke Haxhine ne klasen e tete ne Shkollen “Asim Vokshi “ ne Bajram Curri ! Kerkese, i rrepte por shume i drejte ne vleresimin e nxenesve te tij !
    Se pesti, Fran Bushgjoken mesuesin e talentuar e teper te rrepte e shume kerkues te Letersise shqipe ne Shkollen e Mesme, ku cuditerisht dhe cmendurisht nuk mesohej gjuha shqipe, por gjuha ruse dhe vetem dy vitet e fundit te tij 1972-1974 gjuha angleze me Adriana Aliajn, bije Tirane e nuse tropojane, e jashtezakonshme me ate theksin e saj 24 karat amerikan qe me beri te dashurohesha me gjuhen e se ardhmes, sic me thoshte kryemesuesi babai im mendjendritur Ram Dega !
    Se gjashti, mesuesin e jashtezakonshem te Kimise Fahri Docin qe bashke me kolegun e tij nga fshati im i lindjes Rrustem Cokajn me bene te dashuroja Kimine aq sa e zgjidha ate si degen e pare dhe te vetme per studimet e mia te larta !
    “ Ukun e Kimise” , e quajti ne disalektin troopojan, Profesor Doktor Minella Karajani i famshem ne syte e rreth 120 studenteve te Kimise Industriale kur per tri minuta zgjidha nje problem te veshtire qe nuk i doli per zot asnjeri prej bashkestudenteve nga 27 rrethe te Shqiperise ne shtatorin e vitit 1974 para se te ikja per studime te larta ne Pekin duke e lene ne fillimin e saj
    Nderim per te gjithe mesuesit e mi + ne pese kontinente!
    Faleminderit Komisare te Drites se Diturise qe para do te na shpjere !

    1. perivolo says:

      Me duket se gabon,kane qene 26 rrethe,jo 27.
      Mesuesi nuk ka qene aq i rrepte sa duhej…

  22. Toni says:

    Z.Alban Dega..per nga mosha me takon t’ju them xhaxhi Alban.I kam lexuar komentet tuaja dhe me then te drejten percojn informacion, toleranc dhe deshire per te dhene e marr dashuri mes shqiptaeresh..ju uroj qe shkruani kaq shume e kisha deshire ta pija nje kafe..Ju uroj shendet e pasion te pashuar..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje