Censusi në 2020, anketimi do të bëhet online

19 Shtator 2018, 20:22Sociale TEMA

Në 2020 do të zhvillohet censusi i radhës në Shqipëri, ndërkohë INSTAT ka nisur punën që tani për të hartuar pyetësorin.

Në një intervistë për televizionin TemA, përgjegjësja e Statistikave te popullsisë në INSTAT, Majlinda Nesturi, u shpreh se pyetësori do të ndahet në dy kapituj, në çështje thelbësore dhe jo thelbësore.

Risia e këtij censusi është se ndryshe nga ai i vitit 2011 kur anketimet bëheshin me fletë të printuara, në 2020-tën do të bëhen online me tablet.

Sipas Nesturit, kjo do të bëjë që nga 12 mijë anketues që u punësuan në 2011, në 2020-tën do të punësohen 6 mijë.

Gjithashtu këtë herë do të zgjatet koha nga 4 javë në 6 javë.

Në rast se anketuesit nuk i gjejnë në vendbanimet e tyre qytetarët, ata janë të detyruar të shkojnë tre herë brenda këtyre 6 javëve për të plotësuar pyetësorin.

Për të realizuar censusin, edhe pse numri i anketuesve do të përgjysmohet nga 12 mijë në 6 mijë, fondi i parashikuar është i përafërt me atë të censusit të 2011, rreth 15 milionë euro.

1 komente në “Censusi në 2020, anketimi do të bëhet online”

  1. degelisi says:

    Census ne gjuhen shqipe Regjistrimi i popullsis dhe pasuris
    Pse duhet te perdorni fjale te huaja kur shkrani apo flisni shqip?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje