Robert Ndrenika mesazh Veliajt: I bindur se ashtu si shkolla “Kosova”, edhe teatri i ri do ndërtohet më i mirë

18 Shtator 2018, 09:29Sociale TEMA

Rikthimi i shkollës simbol të kryeqytetit, nga e cila kanë dalë shumë talente dhe figura të rëndësishme të jetës  publike në vendin tonë, ka surprizuar dhe emocionuar edhe ikonën e teatrit dhe të kinematografisë shqiptare, aktorin Robert Ndenika.

Përmes një mesazhi drejtuar kryebashkiakut Veliaj, “Artisti i Popullit”, Robert Ndrenika përgëzon kryebashkiakun Veliaj për suksesin e arritur në ndërtimin e shkollave të Tiranës, veçanërisht shkollën “Kosova”.

Ai shpreh bindjen e plotë se sikurse shkolla “Kosova” është ndërtuar model, edhe teatri i ri kombëtar do të ndërtohet më i mirë.

“Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, zotit Erion Veliaj. Ju përgëzoj për suksesin e arritur në ndërtimin e shkollave të Tiranës, veçanërisht shkollën “KOSOVA”.

Duke përdorur shprehjen e një mikut tim që thotë “Krahasimi është pjesë e jetës” shpreh bindjen e plotë se Teatri Kombëtar do të ndërtohet edhe më i mirë (me oborrin pa kulla).

Edhe njëherë sukses në vazhdimësi! Robert Ndrenika (aktor teatri në pension)”, shkruan Ndrenika.(TemA)

11 komente në “Robert Ndrenika mesazh Veliajt: I bindur se ashtu si shkolla “Kosova”, edhe teatri i ri do ndërtohet më i mirë”

  1. @ says:

    Nese Ndrenika pret vertet nga Veliaj, qe te ndertoje teatrin e ri (pa kulla ne oborr), atehere ose ka rrjedhur edhe ai, ose eshte pjese e lojes dhe mashtrimit kryeministror (me ligjin Fusha&Rama shpk).

  2. Kalec Dega says:

    Po ku pyet fshatari se edhe ato pak ndertesa te vjetra, te rrenuara apo komuniste i perkasin historise dhe duhet te ruhen me ligj dhe jo te prishen se do te fitoje 20% Lali Eri me bosin e tij apo gjoja per me te bukur, ne nje kohe qe as teter ska ne Shqiperi as estrade as Pallate Kulture apo kinema…e kush po pyet per hekurudha e autobuza elektrik?

    1. klodi says:

      Duhej vetem pak qetesi qe cdo aktor ashtu si Ndrenika te kuptonte qe Tirana ka nevoje per kulture, per nje teater te ri e per godina moderne.
      Kta palacot qe vazhdojne akoma bejne moral do jene te paret qe do mirepresin teatrin e ri, thjesht si gjithmone duan te bejne pak show ne fillim. Mos harroni cbene edhe per parkun tek Liqeni…

    2. Bureto says:

      Të gjitha janë, bile më shumë, por nuk duhet të jenë domosdoshmërisht shtetërore. Sot jemi tjetër sistem dhe për to vendos tregu. Në këtë kuadër, Shteti duhet të mbrojë vlerat, traditën kombëtare etj si këto, konform Kushtetutës dhe ligjeve. Por iku ajo kohë që e bënte çdo gjë shteti, sepse në fund të fundit dhe çdo gjë ishte në dorë të tij! Ndaj dhe në mënyrën e tij e ndriti dhe populli mu për këtë, në shumicë, e refuzoi për të mos thënë e urreu

  3. donald says:

    Epo heret e a vone te gjithe dalin pro punes dhe jo llafeve te pazarit

  4. Kida says:

    Mire e ke thene o Bert, po shtazet si Noka dhe Basha nuk te lene te besh perpara.

  5. olta says:

    As nuk e vija ne dyshim qe nje aktor i madh si Ndrenika do mbante anen e atyre palo aktoreve. Nje njeri me 2 pare mend ne koke vlereson te bukuren dhe te ardhmen e qytetit ne vend te interesave te ngushte partiak.

  6. Genc says:

    Bravo i madhi Robert Ndrenika, bravo profesorit te heshtur te teatrit tone. Meriton me shume se cdo njeri ta prekesh ate teater te ri !

  7. xhemal says:

    ne te mires duhet ti themi e mire.te keqes e keq e.shkolla eshte shume e bukur e keshtu te behen tere shkollat ne shqiperi.hamendesimet nuk te cojne asgjekundi as akuzat e shpifjet pa baze le te jemi realiste e besimplote ne te nesermen .e te perballemi me ide jo me sharje .ofendime se keto mbjellin percarje e urrejtje.cdo gje e mire qe i sherben nje komuniteti te tjerr le te na
    gezoje

    1. naimi says:

      i dashur Xhemal edhe e mira kur eshte nen minimumin e asj qe te takon, nuk eshte e mire, por kothere..

  8. naimi says:

    edhe “Lali” eshte habitur se cfare tifozi qenka aktori i madh. Nuk e di me apo pa leke qenka bere fans i Bashkise dhe i grupit te shtetit fejsbukist, qe vetem flet. Ben nje park dhe jep pesedhjete leje ndertimi dhe ta shet si arritje. Ben nje shkolle nga 20 qe duhet te beje dhe taben sikur eshte shkolla e pare. mire ja ben, bile edhe teatrin mos t’ja beje se keshtu e dashkan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje