Libri i aktores së pornos: Nga seksi me Trump, te telefonata me Hillary Clinton

18 Shtator 2018, 17:36Lifestyle TEMA

Ndërsa Donald Trump ecte drejt ngjitjes në postin më të lartë në SHBA, aktorja e pornos, Stormy Daniels, filloi ta ndiente veten të rrezikuar.

Stephanie Clifford, e njohur me emrin e “artit” si Stormy Daniels, ka shkruar një libër në të cilin përshkruan lidhjen që pretendon se ka pasur me Donald Trump, në vitin 2006.

Në një kopje të “Full Disclosure” që ka siguruar “The Guardian”, Daniels rrëfen sesi njerëzit që e dinin marrëdhënien e tyre të fshehtë nisën ta merrnin në telefon, kur Trump fitoi zgjedhjet primare, që do ta çonin drejt kandidimit për president.

“Nuk mund të ndodhë kurrë. Ai as nuk do vetë që të bëhet president”, ka qenë reagimi i saj i parë.

Daniels thotë në libër sesi nënshkroi një marrëveshje me vlerë 130 mijë dollarë për të heshtur, menjëherë pasi Trump u zgjodh president.

Në libër, detajet intime nuk mungojnë. Daniels rrëfen sesi disa vite pas marrëdhënies me Trump, kur e pa në televizor mendoi me përçmim: “Vërtet kam bërë seks me këtë?”.

“Mund të ketë qenë marrëdhënia seksuale më pak mbresëlënëse që unë kam pasur, por sigurisht ai nuk ka të njëjtin mendim”, shprehet ajo në libër, ku nuk mungojnë edhe komentet për përmasat.

Një tjetër detaj që Daniels përmendet në libër është një telefonatë, që sipas saj, Trump pa pasur me Hillary Clinton, kur kjo e fundit garonte me Barack Obamën për kandidaturën presidenciale të demokratëve.

Daniels thotë në libër se Clinton i telefonoi Trump-it, ndërsa po rrinin bashkë në një dhomë hoteli.

“Për të më çuditur akoma më shumë, Hillary Clinton e mori në telefon. Ata bënë një bisedë për garën, duke përmendur shpesh shprehjen “plani ynë””, rrëfen aktorja në libër.

Daniels e përshkruan veten që në fëmijëri, si një vajzë me emrin Stephanie Clifford që rritet në Baton Rouge, Luiziana, në varfëri, e lënë pasdore dhe e abuzuar nga një burrë në moshë të mesme, kur ishte vetëm 9 vjeçe.  (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje