Gjakmarrja e ka ngujuar, 6-vjeçarja lutet: Më lini të shkoj në shkollë

17 Shtator 2018, 20:45Sociale TEMA

“Fiks Fare” solli mbrëmjen e së hënës historinë e një vajze të vogël, Elvanës 6-vjeçare, të cilën gjakësi e ka detyruar të nisë shkollën disa fshatra larg familjes së saj, te gjyshërit.

Elvana 6-vjeçare, nga fshati Pjollë i Malësisë së Madhe, është e detyruar ta ndjekë shkollën te daja, pasi familja e saj prej 15 vitesh është në gjak. Edhe pse është femër, sërish prindërit janë të frikësuar. Gjakmarrja, sipas tyre nuk i kursen më as femrat.

Historia e ngujimi të familjes së Elvanës fillon 15 vite më parë, kur gjyshi dhe gjyshja e saj u vranë nga një bashkëfshatar. Më pas, halla e saj vrau vëllain e gjakësit. Gjykata dënoi si bashkëfajtor në këtë krim edhe babain e Elvanës, i cili është në kërkim edhe sot e kësaj dite.

Frika e gjakësit e detyron familjen të dërgojë vajzën e tyre 6-vjeçare disa fshatra larg për t’u shkolluar. Sot, Elvana është ulur në bankën e shkollës për herë të parë. Në çantë kishte dy fletoret që ia ka blerë mamaja, mbante veshur një pale xhinse të reja dhe një palë atlete të grisura që ia kanë falur.

Mes lotësh, ajo tregon se ka shumë frikë të kthehet në fshatin e saj dhe se dëshiron të shkollohet. Qan me ngashërim dhe tregon se e ka marrë malli për prindërit dhe motrat, por në shtëpinë e saj nuk mund të kthehet.

Gjyshja e Elvanës thotë se familja e saj ka probleme me gjakmarrjen, “ndaj jemi detyruar ta marrim këtu, edhe pse kemi frikë edhe ne”. Ajo shton se gjendja ekonomike e familjes së Elvanës është e rëndë. Gjyshja shton se e bija ka frikë për vajzat.

10 komente në “Gjakmarrja e ka ngujuar, 6-vjeçarja lutet: Më lini të shkoj në shkollë”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    TMERR edhe pse ne 2018!
    kjo, kur corapekuqi nderron atletet dhe citjanet si i do qefi,madje nuk harron pa ftuar gyzelet per nje xhiro m’Stamboll me ”air albanistan……………..!

  2. Xhin Prel Dod Mark Preng Maloku says:

    jo xhan i xhaxhit nuk duhet te shkosh ne shkolle se atje te mesojne dialektin e atyre poshte
    rri ne shtepi me lopen dhine edhe shiko nga dritarja ariun edhe ujkun
    se kur te dergoje nje dore pare ndonje i races tende qe shet droge neper bote do te ta blejne diplomen e 9 vjecares, gjimnazit edhe masterin e henri cilit qe te fillosh juriste gjekundi neper ministri

    1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      Koment i shkruar nga nje percares.

  3. genti says:

    o politikane shqiptare o ju q ato motrat e robt….pse sbeni gje per kta familje……qa behet kshu..
    nuk behet kurr ai vend me kto politikane te degjeneruar

  4. Lani says:

    Po edhe femijet mor ju hangert mortja edhe femijet i ngujoni ..o ju dhjefsha pushken o njerz te poshter e pa ZOT

  5. Nik says:

    Ca behet keshtu? Ku iku degjeneru populli Shqiptar keshtu? As ligji qe jo e jo po as Kaunet e Lek Dukagjinit e te Skenderbeut lejojne gjakmarrje ne femi e gra. Ca u be Shqiperia si Meksika e El Salvadori me keta kriminele sheshit.

    Mos i veni fajin kanunit po veji fajin Saliut, Rames dhe Likes. Pse nuk denohen per kercenim jete keta idiote qe detyrojne femije te ngujohen

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Qeverri, po degjon?!?!

  7. mirel says:

    Ti jap8 mesim Ilir Seci qe ankohet per shkollat e Enverit
    Pushte te tille e sollen shkaterrimin.
    Njerezit kane humbur llogjiken dhe horrat bejne qef

  8. Juli says:

    Ore Shqiptarë .
    Se ka fajin qeveria por ju si njerëz të prapambetur. Akoma më kanune!!!!!!!!!!!!!!!
    ZGJOHUNI . HAPNI SYTË JEMI NË 2018.

  9. Toni says:

    Ore vazhdoni shani Enverin….shkollat qe hapi…gjakmarjen qe hoqi…shajeniiiii sa te mundni…sot ke frik te lesh femijen vetem…ahhhh…qe nuk zute mend….ashtu vofshi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje