Tarifa të reja importi nga SHBA, Kina: Nuk do të rrimë duarkryq

Përshkallëzimi i tensioneve në raportet tregtare mes SHBA-ve dhe Kinës, që mund të çojë në vendosjen e tarifave të reja mbi importet nga Pekini, ka ndikuar negativisht në të gjitha bursat europiane.

Ndërkohë, në Kinë nuk do të rrinë duarkryq në rast të një vendimi të tillë.

Në një editorial të publikuar në “Global Times”, degë e Të Përditshmes së Popullit, organ i Partisë Komuniste, thuhet se Kina do të marrë kundërmasat më praktike”.

“Kina nuk do të mbetet passive ndaj manovrave të SHBA-ve dhe as do t’i lejojë asnjë superfuqie të arrijë qëllimet e saj me mjete të tilla. Tani nuk është momenti kur një vend mund të arrijë hegjemoninë përmes shtrëngesave”, thuhet në editorial.

Mesazhi i fortë i tabloidit influent në Pekin vjen pak orë pasi në media u raportuan detaje të negociatave mes Kinës dhe SHBA-ve.

Sipas funksionarëve kinezë, që kanë folur për WSJ, qeveria kineze mund të vendosë të mos pranojë ofertën e fundit të hedhur në tryezë nga Sekretari i Thesarit i Uashingtonit, Steve Mnuchin, për të cilën javën e kaluar Pekini kishte shprehur vlerësim.

Një prej zyrtarëve kinezë i kanë thënë Wall Street Journal se Kina nuk pranon të shkojë në negociata me “pistoletë në kokë”. (TemA TV)

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *