Kristiano Ronaldo, njeriu ku Juventusi shpreson të fitojë Ligën e Kampionëve që mungon nga viti 1996

18 Shtator 2018, 17:42Sport TEMA

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka kryer senacën e stërvitore për ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve si lojtar i skuadrës së Juventusit .

Klubi kampion i Serisë A, do të startojë aventurën e tyre në Ligën e Kampionëve me një transfertë në Valencia të mërkurën, ndërsa takimi tjetër i Grupit H do të jetë mes Manchester United të Jose Mourinho’s dhe skuadrës zviceriane Young Boys.

Ronaldo, i cili u transferua tek Juventusi në këtë merkato vere nga Reali i Madridit për shumën e 100 milionë eurove shihet si njeriu kryesor që mund të rikthehjë tek “Zonja e Vjetër” titullin e Ligës së Kampionëve që mungon nga viti 1996.

Klubi i Juventusit shpreson se ka fuqinë e nevojshme për të kërkuar trofeun pasi dy finaleve të humbura në 2015 dhe 2017.

Dhe me afrimin e sulmuesit portugez tek klubi bardhezi janë rritur ndjeshëm shanset që ekipi i tyre të fitojë këtë trofe që u mungon.

Në ndeshjen e fundit në Serinë A, Ronaldo arriti që të zhbllokohej duke shënuar një dopietë që ishte e parë për të në këtë sezon.

Bardhezinjtë e drejtuar nga Massimiliano Allegri do të luajnë nesër kundër Valencias në orën 21:00. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje