Koalicioni Basha-Idrizi, acarohet opozita greke: Zhvillim i pakëndshëm, helmon marrëdhëniet mes Greqisë dhe Europës

19 Shtator 2018, 18:51Politika TEMA

Nuk eshte pritur mire nga politika greke rikthimi i Shpetim Idrizit ne gjirin e partive te opozites ne Shqiperi.

Opozita në Greqi ka reaguar pas arritjes së koalicionit mes Partisë Demokratike dhe Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet në Shqipëri.

Përmes një deklarate për media, Shefi i sektorit të punëve të jashtme George Kumutsakos, i partisë Nea Demokracia tha se bashkëpunimi i dukshëm mes “Partisë së çamëve” dhe PD-së rrezikon të helmojë marrëdhëniet mes dy shteteve.

“Informacionet që Partia Demokratike ka vendosur të bashkëpunojë me partinë e ashtuquajtur të çamëve, është një zhvillim i pakëndshëm. Vendimi kërcënon, për shkak të një problemi inekzistent, të helmojë marrëdhëniet mes Greqisë dhe Europës”, thotë ai.

Kumutsakos ka vijuar ne deklaraten e tij duke thene se “ajo palë që ka shkaktuar këtë zhvillim mban edhe përgjegjësinë. Për ne qëndrimi është i qartë; çështja çame nuk ekziston”. 

6 komente në “Koalicioni Basha-Idrizi, acarohet opozita greke: Zhvillim i pakëndshëm, helmon marrëdhëniet mes Greqisë dhe Europës”

  1. undefined says:

    Hahahahaha a thua se pa Idrizin nuk jane te helmuara keto “marrdhenie ” more plere turke nga Ponti

    1. toni says:

      C’pune kane politikanet grek se c’aleanca bejne partite shqiptare!?

  2. Flm says:

    Do te doja te beja nje pyetje tek Shqipetaret me llogjik …. nqs Agimi i Arte do te bashkpunonte me partin e Mazhorances ose me partin me te madhe Opozitare Greke, a nuk do na shqetesonte si Shqipetar ???
    ####
    PDIU eshte dicka me keq se Agimi i Arte, thjesht ne si popull jemi te gjithe te zhytur ne llumin dhe perallat e nje Nacionalizmi te shterpe dhe nuk e shofim qarte ndryshimin.
    ####
    1- PDIU eshte ajo parti qe ka investuar qe ne themelimin e saje 100% ne armiqesin me gjithcka Helene.
    2- Eshte ajo parti qe si emblem te saje ka “Shqiperin Shoviniste”, me Kerkyren dhe gjithe Greqin veriore brenda kufirit Shqipetar.
    3- Eshte ajo parti qe bashkpunon ngusht dhe thith financime nga Turqia per armiqesimin e helmimin e mardhenieve Heleno-Shqiptare.
    4- Eshte ajo parti qe minoritetin Grek te Shqiperis e shikon si armikun e saje, qe krijon percarje dhe Helino-fobi.
    ####
    Kjo parti e rangut te 8% eshte shume me e rezikshme per mardheniet Greqi – Shqiperi, se sa Agimit te Arte te rangut 3%.

    1. toni says:

      Ah sa do te doja qe PDIU-ja te ishte nje parti nacionaliste si permendet me siper, per fat te keq ajo eshte nje parti e korruptuar dhe e kontrolluar nga agjentura te huaja per te cuar bosh perpjekjet e komunitetit cam ne kerkimin e te drejtave te tyre. Reagimin “shqetesus” nga e djathta greke ne fakt eshte ndihme qe i ofrohet forcim te kesaj partie nga greqia.

  3. Zhaku i pamposhtur says:

    Ceshtjen Came e keni bere pershesh me agjentet tuaj ne pdiu, dhe me ate qe ju keni krijuar vete me agjenturen tuaj, te ashtu-quajturen UCC.

  4. Toni says:

    Juve nuk ju interesojne mardhenie te mira. Se vetem me mardhenje te tensjonuara direkt apo indirekt nga ju, ju sherben interesave kolonjaliste dhe shoviniste Greke dhe me gjere……………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje